Enjela Qema është këngëtarja simpatike që ka zgjedhur një rrugë mjaft të suksesshme për të prezantuar këngët e saj në lëmin muzikor.

Ajo sjell projekte të cilat i rezistojnë kohës dhe mbi të gjitha pëlqehen

nga publiku dhe këndohen prej tij duke u kujdesur për to deri në detajet më të vogla.

Bjondina e talentuar e cila ka sjellë këngë si “Boma hallall moj motër”, “Gurbetqari”, “Kavalieri” apo “Sa t’jem gjallë” ka lajmëruar edhe ardhjen e një këngë dhe klipi të ri që duket se do jetë një bombë e vërtetë.

“Peng në zemër” titullohet projekti i ri i realizuar nga Petro Xhori, me klip nga kompania e njohur Max Production dhe kujdes imazhi nga Rozana Çepele. Sigurisht që kjo këngë e re e Enjelës do jetë gati për premierë shumë shpejt dhe ne mezi e presim sepse jemi të sigurtë që do jetë një sukses i vertetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *