Kompania e njohur kohët e fundit

deklaroi se kishte një fitim vjetor prej disa miliardë dollarësh.

Ja, disa fakte befasuese për median shoqërore më të suksesshme të kohës sonë.

1. Gjithçka filloi në një konvikt. Facebook-u pati një fillim të thjeshtë. Ai u krijua në dhomën e konviktit të Harvardit, në vitin 2004, nga miqtë Mark Zukerberg, Dastin Moskoviç, Eduardo Saverin e Kris Hju dhe në fillim u quajt Thefacebook.com.

2. Përpjekja e parë. Facebook-u nuk ishte faqja e parë që hapte Zukerbergu. Në vitin 2003, ai krijoi Facemash, faqe interneti, në të cilën ishin publikuar fotot e studentëve të Harvardit dhe poshtë tyre duhet të votohej nëse personi ishte “seksi apo jo” (hot or not). Kjo faqe nuk pati sukses.

3. Ngjyra. Logoja e Facebook-ut është blu, sepse Zukerbergu nuk i dallon mirë ngjyrat dhe bluja është ngjyra që ai e dallon më mirë.

4. Braktisja e universitetit. Pasi mori një investim prej 500 mijë dollarësh nga fundi i 2004-ës, Zukerbergu e la universitetin dhe krijoi zyrat qëndrore të Facebook-ut në Palo Alto, Kaliforni.

5. Investimet. Shumë shpejt, paratë filluan të vinin. Në vitin 2005 ai mori një investim prej 12.7 milionë $ dhe 27.5 milionë $ në 2006-ën.

6. Përdoruesit. Katër ditë pasi u krijua Thefacebook.com.kishte vetëm 650 përdorues, ndërsa nëntë muaj më pas kishte afro një milionë përdorues aktivë. Një vit më vonë ai e ndërroi emrin në thjesht Facebook.com.

7. Fytyra të famshme. Para se të bëhej ridizenjimi i faqes kryesore në 2007-ën, kjo faqe pasqyronte fytyrën e një burri, që dukej paksa e turbullt. Njerëzit e njihnin me emrin “djali i Facebook-ut”, por më pas e kuptuan se ajo ishte fytyra e aktorit Al Paçino.

8. Mbrojtja e emrit. Facebook-u e ka shtrirë mbrojtjen e emrit të tij shumë gjerë, duke qenë pronar i afro 1900 emrave të ngjashëm me të, përfshi këtu edhe FB.com, IHateTheFacebookLikeButton.com dhe FacebookCreditsSuck.org.

9. Mikpritës i hakerave. Ndërkohë që shumë shoqëri të internetit i urrejnë hakerat, Facebook-u i mirëpret ata. Shoqëria në fakt inkurajon përdoruesit të kërkojnë për viruse në faqen e saj dhe i shpërblen ata me afro 500$ para të thata. Në vitin 2014, shoqëria u ka paguar shumën 1.3 milionë $ 321 zbuluesve të viruseve. Ata bile i kanë vënë emrin njërës prej ndërtesave të zyrave qendrore “The Hacker Company”.

10. Hakeri i marrë në punë. Një provë që ata i respektojnë hakerat, është edhe kjo. Në vitin 2005, studenti i universitetit, Kris Patnam, sulmoi Facebook-un me një virus që i bënte faqet e tij të ngjanin si ato të konkurrentit, MySpace. Në vend që ta hidhte në gjyq, bashkëthemeluesi i Facebook-ut dhe Drejtori Operacional i atëhershëm, Dastin Moskoviç, filloi t’i dërgonte mesazhe Patnamit dhe në fund e bindi që të linte shkollën dhe të punonte në Facebook si inxhinier.

11. Trajtimi i punonjësve. Nëse bëni pjesë te fatlumët që punojnë për Facebook-un, atëherë trajtimi juaj është i jashtëzakonshëm. Shpesh, këto janë votuar si vendet më të mira të punës në botë. Kështu, zyrat janë të pajisura me makina që shesin falas pjesë kompjuteri, një sallë me videolojëra, parukeri, makina stërvitjeje me tapet rrotullues, si edhe shumë restorante dhe kafene që ofrojnë ushqim falas.

12. Puna. Megjithatë, stafi edhe punon fort. Fraza “1% e këtij udhëtimi ka mbaruar” është ngjitur nëpër muret e zyrave, për t’u kujtuar punonjësve se “ne vetëm kemi filluar të përmbushim misionin tonë, për ta bërë botën më të hapur dhe të lidhur”.

13. Bllokim. Njerëzit që hiqen më shpesh nga miqtë janë shokët e shkollës së mesme, të cilët postojnë në murin tonë gjëra të papërshtatshme, apo që bëhen të bezdisshëm.

14. As mos e provo. Meqë ra fjala, është e pamundur t’i bësh bllok Mark Zukerbergut në sit.

15. Qeni që ka më shumë miq. Qeni-ujk hungarez i Mark Zukerbergut, Beast (Bisha) ka 2.26 milionë ndjekës në Facebook. Zukerbergu dhe gruaja e tij, Prishila Çan, janë ata që kujdesen për faqen e tij dhe postojnë rregullisht fotot e qenit të bardhë qimeashpër.

