Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta ruaj peshën që kam?

– Përshëndetje! Jam Ina nga Tirana.

A mund të më thoni disa rregulla që të mos shtoj në peshë? Sa herë që fillon periudha e ftohtë e dimrit, mua më kap një oreks shumë i madh dhe shtoj shumë shpejt.

E shoh si problem këtë gjë sepse jam vetëm 26 vjeçe, ka raste që shkoj 70 kg

Advertisement

dhe pastaj detyrohem të mbaj dieta të forta, por që s’më kanë rezultuar të mira. Besoj në këshillat tuaja. Faleminderit.

Diego Hoxha, fitness instruktor, Fitness&Box Sport Albania, Rr Bajram Curri, pranë maternitetit të ri, tel +35544534743:- – E nderuar Ina, së pari, duke qenë se keni këtë problem, shtimin në peshë në këtë periudhë, duhet ta kontrolloni veten duke ndjekur këshillat që do t’ju jap më poshtë. E para, mos e mbani mendjen tek ushqimi dhe te fakti që në këtë periudhë shtoni shumë shpejt në peshë. Pra, duhet të punoni pak me veten sepse në momentin që ju kap stresi dhe frika e peshës, ju hapet oreksi për të ngrënë më keq. Unë kam përshtypjen se edhe stresin e keni me të ngrënë. Kjo është periudha më e mirë që ju të filloni një palestër. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është të regjistroheni në një palestër dhe, nëse nuk keni kohë, të paktën tre herë në javë nga 30-40 minuta duhet të bëni vrap qoftë edhe jashtë në natyrë. Nuk ka aspak rëndësi fakti kur i bëni ju ushtrimet fizike, në darkë apo në mëngjes, rëndësi ka të mos rrini asnjë ditë pa ushtrime, pa ngarkesë fizike. Duhet të dini që ushtrimet fizike, përveçse ju ndihmojnë të jeni në formë të mirë fizike dhe shëndetësore, edhe ju zgjojnë energji të reja dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë nga ana psikologjike dhe të keni më shumë humor.

– Së treti, në mëngjes, mos dilni kurrë nga shtëpia pa ngrënë. Kini parasysh se, kur nuk hani për një kohë të gjatë, për shembull 8 orë apo më shumë, proceset e metabolizmit ngadalësohen. Ngrënia e mëngjesit e zgjon metabolizmin, e stimulon atë të fillojë punën e vet, të marrë nga sasia e ushqimit aq energji sa i duhet dhe “të mos krijojë rezerva”, pra, të mos e lërë organizmin të krijojë shtresa dhjami. Një tjetër detaj i rëndësishëm është të hani me kujdes. Procesi i tretjes së ushqimit fillon që nga momenti kur ju ndjeni aromën e gjellës që do të hani. Duke ngrënë ngadalë dhe duke iu përkushtuar ushqimit, do të shikoni që do të konsumoni më pak, do t’ju shijojë më shumë dhe në peshë nuk do të shtoni si zakonisht. Mos mbani absolutisht dietë, por hani shëndetshëm; ushqime që nuk ndikojnë në shtimin në peshë. Për shembull, në mëngjes, hani një pjatë oriz të zier pa yndyrë, të shoqëruar me një gotë kos dhe me fruta. Ky është një vakt shumë i shëndetshëm dhe nuk ndikon fare në shtimin në peshë. Pastaj, hani shpesh dhe nga pak, por duke pakësuar marrjen e brumrave, yndyrnave të tepërta dhe qëndroni larg pijeve me gaz. Mos harroni të konsultoheni edhe me një mjek të përgjithshëm ose dietologe, për të parë nëse keni ndonjë problem me metabolizmin. Së fundi, nëse dëshironi vërtet të jeni mirë si nga ana fizike, do të jeni! Thjesht, ju duhet vullnet dhe një mënyrë tjetër jetese përsa i përket regjimit tuaj ushqimor dhe fizik.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon..!

Next Post

U pendova që e lashë të ikte!

Advertisement