Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjithë sekreti qëndron te… sutjenat e duhura!

Gjinjtë janë gjëja më femërore që kemi;

ata ushqejnë fëmijët tanë dhe sigurisht, janë një zonë shumë sensuale.

Gjinjtë janë spektakolarë, pavarësisht nëse janë të vegjël (me kupë A), apo shumë të mëdhenj (DD), por që ata të duken bukur, duhet zgjedhur modeli i duhur i sutjenave, që ata të mos kërcejnë sipër, anash, të mos duken të varur apo të duken më të mbushur, kur janë të vegjël.

Advertisement

Diku kam lexuar se një palë sutjena të mira janë si një vepër inxhinierike dhe nëse sutjenat nuk janë ato të duhurat, prishet gjithë luku i një fustani apo bluze. Për këtë arsye, më mirë investoni në një palë sutjena të mira, që do t’ju zgjasin më shumë, sesa në një palë të lira, por që nuk shkojnë as dy vjet dhe fillojnë e u lirohen rripat, llastiqet e nuk e tregojnë gjoksin bukur. Ja disa modele sutjenash për të gjitha llojet e gjokseve…

Related image

1-2. Dekolteja

Nëse punon në zyrë, mos mbaj dekolte të tepruar. Ja këshillat e stilistes sonë në këtë rast:

Evito bluzat shumë të hapura dhe sutjenat që e ngrenë gjoksin lart, sepse kështu jep mesazhin se nuk je serioze në punë, bile edhe më keq, njerëzit do të mendojnë se je një grua seksi, po pa tru në kokë (“Ku mendoj se po shkon ajo me këtë veshje?”). Kjo nuk do të thotë se duhet të veshësh këmisha të mbërthyera deri në fyt. Qëllimi është të mbahet vija e gjoksit e mbuluar.

Image result for bra models

Mos kujto se dekolteja e hapur nuk bezdis askënd. Mendo për herën e fundit kur je takuar me një grua me dekolte të tepruar. Mbase ti nuk je ofenduar prej kësaj, por je ndjerë çuditshëm. Do të ishte mirë për ty që t’i bëje të ndjeheshin kështu kolegët burra dhe gra me të cilët punon? Me një fjalë, mbulimi i gjoksit në zyrë është një çështje që ka lidhje me etikën e punës. 

Mbroje veten nga ekspozimi aksidental. Edhe një veshje serioze mund të bëhet XX, nëse përkulesh para. Para se të shkosh në zyrë, rri para pasqyrës dhe përkulu para. Nëse ti mund të shohësh gjoksin tënd, atëhere edhe kolegët e punës mund ta shohin, bile nuk mund të vijnë edhe të hedhin një sy në tavolinën tënde, për një “shfaqje” gratis.

Mos kopjo njerëzit e famshëm. Në ditët e sotme, shohim kaq shumë ekspozime të tilla në televizor sa na duket normale t’i veshim edhe ne, por kjo nuk do të thotë se duhet të dalim me gjoksin gjysëm jashtë, sado bukur të dukemi.

3. Mos u shqetëso për rrudhat

Sigurisht, ti do që gjoksi të duket sa më i tendosur dhe i lëmuar të jetë e mundur. Si realizohet kjo? Përdor kremëra hidratues edhe për pjesën e dekoltesë dhe sigurisht, mos harro të aplikosh kremin me SPF (faktor mbrojtës kundër diellit) edhe në dimër. Armiku i vërtetë i gjoksit është dielli. Lëkura e gjoksit është shumë e hollë e delikate dhe shenjat e dëmtimit të diellit duken në të shumë herët (ki parasysh se rrudhat shkaktohen më shumë nga dielli sesa nga mosha). Për të evituar këtë, apliko një krem me SPF 30, çdo ditë. E thjeshtë, apo jo?

4. Sutjena përmbledhëse

Këto sutjena janë të shkëlqyera! Ato e ngrenë gjoksin lart dhe e zvogëlojnë pak atë, që të dukesh edhe më seksi. Me një fjalë, nëse ke gjoks shumë të madh, por do ta përmbledhësh pak, këto janë sutjenat e përshtatshme për ty (Firma Lilyette).

5. Sutjena për një mbajtje të mirë

Sutjena me ngjyrë të bukur, me dantella. Ato nuk janë më thjesht për gratë me gjoks të vogël, pasi shkojnë deri në numrin 42J (Firma Panache).

6. Për një mbulim pa mbushje

Nuk kanë mbushje, nuk kanë qepje të trashë, janë thjesht një palë sutjena të bukura për ato që kanë gjoks të kupës C ose më shumë (Firma Vvacoal).

7. Kur do të zvogëlosh gjoksin

Më në fund, një palë sutjena që nuk e detyrojnë gjoksin të futet poshtë sqetullave dhe për më tepër, janë të rehatshme e të bukura. Mrekulli (Firma Soma)!

8. Për gratë me thumba të mëdhenj

Mos u shqetëso nëse thumbat e tu zmadhohen sapo fryn një erë e vogël. Këto sutjena seksi do t’i mbajnë ato të fshehura (Firma Bali).

9. Për një natë romantike me partnerin

Nganjëherë, do që partnerit t’i bjerë në sy dekolteja jote e bukur. Këto sutjena dekolte që e ngrenë gjoksin lart janë të përkryera për një fustan apo bluzë seksi (Firma Fruit of the Loom).

10. Për një gjoks natyral

Disa sutjena i bëjnë gjinjtë të duken të rrumbullakët në mënyrë jo natyrale. Sutjenat në figurë, e evitojnë këtë gjë (Firma Cleo by Panache).

11. Për një rehati të përditshme

Sutjena të rehatshme që i plotësojnë të gjitha kushtet: Një mbulim të mirë, një mbajtje të mirë të gjoksit dhe prekje të butë me lëkurën (Firma Chantelle).

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Do ta bëj për vete se s’bën!

Next Post

Po rris fëmijën e dashnorit grek

Advertisement