Nga Ndriçim Mesiti

Ishte vere e vitit 1968! Qeveria shqiptare kishte denoncuar pushtimin ushtarak te Cekosllovakise dhe po nje deklarate  ne vijim shpallte divorcin me Traktatin e Varshaves!

Gjithcka ne gadishmeri!

Mbaj mend ka qene ora 21.00 kur shperthyen sirenat e alarmit ate dite te nxehte gushti. Me vrap e nxitimthi dolem  nga banesat te gjithe dhe u drejtuam tek shtepia e çifutit e cila edhe sot ekziston e ndodhet ne fillim te rruges Riza Cerova ne krahun e majte te saj,rruge qe ne kete ane  kufizohet me rrugen Qemal Stafa, fare prane shtepise se Ardit Dibra apo te kolegut dhe shokut tim Mond Ra!

Ne bodrumet e viles se cifufit ishte nje pasterti qe te kubte mente,gjithcka me pllaka mermeri dhe dhoma te medhaja. Sirenat e alarmit ajror te ngjethnin mishte me piskamen e tyre. Mbaj mend nuk qendruam me shume se 20 min dhe u kthyem ne shtepi,te cilen e kisha ne rrugen Qemal Stafa rreth 150 m mbi vendin e strehimit.

Situata politike e jashtme  ishte e tensionuar! Nuk ishte pak qe Shqiperia e vogel te dilte nga Traktati i Varshaves,duke treguar qe nuk i trembej gjigandit ushtarak te luftes rrufe sic ishte vete Traktati Varshaves.

Ideja e nje sulmi ushtarak mbi Shqiperine ekzistonte dhe forca ushtarake e ketij Traktati famekeq dihej.

Por Shqiperia e jone, shteti shqiptar nuk tutej nga frika! Djemte me te mire te ketij populli,atdhetare te vertete,bij nenash qe nuk u trembej syri punonin ne tonacion te plote jashte shtetit per t’i dhene informacion te panderprere Komandantit te Pergjthshem te Ushtrise  Shqiptare ! Dhe keta atdhetare  te heshtur qe sot mbajne jeten pas nje bastuni apo kane lene kujtimin e tyre pas nje pllake te baneses se fundit punonin me guxim te pashoq nen petkun e atesheut kulturor,nen petkun e personave te arratisur nga Shqiperia,por zemra e tyre punonte veç per Shqiperine!

Dhe keto informacione e dhane konfiguracionin e plote te kesaj situate! Pritej vetem fjala e Komandantit!

“…Ky Traktat diskretitohet ne mbare opinionin boteror ndaj nuk sulmon Shqiperine!”

Isha femije. Por te gjithe pas fjales se Komandantit paten nje moral shume te larte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *