Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

7 truke për t’u dukur më e gjatë

Duke ndjekur shembullin e Eva Longorias,

po ju zbulojmë disa mënyra të zgjuara për t’u dukur më e gjatë,

në funksion të asaj që do të zgjedhësh për të veshur.

Advertisement

1. Zgjidh veshje që e tregojnë siluetën tënde të gjatë, si fustane të ngushta, të gjata, ose mini dhe çdo lloj fundi të ngushtë e me bel të lartë, si dhe pantallona tub, të veshura gjithmonë me këpucë apo sandale me taka.

2. Pamja marinare sivjet është në modë. Për këtë, zgjidh pantallona më vija vertikale, që të tregojnë më të gjatë dhe më të dobët.

3. Zgjidh rroba që e kanë dekoltenë në formë V-je. Bluzat dhe xhaketat me këtë prerje krijojnë iluzionin se je më e gjatë.

Related image

4. Takat pa dyshim janë një zgjidhje e sigurt për disa centimentra më shumë. Megjithatë, nëse gjatësia jote nuk i kalon 1m60, mirë është t’i evitosh takat shumë të larta dhe këpucët me rrip përpara.

5. Çantat e mëdha gjithashtu nuk janë të përshtatshme për siluetat shtatshkurtra, sepse fshehin trupin dhe të bëjnë të dukesh edhe më e shkurtër. Një çantë e madhësisë mesatare krijon një pamje më të harmonishme.

6. Zgjidh pantallona me prerje të drejtë, por duke evituar palën e kthyer poshtë, xhepat e mëdha dhe palat.

7. Zgjidh edhe rripa të hollë, sepse të trashët e presin siluetën tënde në mes dhe të heqin disa centimentra të tjera.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Klodian Hoxha: E kam të vështirë të ndahem nga rolet; I shoh si krijesat e mia…!

Next Post

34 fakte befasuese për Facebook-un...!

Advertisement