16. Butonit “like” në fillim ishte menduar t’i vihej emri “gjeniale”. Numri mesatar i like-ve në ditë në Facebook shkon 4.5 miliardë.

17. Një gjigand. Aksionet e Facebook-ut janë rritur më shumë se 42% në vitin që shkoi. Ai ka një kapital tregu 313 miliardë $, duke e bërë këtë shoqëri më të madhe sesa gjigandi tregtar amerikan Vvalmart, i cili ka një kapital 209 miliardë $. Zukerbergu është tani më i pasur sesa një trashëgimtar i Vvalmart-it, që i përket familjes Uallton.

18. Miliarderi me fytyrë fëmije. Sipas Bloomberg-ut, Zukerbergu, i cili është vetëm 31 vjeç, është personi i gjashtë më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 48.4 miliardë $.

19. Numra të çmendur. Në dhjetor 2015, siti pati 1.04 miliardë përdorues aktivë të përditshëm dhe 934 milionë që futen në të nëpërmjet celularit çdo ditë.

20. Aplikimet. Nisur nga kjo, Facebook-u nxjerr më shumë të dhëna nga celularët dhe është pronar i dy prej aplikimeve më të njohura në botë. Në vitin 2012 ai bleu aplikimin për ndarjen e fotove, Instagram, për 1 miliardë $. Ky aplikim ka 400 milionë përdorues aktivë çdo muaj. Në vitin 2014, Facebook-u pagoi shumën prej 19 miliardë dollarësh për aplikimin e mesazheve VVhatsApp. Vetëm ky aplikim ka 900 milionë përdorues çdo muaj.

21. Në botë. Pavarësisht se Facebook-u e filloi aktivitetin e tij në SHBA, afro 83.6% e përdoruesve të sotëm janë jashtë SHBA-së dhe Kanadasë.

22. Azia. Në këtë kontinent ka afro 253 milionë përdorues aktivë, shifër befasuese kjo, duke pasur parasysh se Facebook-u është i ndaluar në Kinë.

23. Subjektet. Në vitin 2015, pesë subjektet për të cilat është folur më shumë në Facebook janë: Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sulmet terroriste në 13 nëntor në Paris, lufta civile në Siri dhe kriza e refugjatëve, tërmeti i Nepalit dhe kriza në Greqi.

24. Në vitin 2015, sportisti më i përfolur ishte boksieri amerikan, Floid Meiuedhër Jr ndërsa ndër artistët ishte Ed Shiran. Nga filmat ishte “Lufta e yjeve”: “Zgjimi i forcës”, ndërsa nga serialet televizivë, “Games of Thrones” (Loja e Froneve).

25. Homeri i pari. “Simpsonët” (serial i njohur amerikan) kanë më shumë fansa në Facebook se të tjerët (68.5 milionë). Ata ndiqen së afërmi nga “Mr Bean” (64.3 milionë) dhe “Spongebob” (Sfungjeri Bob) me 54.4 milionë.

26. Të prapmet nuk gënjejnë. Për çudi, artistja më popullore në Facebook nuk është Bionse apo Teilor Suift, por Shakira, me 104 milionë fansa. Në vend të dytë është Eminemi me 92 milionë, ndjekur nga Rihana, me 81 milionë ndjekës.

27. Afro 70% e adoleshentëve janë miq me prindërit e tyre në Facebook. Mos më shiko, mami!

28. Fotot. Sa foto hidhen në Facebook çdo minutë? Shifra është 243.055 foto. Ja, sa shumë veta bëjnë selfie.

29. Minutat. Njerëzit harxhojnë mesatarisht 21 minuta në ditë në Facebook. Po t’i llogarisësh në vit, janë 7665 minuta.

30. Pasardhësi. Zukerbergu e ka shkruar në kontratën e tij se, nëse ai vdes kur është në krye të kompanisë, kontrolli i saj do t’i kalojë personit apo ndërmarrjes që ai ka zgjedhur si pasardhës.

31. Rroga. Që prej vitit 2013, Zukerbergu ka vendosur se do të marrë vetëm 1 $ rrogë në vit. Arsyeja? Ai thotë se ka bërë mjaft para deri tani.

32. Ti mund ta ndryshosh gjuhën në sit dhe të bësh “gjuhë piratësh”. Kështu, miqtë bëhen “mateys” (shokë, në gjuhën e piratëve) dhe në vend të “like” mund të thuash “arrr”. Për ta bërë këtë, duhet të shkosh tek “Account”, pastaj “Settings” dhe pastaj “Languages” ku zgjedh “English (Pirate)”.

33. Derisa Facebook-u të na ndajë. Sipas një studimi për divorcet dhe internetin, Facebook-u është quajtur si faktor nxitës në një nga tre divorce në Angli. Arsyeja është se siti ua lehtëson përdoruesve të gjejnë ish-të dashurit, ose të flasin me partnerë të rinj potencialë.

34. Don’t worry, be happy. Një nga tre përdorues të Facebook-ut thotë se e ka ndjerë veten më keq pasi ka vizituar sitin. Kështu pra, mjaft vutë foto nga pushimet e mrekullueshme që keni kaluar se na bëni të ndjehemi keq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *