Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Parukierja dhe estetistja e mirënjohur Merita Merja këshillon…!

Pse bien flokët? Si ta mbash më gjatë ngjyrën me të cilën i ke lyer, si t’i kontrollosh kaçurrelat e pabindura? Ndiq këshillat e parukieres dhe estetistes sonë Merita Merja!

  1. Çfarë modeli të përdor për të fshehur flokët e yndyrshëm?
  • Zgjidhja më e mirë do të ishte një prerje e flokëve me shkallëzim ose me balluke të gjata. Për të frenuar ose reduktuar yndyrën, këshillohet larja e flokëve me shampon e duhur, shpëlarja me ujë të vakët dhe tharja me ajër të ftohtë, sepse ajri i nxehtë e shton yndyrën. Në këtë rast, mund ta lani kokën më shpesh, për shembull, çdo dy ditë.
  1. Si ta mbaj më gjatë bojën e flokëve?
  • Ngjyra e flokëve shpëlahet pak nga pak me larjet e tyre. Për të zgjatur ngjyrën është mirë të përdoret një shampo e veçantë për flokët e lyer. Gjithashtu, sugjerohet të përdoren bojërat gjysmë të përhershme, sepse zgjasin më shumë dhe të aplikohet një maskë në javë. Për prerjen është mirë të përdoret një me shkallëzim.
  1. Si t’i mbroj flokët e mi që këputen dhe digjen?
  • E ftohta, dielli, era, tharja dhe krehja i dëmtojnë flokët dhe i bëjnë të brishtë ata. Për t’i forcuar, përdor produkte të veçanta, që i mbrojnë. Gjithashtu, është mirë të bësh herë pas here maska ushqyese. Përsa i përket modelit, këshillojmë një prerje në të cilën, balluket mblidhen nga pas.
  1. Më bien flokët. Çfarë të përdor?
  • Ndërrimet e stinëve, dieta dhe stresi janë shkaqet më të zakonshme të rënies së flokëve. Këshillohet të përdorësh produkte ushqyese me vitamina dhe minerale. Gjithashtu, ekzistojnë edhe shampot kundër rënies. Nëse rënia është e dukshme, është mirë të përdorësh kapsula ose flakone që shoqërohen edhe me shampon përkatëse kundër rënies. Në këto raste, këshillohet prerja e flokëve shkurt, me tufa të gjata dhe të shpupurisura, për t’i rigjallëruar.
  1. Si t’ia bëj për të shtruar flokët kaçurrelë rebelë?
  • Në këtë raste, duhet t’i ushqesh flokët me produkte të veçanta, që ndihmojnë të shtrohet kaçurreli dhe t’i jepet pesha e duhur atij. Kremi i modelimit, për shembull, përdoret për ta patur më të lehtë krehjen e flokëve dhe, meqë nuk përmban alkool, nuk i than flokët si dhe tendenca e fundit, keratina. Stili i prerjes varet nga lloji i kaçurrelit që ke, por në shumicën e rasteve, është mirë t’i mbash të gjata, sepse kështu e ke edhe më të lehtë për t’i kontrolluar. Një floknajë e gjatë, me shkallëzim fare të lehtë, është ideale për të nënshtruar kaçurrelat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gruaja që ka 100 orgazma në ditë

Next Post

Nuk do t’i shoh asnjëherë fytyrat e fëmijëve të mi

Advertisement