Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

T’ia heq syzet vajzës?

– Doktoreshë Rezarta, kam një pyetje për të cilën do të doja një përgjigje.

Kam një vajzë 6 vjeçe, e cila është diagnostikuar me astigmatizëm në syrin e djathtë (-1),

Advertisement

ndërsa në syrin e majtë, astigmatizëm (-0.5) dhe miopi (-0.75).

Pas vizitës që bëmë, doktori na dha syze. Duke qenë shumë e shqetësuar dhe e interesuar, fillova të lexoja në internet, sidomos në site të huaja ku flitej për këto probleme. Sipas një pjese të doktorëve ortotistë (termin nuk e kuptoj, po ndryshojnë nga okulistët) prania e syzeve në çdo moment, sidomos në distanca shumë të afërta, mund ta përkeqësojnë miopinë. Syzet nuk ndihmonin të kuroheshe, ishin vetëm proteza. Tani, për vajzën time, që është në rritje, miopia dhe astigmatizmi, mund të përkeqësohen pa praninë e syzeve? Në këtë rast, duhet që edhe unë t’ia heq syzet herë pas here në distanca shumë të afërta, vajzës sime? Ju çfarë më këshilloni.

Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:-E nderuar zonjë! Mosha në të cilën është diagnostikuar defekti i shikimit të vajzës suaj është moshë shumë e përshtatshme për të patur rezultate të mira edhe më tej, në ndjekjen e përmirësimit të shikimit të vajzës. Astigmatizmi është një defekt i lindur, që ka lidhje me gjeometri jokorrekte të kornesë (xhamit të syrit) dhe si pasojë e kurbaturës korneale që nuk është e barabartë në të gjithë meridianët (xhami i syrit konceptohet si një gjysëm sferë), imazhi i objektit, i cili pasqyrohet në retinë, nuk pasqyrohet drejt, por i çrregullt. Akoma më shumë përforcohet defekti i astigmatizmit kur lidhet apo shoqërohet edhe me miopi (si në rastin e vajzës suaj, në syrin e majtë) dhe defekti pastaj është i përbërë: Myopia simplex e Astigmatismis Myopik. Përsa u përket shpjegimeve të dhëna nga ortotisti dhe okulisti, po i përgjigjem edhe pyetjes suaj se cili është ndryshimi midis ortotistit dhe okulistit. Ortotisti është një person i diplomuar me një shkollë 2-3 vjeçare për të kryer vizita syri për defektet e shikimit, por jo për patologjitë e syrit, pra, ai nuk është mjek dhe aq më pak, okulist. Ndërsa, okulisti apo ophtalmologu është mjek i specializuar më parë për specialitetin okulistikë dhe kryen vizita jo vetëm për defektet e shikimit të syrit, por edhe për të gjitha patologjitë e tij.

– Përsa i përket pyetjes se pse syzet nuk ndihmojnë në shikimin afër dhe a duhet të hiqen apo jo kur personi lexon, këtu ndërhyn shpjegimi gjeometrik i fenomenit të shëmbëllimit të objektit në retinë. Te miopi (miop i thjeshtë apo astigmatismis Myopik) gjatësia e syrit është më e madhe dhe miopi ndjen nevojën e syzeve për të parë qoftë objektet larg. Objektet afër, personi i shikon tepër qartë edhe pa syze. Përsa i përket pyetjes që syzet nuk ndihmojnë në kurim, por ato janë vetëm proteza, ky konkluzion i lexuar nga ju në vveb-site në botë, është i saktë. Syzet janë protezë ndihmëse. Për sa kohë ato janë duke u mbajtur nga personi, ndihmojnë në arritjen e shikimit tepër të qartë të objektit, por sapo ato hiqen, gjendja kthehet përsëri si në fillim. Myopia sinozologji është një defekt shikimi që fatkeqësisht ka evolucion në dinamikë përsa i përket rritjes së numrit që shkon paralel me rritjen e trupit dhe frenimi i rritjes së numrit te miopët ndodh me mbarimin e rritjes së trupit. Njihen raste në praktikën ophtalmologjike që edhe pse personi mban rregullisht syze, numri vazhdon të rritet me rritjen e moshës, por njihen edhe raste që edhe pse personat nuk kanë mbajtur rregullisht syze, numri nuk u ka ndryshuar. Çdo person ka identitetin e vet. Shpresoj t’ju kem qetësuar sadopak në shqetësimin tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 arsye pse burrat duhet të martohen

Next Post

Rrëfimet e vajzës së natës! Një 60-vjeçare shet drogë në pabet e Tiranës!

Advertisement