Përshëndetje gazeta Intervista! Si fillim dua t’iu kërkoj që shkrimi im të jetë anonim pasi dua mendimin tuaj se më ka zënë një hall i madh. Unë jam burrë i martuar, 40 vjeç dhe kam tre vjet që jam njohur edhe me një femër tjetër të martuar,  të cilën e dua shumë dhe jam shumë xheloz. Dua të rri gjithmonë me të dhe sa herë që ajo ikën me familjen, unë bëhem shumë keq, bëhem xheloz dhe më pushton një ankth shumë i madh. Çfarë duhet të bëj që ta heq këtë gjë që po më mbyt?

-Po vrapove pas dy lepujve në fund do të mbetesh pa asnjë. Nëse do vërtet të rrish gjithmonë me femrën që ke tre vjet nise nga divorci. Provo jeto një muaj larg familjes tënde dhe shih sa të vlen lëkura dhe sa bëhesh xheloz për tjetrën. Një dorë në hallvë dhe një dorë në bakllava të shtojnë nepsin. Gabriela

Po mbyte veten dhe shpëton, je rehat pastaj. Eva

E di ç’do i uroja këtyre tipave? Ndoshta jeta ti provonte me ndonjë sëmundje e të shihnin se të gjitha janë pa vlerë, të shihnin edhe ato dashurit që premtohen sa do kujdeseshin në këtë rast! Ambra

-Problemi është se ky nuk është as i pari e as i fundit që i ndodhin këto gjëra. Mëkati i mishit është shumë tundues dhe për fat të keq shumë veta dorëzohen. Është kollaj të llogjikosh kur nuk ke emocione dhe je i ftohtë në arsyetim po kur të vëlon gjaku humbet arsyeja. Njeriu është qënie që kontrollohet nga neuronet dhe hormonet dhe kur të shpërthejnë hormonet është vështirë që neuronet të rimarrin kontrollin. Ilir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *