Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ndikojnë sheqeri, yndyrnat dhe gjumi në trupin tonë?

Sheqeri dëmton kujtesën

Me sakarozën (sheqerin e zakonshëm), është mirë të mos teprohet.

Disa studime kanë treguar se sheqeri i tepërt në trup, me kalimin e kohës, mund të dëmtojë kujtesën.

Advertisement

Sigurisht, ai nuk duhet eliminuar plotësisht nga dieta jonë, vetëm duhen evituar teprimet. Ja çfarë ndodh kur teprohet me sheqerin:

– Organizmi detyrohet të prodhojë vazhdimisht insulinë, për ta çuar gliceminë në nivelet normale.

– Mund të shkaktohen disa probleme, ndër të cilat, edhe diabeti.

Doza e këshilluar e sheqerit:

– Deri në 6 gramë në ditë (pak a shumë, dy lugë kafeje).

– Më shumë se dy lugë nëse bën një jetë aktive dhe djeg shumë energji. Këshillohet, pra, që ëmbëlsirat të hahen vetëm me raste, jo çdo ditë. Nëse ha një akullore, shoqëroje me fruta, pasi nëse ëmbëlsirat bashkohen me ushqimet e pasura me fibra (si frutat), ngadalësohet thithja e sheqerit në gjak.

Gjumi ndikon në shëndetin e zemrës

Nëse fle më shumë se 8 orë, ose më pak se 6 në natë, shton rreziqet kardiovaskulare. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar në SHBA me afro 3000 njerëz të moshës mbi 45 vjeç, në kuadrin e një sondazhi kombëtar mbi ushqimin. Sipas sondazhit, njerëzit që flenë më pak se 6 orë natën, kanë dy herë më shumë shanse që të vuajnë nga problemet vaskulare dhe 1.6 herë më shumë, nga ato të zemrës. Nga ana tjetër, njerëzit që flinin më shumë se 8 orë natën, kishin 2 herë më shumë shanse për të pësuar një anginë të gjoksit. Rreziku i tyre për të pësuar një sëmundje të enëve të gjakut, shtohej me 1.1 herë. Ky është një tregues se gjumi ndikon në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut. Sipas këtij studimi, 6-8 orë gjumë në ditë është idealja për t’u rrezikuar sa më pak nga sëmundjet kardiovaskulare.

Yndyrnat kthehen në dhjamë, tri orë pas buke

Një studim i Oksfordit ka zbuluar se yndyrnat depozitohen rreth belit pak pas konsumumit të tyre, ndërsa një studim i dytë ka treguar se, për të shtuar jetëgjatësinë, rrethi i belit duhet të jetë sa gjysma e gjatësisë. Nëse mendonit se thënia “Një çast në gojë, përgjithmonë në ije” ishte një klishe për të motivuar ata që janë me dietë, e kishit gabim. Në një studim të Universitetit të Oksfordit, është zbuluar se yndyrnat kthehen në tule tri orë pas konsumimit, sidomos nëse ke ngrënë në darkë, pra, nuk shëndoshesh në mënyrë graduale, siç mendohej deri tani. Për ta vërtetuar, shkencëtarët u kanë dhënë disa vullnetarëve 30 gramë dhjamë (baraz me 2-3 lugë çaji), duke ndjekur pastaj spostimin e tij në trup, që një orë pas ngrënies. Është parë se vetëm një sasi e vogël e yndyrnave të konsumuara në mëngjes kalonte në bel, ndërsa në darkë, përqindja ishte 50%.

Specialistët kanë shpjeguar: “Bëhet fjalë për një proces shumë të shpejtë, të shkaktuar nga ndryshimet hormonale që ndodhin në fund të ditës dhe e bëjnë më të lehtë depozitimin e dhjamit në zonën e belit. Por, lajmi i mirë është që ky depozitim është i përkohshëm, sepse dhjami duhet të lëvizë që atje për të shkuar e ushqyer muskujt, me kusht që të mos hahet shumë, sepse në këtë rast, bëhet vetëm akumulimi në ije, gjë që pasqyrohet edhe nga peshorja”.

Edhe jetëgjatësia jonë mund të ndikohet nga një bark i madh, siç e ka nxjerrë në pah një studim tjetër, i prezantuar në Kongresin Evropian mbi Obezitetin, i zhvilluar në Lion, që jo rastësisht ka propozuar zëvendësimin e IMT me WHTR (raportin mes perimetrit të belit dhe gjatësisë), duke caktuar që për të shtuar jetëgjatësinë e një personi, perimetri i belit duhet të jetë sa gjysma e gjatësisë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këngëtari Avdyl Mziu sjell projektin e katërt me video

Next Post

Pro dhe kundër sterilizimit

Advertisement