Burri im është i rritur,

ka një punë, një apartament,

një veturë dhe fëmijë (me mua).

Ai nuk vuan nga sindroma e Piter Panit, apo nga ndonjë sëmundje që e pengon të rritet. Ai është mirë me shëndet… Megjithatë, në jetën e përditshme, më ndodh të konstatoj që, përfundimisht, ai është një fëmijë i përjetshëm. Ja, shenjat që më bëjnë të mendoj se ai ende është 9 vjeç! Besoj se do të jenë të shumta gratë që do ta gjejnë veten në këtë shkrim…

Im shoq, kur është në shtëpi, e ka të vështirë të kujdeset për veten e tij. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, kur zhvishet, nuk e ka gjetur ende se ku duhet t’i vërë rrobat e tij, kështu që i lë aty ku i heq. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, kur urinon në banjo, nganjëherë e ka të vështirë të “marrë si duhet shënjestër”. Tamam si djemtë e mi…

Im shoq, kur nuk jam dakord me të për diçka, fillon e var turinjtë. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq ka shije për ushqimet, por kur i them ta zgjedhë ai restorantin ku do të shkojmë, propozon gjithmonë një fast-food. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, kur do diçka, di të buzëqeshë ëmbël, për të më marrë me të mirë. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, kur jam gati për të shpërthyer, e kupton se është më mirë të mos më rrijë aty rrotull dhe largohet pa u vënë re. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, në shtëpi, e ka zakon të bredhë gjysëm lakuriq në sallon. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, për t’u relaksuar, ka nevojë të takohet me shoqërinë e vet dhe në grup. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, pavarësisht nëse gjithçka shkon mirë apo jo, ka shumë nevojë për përkëdhelje. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, kur dalim shëtitje, ka nevojë t’u bëjë përshtypje të tjerëve, por nganjëherë i mbivlerëson lehtësisht aftësitë e tij. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, kur luan një videolojë, e ka të vështirë ta ndërpresë, edhe sikur t’i them shumë herë. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq ka nevojë të shohë admirim në sytë e mi. Nëse i bëj komplimente, ai ndjehet në qiellin e shtatë. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, edhe kur është me rrufë, nuk është kurrë i sëmurë… Jo, ai në fakt është duke vdekur! Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, në jetë, ka nevojë për dikë, për një lloj mamaje, që ta sigurojë, ta bëjë të ndjehet mirë dhe ta ngushëllojë. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, përsa i përket zgjedhjes së veshjes, nganjëherë ka nevojë për udhëzime. Tamam si fëmijët e mi…

Im shoq, kur është para televizorit, ka pak përshtypjen se telekomanda i përket vetëm atij dhe askush tjetër nuk ka të drejtë ta përdorë. Tamam si fëmijët e mi…

Por, kur vjen nata dhe ai çlodhet në krahët e Morfeut, më pëlqen të shoh si fle im shoq. Edhe fëmijët e mi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *