Pershëndetje miq të gazetës Intervista!

Po shkruaj dhe unë për dicka që më shqetësonë shumë.

Jam një djalë 28 vjec. Shqetësimi im lidhet me motrën time e cila është 4 vjet më e vogël se unë. Pra është 24 vjece. Për fatin tonë të mirë babai jonë është marrë me tregëti këtu e 20 vjet para dhe ne nuk kemi njohur ndonjëherë vështërsi ekonomike. Përkundrazi, na janë plotësuar disa dëshira që ndoshta bashkë moshatarëve tanë nuk u plotësohen, madje u konsiderohen teka të tepruara. Prindërit tanë kanë investuar tek ne shumë në drejtim të arsimit. Na kanë cuar në shkolla jashtë vëndit dhe nuk kanë lënë vit që nuk na kanë cuar në kurse verore, në vënde të ndryshmë. Me pak fjalë jemi rritur me gjithë të mirat nuk na ka munguar asnnjëherë asgjë, por dhe në të njëjtën kohë kemi marrë dhe një kulturë paksa të ndryshme nga pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve tanë në Shqipëri. Mami më thotë shpesh që njerëzit këtu janë të djallëzuar dhe shohin interesat e tyre në rrallë të parë për cdo gjë. Cdo ditë i vërtetoj fjalët e saj. Unë e kaloj pjesën më të madhe të kohës në Itali këtu vijë vetëm për pushime verore. Pak a shumë të njëjtën gjë bën edhe motra ime vetëm se kohët e fundit ka ndryshuar shumë. Shkak është bërë një djalë. Në fillim mendoja se lidhja e tyre do të ishte vetëm një aventurë verore dhe secili pastaj do të shikonte jetëne  tij. Më dukej gjë normale kjo gjë, duke qënë se të dy ishim shumë të rinjë për të marrë vendime të rëndësishme. Por ky djalë ndikoj në një mënyrë jo të pëlqyeshme në jetën e motrës time. Kur u kthyem në Itali ajo e kishte mëndjen tek ai djalë dhe mezi priste që ne të ktheheshim në Shqipëri. Sajoj lloj- lloj sebepesh që të vinte sa më shpesh.Kjo kishte disa të këqija. E para, sepse anashkalonte dhe pse kjo ishte shkolla e dyte që po vazhdonte,dhe e dyta sepse shpërdoronte paratë e prindërve. Sa më shpesh takohej me këtë djalë aq më shumë i mëshonte idesë që donte të kthehej në Shqipëri.  Ndërkohë sipas palneve të prindërve ajo pasi të mbaronte shkollën do të shkonte në Gjermani. Kishin investuar gjithë jetën që ajo të bëhej e zonja dhe ta ndërtonte jetën e saj në një vënd më të mirë. Ajo që më ka befasuar shuëmështë sjellja e saj gjat kësaj vere që kemi ardhur për pushime. Eshtë bërë si lodër e atij djali. E sjell ai vërdallë dhe cështë më e keqa ajo as nuk arrin ta kuptojë. Që kur ka ardhur e mban të dashurin me para. I paguan cdo gjë i bën dhurata madje i jep dhe lekë xhepi. Për mua kjo është dicka e papranueshme, sidomos kur të gjitha këto i bën me paratë e prindërve. Mjafton që ai të kërkoj dicka dhe kjo ja blen me vrap. Nuk më duket aspak normale që gjithmonë ajo të paguaj kafet dhe ai të mos fusë asnjëherë dorën në xhep. Sa her i them që mos i shpërdoro paratë që të japin prindërit më këq bën. Mënyra tjetër është se si e trajëton motrën time ky djalë. Thuajse gjat gjithë kohës bën batuta ofenduese për motrën time,dhe kjo e mëncura ime qesh pa pikë lidhje.  Kur i them se ai nuk të do dhe e trajton si idiote, ajo përpiqet ta justifikojë,edhe pse thellë-thellë më duket sikur e di që unë kam të drejtë. Ngela duke i folur por gjithmonë bën sikur më dëgjon dhe pastaj vazhdon keq e më keq. Kulmi është që ky djalë insiston tani që të fejohet me motrën time. Të dy jan akoma të rinjë për të vendosur dicka kaq e rëndësishme sa është martesa. Por ai e ka vënë motrën time në një pozitë që të zgjellë që të fejohen ose që të ndahen. Me sa kuptoj ajo ka rënë brënda dhe cdo gjë i duket fushë me lule. Ndërsa atij nuk i bëhet vonëpër motrën time por i pëlqejnë paratë që ajo i jep. E di se më mirë se motra ime nuk ka ku gjenë dhe po e bënë cdo gjë me llogari. Më vjen keq dhe për prindërit që investuan gjithë jetëne tyre, dhe motra ime të kthehet e të jetoj përsëri këtu kaq e re. Të them të drejtën, e kam motër dhe më vjen inat që ta trajtojë në këtë mënyrë një djalëqë nuk është as sa gjysma e saj. Ajo meriton më shumë se kaq, vetëm se në këtë moment nuk është në gjëndje ta kuptojë. Ai ka arritur që ta vërë motrën time jo vetëm kundër meje, por edhe kundër prindërve. Na thotë se në qoftëse nuk e prnojmë këtë djalë si të fejuarin e tij do të vazhdojë jetën e tij dhe neve nuk do të na shikojë dot më me sy. Unë dyshoj se ky djalë do të vazhdoj të rri me time motër nëse ajo nuk do të ketë paratë që i japin prindërit. E di që ai do ta lërë dhe ajo do të kthehet prap tek ne. Kështu mendojnë dhe mami me babin, por na vjen keq që ajo të zhgënjehete të vuaj. Duam që ta kuptoj se po gabon. Si tja hapim sytë kësajë vajze 24 vjecare që për momentin i duket vetja sikur i din të gjitha dhe vlerëson më shumë një djalë interesaxhi se sa familjen e tijë. Familja që është përpjekur që asaj mos ti mungojë asgjë dhe të rritet me gjithë të mirat. Shpresoj shumë që ajo të reflektoj dhe të kuptojë se në cfarë situate është sepse unë vërtetë nuk e di se si mund të reagoj në qoftëse ata do të vazhdojnë akoma. Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *