– Kam një pyetje për redaksinë: A ju duket normale që i fejuari im shfajësohet për një tradhëti, duke më thënë se e kishte fajin alkooli i tepërt që kishte konsumuar? Ai ka qenë i dehur kur më ka tradhëtuar. Anisa.

Redaksia: – Mendoj se alkooli është thjesht një shfajësim… Kur mundohesh të shfajësohesh për një gabim të kryer, mjafton të mendohesh pak dhe një justifikim do ta gjesh medoemos. Kështu ka bërë edhe i dashuri juaj, i cili, nuk është as i pari as i fundit nga meshkujt që justifikohet në këtë mënyrë para partneres së tij për tradhtinë e kryer. Nuk e teprojmë po të themi se ky ka qenë një lloj justifikimi “tradicional” në historinë e çifteve të qëndrueshme, por tashmë, teoria se alkooli ndikon në mendjen e mashkullit, duke e shtyrë të bëjë gjëra që nuk do të donte t’i bënte, është kundërshtuar së fundi edhe nga një grup shkencëtarësh te Leicester University. Sipas këtij studimi, meshkujt shpesh shfajësohen se, kur janë të dehur, flirtojnë edhe me femra që nuk perputhen me shijet e tyre, por që, duke qenë në këtë gjendje, u duken të bukura. Ekspertët britanike studiuan një grup prej 240 vullnetarësh nga 18-70 vjeç brenda një pabi dhe treguan se meshkujt, ndryshe nga femrat, janë në gjendje të shprehin një mendim të saktë, edhe pse janë të dehur. Kështu, shfajësimi se alkooli i bën të gjitha femrat tërheqëse, nuk ekziston. Studiuesit britanikë, madje, kanë arritur në përfundimin se, nën efektin e alkoolit, më të kthjellët në gjysim ishim meshkujt sesa femrat. Kështu pra, e dashur Anisa, ndoshta ti prisje prej nesh të të ngushëllonim, por do të qe më e mira që njeriu ta marrë të vërtetën në sy dhe pastaj, në bazë të saj, të vendosë se si do të veprojë më tej. Është më mirë për ty, të jesh e ndërgjegjshme se partneri ka dashur, pa ka tradhtuar dhe nuk e ka bërë këtë në mënyrë të pavetëdijshme. Vetëm pasi ta kesh pranuar këtë, do të mund të marrësh vendimin tënd të vetëdijshëm se ç’do të bësh më tej me të dhe me lidhjen tuaj. Në qoftë se dashuria mes jush është shumë e fortë, falja është një nga virtytet më të mira që mund të ekzistojë sidomos brenda një çifti, por gjithmonë me kushtin që kjo të mos përsëritet më dhe që ju të dy të jeni të ndërgjegjshëm se të dy doni ta kaloni përgjithmonë këtë moment të vështirë në jetën tuaj. Gjithsesi, ky është një vendim që ju përket vetëm juve. Ne ju urojmë shumë fat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *