Image may contain: Silva Heijneman, smiling, standing and shoes


Tërësia e stoicitetit femëror, këmbënguljes, forcës së argumentit dhe protagonizmi karakterizojnë Silvana Baltadori  Heijneman. E njohur për publikun shqiptar për opinionet dhe aktivitetin e saj akademik, për ne ajo vendos që të bëhet pjesë e intervistës sonë duke na folur për jetën e saj të re.

Fjoralba Zeqiraj:- Ku e gjeti 2019-a Silvën?

Silva Heijneman:- Në  Amsterdam, në “Caffe de zone”, në lagjen Jordaan ku jetoj me tim shoq dhe pranë kanaleve në këtë zonë jashtë me miq shqiptarë, hollandezë, turistë me shampanjën në dorë duke celebruar mes fishekzjarreve.

– Si është një ditë e jotja në Hollandë?

–  Dita ime është variabël, varet nga koha e lirë e tim shoqi dhe angazhimet e mia profesionale apo koha e lirë. Nis me kafenë me çokollatë (më pëlqen t’a shijoj në krevat), ndërkohë hyj në internet apo rrjetet sociale për të rejat e fundit, komunikime me fëmijët e të afërm e miq. Një gotë ujë me xhinxher,limon,kastravec të përgatitur më parë. Kur kam kohë të mjaftueshme vishem sport e dal për vrap, në një park pas shtëpisë për fat, quhet Ëest Park, aty ka dhe vegla për sport,e më pas kthehem për një mengjes të pasur, dush e dal me biçikletë ose scooter, kryej punet e diteës, takime pune marketingu, ato për shtëpinë, shopping etj. Shpesh me tim shoq mëngjesin e hamë jashtë, pranë shtëpisë, peshk krudo “ haring” me kastraveca turshi e qepë, tipike pjate hollandeze, mjaft e shëndetshme, shoqëruar me kibbeling ( peshk zgare) e midhje zgare. Me biçikletë larg nëpër Amsterdam ose në një park tjetër larg, Vondelpark. Një kafe ne bar, etj. Shpesh kur ka shi e erë, nuk dal, merrem me studimet  e materiale shkencore, përgatitjet e skedulave marketing për panaire etj. Lexoj shumë edhe materiale kulturore e politike në Europë e botë. Jemi qytetarë të kohës më të vështirë per Europen, gjithnje me shoqeron ndjenja e pergjegjshmerise, por dhe e fajit si qytetare e profesioniste, diku gabuam rëndë me tolerimin e nivelit të ulët e pa integritet për të drejtuar, institucione, vendin. Darka në shtëpi, disa pazare kur nevojitet para se të hyjmë, rreth orës 18:00 deri 19:00, nëse s’kemi plane për restorant. Zakonishte fundjava na gjen në bare me miq, njeë darkë në restorant gjithnjë, ndonjëhere dhe në klub me muzike në zonën tonë ose në piazat kryesore teë jetës së natës, Rembrandtplein ose Leidseplein, varet. Shpesh shkojmë në koncerte live ose kinema. E djela gjithnje larg Amsterdamit, me makinë. Më pëlqen shumë natyra, pyjet ku ecim, ose ne qyteza të vogla tipike hollandeze të bukura, ku pime kafenë ose verë shoqëruar me pjata tradicionale, ose darkë në restorant.

– Çfarë të mungon nga Tirana?

–  Nga Tirana më mungon vetëm Tirana e dikurshme, ajo ku gjeja vitet e fëmijërisë, adoleshencës, kohën kur isha studente, miqtë, shtëpia shumë, shumë! Sa shumë ka ndryshuar, betonuar, shëmtuar, shoh trishtim e mjerim në fytyrat e njerëzve, paaftësi, arrogancë, margjinim vlerash e meritokracie! Sa keq! Kjo me trishton! Por prapë mbetet mall, shumë mall!

Image may contain: Silva Heijneman, sitting and shoes

–  Silva vitet kalojnë, por mesa duket koha për ty  ka ndaluar. Cili është sekreti i gjithë bukuriseë tënde?

-(Qesh), nuk mendoj që jam e bukur, besoj kinge (simpatike e personalitet rinor😍) Sekreti? Thjeshtësia, ruajtja me fanatizëm e identitetit fizik( i urrej ndërhyrjet plastike, tjetërsimin)

E pranoj moshën, ndonjë rrudhë, thinjat, kujdesem të ushqehem mirë, një make-up të mirë, mundësisht produkte hidratuese, ushqyese bio, sidomos ushqim tejet të sheëndetshëm, fitness, bike. Kjo është njëra anë, ana tjetër është respekti për veten, kultura, dijet!

-Kam tërë jetën me studime, jam gjithnjë e uritur për dije! Kjo me mban të re, në formë mendjen, dhe bukurinëe e vërtetë! Jam shumë feministe, kam besuar gjithnjë në potencialet e vlerat femërore, suksesi i femrave të tjera më gëzon, mirësia që kam e dashamirësia më kanë bërë mirë, kam marrë energji pozitive për vehten time! Ndonjëherë jam lënduar, zhgënjyer nga dashakeqësi femërore, sidomos pseudo-gazetare, pa nivel, shterpë, pa ide e vlera! Por tek e fundit kanë kryer autogol! E rëndësishme është vlerësimi i atyre që unë konsideroj!

Image may contain: 2 people, including Silva Heijneman, people smiling, people standing

– Si e përkufizon dashurinë që po jeton?

– Tani më dihet që Silva po jeton një dashuri të bukur. Jam e dashuruar, po! Është dashuria ime më e madhe, maturë, racionale! Jam në një moshë që e njoh mirë vehten, diçka më duhet, di çfarë mund të jap! Është dashuri padionale, emotive gjithashtu! Qielli i shtatë- dashuri kozmike, kështu do ta quaj dashurinë time!

– A mendon të rikthehesh në Shqipëri?

–  Besoj se po, pas 3 vitesh, im shoq del në pension të parakohshëm, ligji është i tillë për shkak të vështirësive fizike e psikologjike të punës, mendojmë të jetojmë në Shqipëri muajt e ngrohtë e kuptohet ardhje të shpeshta në Hollandë, e muajt e dimrit në kontinentin Aziatik e Indonezi, ku çdo dimër kryejmë pushimet në plazhet e bukura, diellin, ushqimin e stilin e veçantë të jetës, aq pranë një natyrë pothuajse përrallore.

– Nëse do kishte një libër apo një titull kënge jeta juaj, si do ta titulloje?

–  Jeta ime ne një libër do kishte titullin: “Sirtari i harresës”. Nëse do ishte këngë do ta quaja jetën time: Pafajësi mëkatare!

–   Ti je një femër e arrirë në çdo fushë të jetës mund të themi. Si ka qëndruar kaq e fortë gjithmonë Silva? Një mesazh për vajzat sot…

–  Faleminderit shumë për vlerësimin! Ka një paradoks në që në nisinë time!

Image may contain: 2 people, including Silva Heijneman, people smiling, people sitting, table and indoor

Jam natyrë shpirtërore, romantike, sensibël mjaft, por nga ana tjetër mjaft puntore, ambicioze pozitive, tepër bashkëpunuese e altruiste! Çelësi i suksesit është ta pranosh veten ashtu siç je, të shohësh realitetin pa frikë, të luftosh të përmirësohesh duke qenë koshiente për vlerat e dobësitë, të arrish gjërat me meritokraci e  ndershmëri! Të mos e humbasësh kurrë dinjitetin, asgjë materiale nuk të jep lumturi, vlera e vërtetë e jetës mbetet dashuria, në çdo formë të saj! Çdo e ligë thyhet përpara forcës të së qenurit i vërtetë, profesionalisht i arrirë, i ndershëm e dashamirës! Vajzat duhet të shmangin krizën e identitetit, të gjejnë të bukurën, vlerën terminale jo tek botox e silikon, që i kthen në objekte përdorimi! As tek parada vulgare e çantave luksi të vërteta apo imitacione! As tek karriera e turpshme duke shitur e trafikuar veten, apo duke qenë lëpirëse e manipuluese! Vlera e bukuria qëndron tek dinjiteti, pavarësia ekonomike, forca e inteligjencës, kulturës dhe dijes!

– Si jeni si amvise? Ju pëlqen më shumë të konsumoni ushqim, apo të gatuani?

– Haaaaaah, pika e 10- të! Amvisë? Nota 10!

Në mënyrën më të sinqertë e absolute! Jam gaforre! E lindur për familje e dashuri!

Fanatike! Vdes të gatuaj, fantazoj e kombinoj pjata fantastike, e sëmurë për rregull e higjene! Mbi të gjitha, vërtet me mburrje mund të them jam mbretëreshe e arredimit të tavolinës! Më pëlqen pafund një tavolinë e bukur dhe e veçantë!

-Lajmet e mira për në fund. A ka diçka të re që Silva dëshiron ta ndajë me lexuesit tanë? Edhe pse jo mbase diçka ekskluzive..!

–  E reja zemër mbetet martesa për këtë vit, dasma! Do ketë dy: një party në Amsterdam e një në Tiranë! Të vogla, me miq e familjare, jo dasma e dasmë e zakonshme.

Qejf  dhe adrenalinë! Në mars nisem për muaj mjalti! Kemi zgjedhur ishullin e Balit, në Indonezi! Plazh në dimër! Not e mbrëmje me muzikë buzë oqeanit indian! Pa taka të larta e fustan Cavalli! Këtë herë me pantallona të shkurtra, rrethuar nga dashuria me një kokteil frutash egzotike, pa alkol! Udhëtojmë shumë, ngado në Europe!

Na pëlqen të dyve lëvizja, eksplorimi i vendeve të ndryshme, kulturave!

Gjermania, Austria e Belgjika mbeten destinacionet kryesore gjatë dimrit, përfshirë Parisin ku kemi dhe një mik të ngushtë me familjen. Vera në Shqipëri, gjithnjë me ndalesa në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *