Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Gruaja gjeti “punë”, unë u bëra me “vajzë”
Rrëfimi i një prostitute;Politikanët nuk e masin paranë kur janë me mua!
Unë, i huaji për ty

Rrëfimi i një prostitute;Politikanët nuk e masin paranë kur janë me mua!

Profesioni më i vjetër në botë, por edhe më i paguari, është ai i prostitucionit.

Për të qeshur apo për të qarë, është bërë tashmë e zakonshme të dëgjosh histori me femra që punojnë në rrugët e shteteve fqinje, por edhe në vendin tonë.

Në Republikën e Shqipërisë, prostitucioni është i paligjshëm, madje me ndryshimet e fundit, ai është bërë i dënueshëm, por duket se këto ndryshime në ligj, as që kanë ndikuar në ecurinë e tij.

Advertisement

Gruaja që kemi takuar ne sot, punon prej vitesh si prostitutë dhe, nëse mendoni se e bën këtë nga halli, e keni gabim. Historia e saj është e veçantë pikërisht sepse ajo e bën këtë punë për qejf, sepse e ka nisur dhe nuk mund ta lërë… Është si droga? Mund t’i themi ndoshta edhe kështu.

“Ema”, siç e kemi quajtur për të ruajtur anonimatin e saj, na tregon gjithçka për jetën e  saj të dyfishtë, si stiliste dhe si prostitutë. Stiliste për t’u shfaqur në sytë e bashkëshortit si një grua e devotshme dhe ana tjetër e medaljes janë sytë e klientëve të përzgjedhur, që nuk e masin paranë kur janë me të. Interesante kjo histori që vjen me zërin e vetë asaj…

– Ema, do të të quajmë kështu sepse duam të ruajmë anonimatin tënd…

– Faleminderit.

– Na trego pak, si e quan ti vetë, punën që bën?

– Puna ime është punë si gjithë të tjerat, edhe pse paragjykohet, ama nuk të lë kurrë pa bukë. Unë kam qenë shumë e dhënë pas pamjes fizike, e dashuroj të bukurën dhe kam dashur gjithmonë të jem më e mira dhe e veshura më bukur.

– Kjo ishte arsyeja pse nise të punoje si prostitutë?

– Patjetër, ndaj e kam nisur dhe e vazhdoj…

– Kur ke filluar ta bësh këtë punë?

– Kam filluar qëkur kam qenë 17 vjeçe dhe tani jam 35, e martuar e me një vajzë 7 vjeçe.

– Çfarë ndjeve herën e parë, e mban mend?

– Hera e parë nuk harrohet kurrë, edhe pse e kam të vështirë ta kujtoj tamam… Mbaj mend që kam ndjerë frikë, shumë frikë.

– Më the që klientët, i gjen me telefon. Na e shpjego pak, si funksionon?

– Unë në fillim nuk kam punuar kështu, sepse para 18 vjetëve, kur i hyra kësaj meseleje, lidhjet krijoheshin shok mbas shoku dhe mik pas miku. Të them të drejtën, ndihesha shumë e lodhur nga kjo situatë dhe ika në Itali, sepse këtu nuk e përballoja dot sikletin e paragjykimit. Me origjinë jam nga Gramshi dhe aq vend i vogël sa është ai, mendoni fjalët që dilnin. Ika në Itali dhe ndërpreva të gjitha marrëdhëniet me familjen time, madje edhe sot nuk kam asnjë kontakt me ta. Në fillim punova në rrugë, pastaj rreziku sa vinte e shtohej dhe u detyrova të punoja në apartamentin tim atje.

– Domethënë, ty nuk të çoi njeri në Itali, ike me dëshirën tënde?

– Askush nuk më ka çuar, të thashë, doja me çdo kusht të kisha rrobat më të shtrenjta dhe para në xhep që të mos më trembej syri kur hyja diku për të blerë.

– A ke ndonjë profesion me të cilin të njohin njerëzit?

– Jam stiliste, madje kam një dyqan timin me të cilin mbuloj gjithçka që bëj.

– Po ti vetë, nuk vesh rrobat e tua?

– Jo, rrobat që bëj vetë, nuk i kam veshur kurrë. Të gjitha veshjet e mia janë firmato dhe tmerrësisht të shtrenjta.

– A e ke lënë ndonjëherë këtë punë?

– Kam provuar herë pas here, sepse edhe disa situata në jetë më kanë detyruar ta bëj… Martesa, për shembull, lindja e vajzës dhe shumë të tjera, por asnjëherë nuk kam hequr dorë përfundimisht.

– Meqë dolëm këtu, si ia bën me bashkëshortin? Si ka mundësi që ai nuk e zbulon asnjëherë se çfarë bën ti?

– Nuk është edhe aq e vështirë, sepse unë mbaj dy telefona; një e kam për familjen time dhe një e kam për punë. Klientëve të mi u kam thënë të më dërgojnë mesazh dhe unë do t’u përgjigjem po me sms… Kështu, edhe mua nuk më prishet punë, edhe atyre nuk u prishet punë.

– Po marrëdhëniet intime me bashkëshortin, si shkojnë?

– E përgjithshmja, mirë. Në krevat nuk jemi edhe aq mirë, sepse kur shkon shpesh me shumë meshkuj, sikur veniten pak ndjenjat për burrin…

– Sa shpesh, për shembull? Sa klientë takon në ditë?

– Në ditë? Jo, në javë! Tani nuk shkoj përditë, por mund të takoj, për shembull, katër klientë brenda një dite dhe tre ditë të tjera rri pushim.

– Më premtove që do flisje hapur për gjithçka, duke ditur që anonimati yt do ruhet. Sa shkon pagesa zakonisht dhe sa varion mosha e klientëve?

– Po, ju premtova se më premtuat që identiteti do mbahej i fshehur. Ju thashë, unë nuk kam vuajtur ndonjëherë për lekë. Siç e sheh edhe vetë, jam 35 vjeçe dhe trupin e kam më të mirë se një 20 vjeçare, edhe pse kam lindur vajzën. Zakonisht marr 100 deri në 200 euro, sepse edhe i zgjedh personat me të cilët shkoj. Janë të gjithë me pozitë dhe me shumë para. Janë të gjithë mbi moshën 35 vjeç e deri në 55 vjeç. Nuk kam shkuar kurrë me një burrë mbi 55 vjeç. Më të rinjtë nuk më pëlqejnë, sepse përveçse nuk janë shumë të mirë në krevat, nuk kanë as para e kjo e fundit, më intereson më shumë.

– A ke pasur ndonjë klient VIP apo politikan?

– Sigurisht që po, por më kuptoni që emrat nuk mund t’jua them…

– Atëhere, na trego një situatë të sikletshme me një politikan, për shembull…

– Po, mund t’ju tregoj diçka që më ka ndodhur para tre vjetësh. Isha me një ish-politikan (atëhere ishte me të majtët), në një hotel në periferi të Tiranës, në Kombinat dhe dhoma ishte suitë, me xhakuzi. Ai e donte tmerrësisht xhakuzin dhe, pasi kishim kryer marrëdhënie, duke hyrë për në xhakuzi, unë u rrëzova dhe tërhoqa edhe atë me vete. Vrava kaviljen dhe në shtëpi i thashë tim shoqi që u rrëzova duke marrë pluhurat. Edhe ai i shkreti u vra dhe nuk e di si është justifikuar në shtëpi. Edhe sot e kësaj dite, kur e kujtoj, qesh me vete. (Qesh)

– Po tani, a ke klientë të tillë?

– Mmmm, më vjen keq, kaq mund të thoja. Kam mësuar të jem si ajsbergu, tregoj pak sipërfaqen, deri ku është e parrezikshme. Jo gjithçka tregohet, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona publikë…

– Çfarë mendon për punën që bën?

– Që duhet të jesh shumë e aftë ta bësh këtë punë, pa pësuar goditje psikologjike.

– E di që Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë çdo person që kapet duke kryer marrëdhënie me pagesë e dënon me gjobë, deri në tre vjet heqje lirie?

– E di këtë ligj, i di ndryshimet që janë bërë, por ta themi të drejtën dhe troç, askush këtu nuk merret me qejfet e të tjerëve. Do të paguajë, le të paguajë, qejfi paguhet. Mua nuk më ka detyruar askush të merrem me këtë punë. Dua dhe e bëj.

– Zakonisht, ku takohesh me klientët?

– Shkojmë në hotele luksoze, si të dashur. Tashmë është bërë funksionale puna me telefon dhe unë të thashë që i përzgjedh njerëzit me të cilët shkoj.

– Nuk ke frikë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

– Pse të kem? Unë gjithçka e bëj me mbrojtje.

– Çfarë të kërkojnë më shumë klientët e tu?

– Më shumë kërkojnë seksin oral. Meshkujt shqiptarë vdesin për orale.

– Nuk të vjen ndonjëherë pështirë?

– Jo.

– Të kanë kërkuar të kryesh marrëdhënie me më shumë se një mashkull?

– Më kanë kërkuar, rrallë, por ma kanë kërkuar.

– E ke bërë?

– Po, nuk është aq keq sa mendohet, madje mbarohet punë më shpejt dhe pagesa është shumë më e lartë.

– A ndjen kënaqësi kur shkon me klientët e tu apo gjithçka është shtirje?

– Ndjenja nuk ka, por nuk më pëlqen as fjala shtirje. Le të themi që veproj në mënyrë profesionale.

– Çfarë do t’u thoje grave të meshkujve me të cilët shkon ti?

– Asgjë, vetëm të kënaqin meshkujt që kanë në krah. Unë nuk i kërkoj burrat e tyre; ata më kërkojnë mua.

– A ndihesh në faj ndaj vajzës tënde?

– Cila nënë nuk do ndihej?! Megjithatë, përpiqem ta rikuperoj me dashuri dhe përkujdesje.

– A e ke menduar se kur mund të ndalosh së punuari kështu?

– Nuk ka moshë për të nisur dhe nuk ka moshë për t’i dhënë fund. Njoh femra më të mëdha se unë që marrin shumë më shumë se unë.

– Historia jote do të ishte një libër shumë i shitur…

– Bëjeni, por pa identitet… (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gruaja gjeti “punë”, unë u bëra me “vajzë”

Next Post

Unë, i huaji për ty

Advertisement