– Vuaj nga ejakulacioni i shpejtë. Sapo e dashura më prek organin gjenital, unë arrij në orgazëm. Jam 19 vjeç.

– Nuk është kaq e thjeshtë të diagnostikosh ejakulacionin e parakohshëm. Ju keni vështirësi në kontrollimin e ejakulacionit dhe për moshen tuaj, kjo nuk është diçka e pazakonshme.

Në këtë rast, do t’ju këshilloja të evitoni intimitetin në vende të papërshtatshme që ju detyrojnë të mendoni të kryeni punë shpejt sepse shkak mund të jetë edhe kjo gjë. Është shumë e rëndësishme që eksperiencat e para seksuale të përjetohen qetësisht…

– U bë disa kohë që nuk kemi dëgjuar të flitet më për SIDA-n. Thua të jenë rralluar rastet? A jemi më të rrezikuar?

– Sigurisht që jeni të rrezikuar gjithnjë e më shumë, pasi në kohët që jemi dhe që po vijnë, tundimi është shumë i madh dhe shpesh, impulsiviteti është ai që prin i pari në marrëdhënie të tilla. Atëhere kur ndihesh i/e sigurtë, mund të jesh më i rrezikuar, ndaj asnjëherë nuk duhet të mendoni që jeni të sigurtë, përdorni gjithnjë mbrojtës duke filluar që nga prezervativi.

– Gruaja ime nuk ka shumë dëshirë të bëjë dashuri me mua. E shoh shumë të vakët vitet e fundit. Përse ndodh kjo gjë?

– Nuk e di sa vite keni së bashku, por duhet të dini që gruaja, ndryshe nga burri, shpërqendrohet më shumë nga seksi për shkak të impenjimeve të mëdha që ka për shtëpinë, fëmijët dhe çdo gjë tjetër në lidhje me ekonominë apo emocionet. Burrat janë më praktikë kur vjen puna te seksi. Disa femra e kanë gjithashtu shumë të rëndësishme që ta përjetojnë seksin plotësisht, duke vënë në rend të parë ndjenjat. Prandaj, jo gjithmonë ndjehen të gatshme për marrëdhënie, pasi e humbasin interesin për shkak të ndonjë grindjeje apo lodhjeje, ndërsa dëshirat e mashkullit janë më shumë fizike dhe më pak emotive.

Doktor Evi! Jam një djalë i interesuar mbi seksin oral. A mund të infektohesh duke bërë seks oral?

I nderuar 20 vjeçar! Seksi oral, siç kam shkruar edhe më parë, është intimitet mbi intimitetin. Ka nga ata që e preferojnë, ka nga ata që nuk e preferojnë. Nëpërmjet tij mund të transmetohen sëmundje seksualisht të transmetueshme në rrethana të ndryshme, prandaj, ky rrezik duhet të merrët parasysh. Gjithë të mirat!

– A është normale që njëri nga testikujt të gjendet më poshtë se tjetri?

– Po, është normale, pasi pozicioni i testikujve në skrotum është i tillë që njëri ndodhet pak më lart se tjetri. Pra, është fiziologjike dhe nuk sjell asnjë lloj problemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *