Ka qenë festa më e bukur e organizuar për 8 Mars nga Behar Dedia në Koln me shumë artistë të njohur. Ka qenë këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Gjyste Vulaj ku përveç se ka dhenë një super performancë e show live ajo ka menduar për një lojë shpërblyese me zonjat dhe zonjushat që kishin mbushur plot e përplot sallën. Ne ishim aty dhe pamë se si ajo në fillim për t’i ftuar në garë ju ka dhuruar secilës nga një kurorë ku në të ishte shkruar “Askush si na” e ku të gjitha e këndonin hitin e saj më të ri e më pas 11 fituese janë shpërblyer me dhurata nga artistja e tyre e preferuar që kishte menduar për këtë super ide që rrallë kund e dëgjojmë. Në show dhe atmosferë mjaft të bukur kanë dhuruar edhe artistët e tjerë si: Bajram Gigolli, Eqremi nga Tukulukat, Valon Miftari e ku mbrëmja është moderuar nga Maksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *