Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (16)

Vijim…!

“Të dua”, më tha duke më përkëdhelur këmbët e duke më parë në sy. Nuk i fola, veçse e pashë në sy. “Të dua, më tha ai prapë. Sagapao, sagapao poli!”

Më erdhi keq për të. Dukej që ndjente vërtet e që nuk shtirej. Nuk dija ç’t’i thosha.

Advertisement

“Kam përshtypjen se ti bie shpejt ne dashuri”, – i thashë duke i buzeqeshur.

“Po, më tha, bie vërtet shpejt në dashuri, por kjo nuk më ndodh shpesh”, shtoi…

Nuk dija ç’t’i thoja. Nga njëra anë, pse ta fsheh, më pëlqente që dikush kishte rënë në dashuri me mua dhe, nga ana tjetër, më vinte keq për të tek e shihja që vuante. Pa folur, iu afrova ta përkëdhelja dhe filluam të bënim dashuri aty, në vaskë…

“Me ty ndjehem mirë, me ty kënaqem, më tha ai teksa rrinte në prehrin tim, me kurriz të mbështetur në gjoksin tim. Me gruan time nuk e kam ndjerë asnjëherë këtë që ndjej me ty”.

“Nuk e doje?”, e pyeta.

“Phë, shfryu ai. Nuk di të them në e doja, në jo. Ndodhi aq shpejt martesa jonë, sa…

Unë në atë kohë isha ndarë nga një ish e dashura ime me te cilen kisha bashkejetuar shume vite, pa u martuar. Atë e doja shumë, por ajo ishte karakter i keq. Flirtonte me çdo mashkull që i pëlqente. Ia fala një herë, dy, tre, pastaj nuk e durova dot më dhe u ndamë. Ish-gruaja ime që e njoha në atë kohë, ishte ndryshe nga ish-e dashura ime, e përmbajtur, serioze dhe, pse ta fsheh, e ndershme, në kuptimin e moralit. Kjo më pëlqente. Ajo ishte rritur ne një familje tradicionale nga Kreta ku tradhtia ndaj burrit apo gruas konsiderohej mëkat e turp i madh. Veç kësaj, i ati i saj ishte prift dhe kuptohet që edukata që i kishte dhënë ai kishte ndikuar shumë në karakterin e saj. Kishte pasur histori dashurie, por, siç ma kishte thënë dhe siç ma provoi edhe jeta, kurrë nuk e tradhtonte partnerin. Edhe mua, kam besimin se kurrë nuk më ka tradhtuar. Shpejt ajo mbeti shtatzënë dhe kjo ndikoi qe të martoheshim me urgjencë se e bija e priftit nuk mund të ishte me barrë pa u martuar. Në fakt, dasmën na e shpejtoi edhe i ati i saj që pritej te vdiste dhe thoshte që nuk do ta treste dheu pa bërë ceremonine e martesës së vajzës së tij. Kështu, shumë shpejt, si pa e kuptuar as vete, u ndodha i veshur me kostumin e dhëndërrisë përballë priftit, vjehrrit tim te ardhshëm.

Në fillim ia kalonim mirë. Shpejt u bëmë me fëmijë, me vajzën, Maria-Kristinën (emrin ia vuri gjyshi) që mua më ngjante si dy pika uji. Nuk kishte marrë asgjë nga e ëma, asgjë fare. Ishte bjonde si unë, ndërkohë që ajo ishte brune e theksuar, si shumica e kretaneve.

Vajzën e doja shume, jashtezakonisht shumë. U lidha shumë me të, që në momentin që e pashë në maternitet. Ndofta ndikoi kjo dashuri që dashuria për gruan filloi të pakësohej. E kam lexuar këtë teori në librin e një psikologu për marrëdhëniet në çift dhe mendoj se ka të drejtë. Veç kesaj, ajo filloi të mos e mbante veten, u shëndosh shumë. Filluam të bënim dashuri gjithnjë e më rrallë. Në fillim, një herë në javë, pastaj në dy javë, pastaj një herë në muaj dhe më rrallë bile… Unë fillova të mos tregohesha shumë i vemendshem me të. Për vajzen thosha qindra fjalë të ëmbla dashurie në ditë, ndërsa për atë as më binte mendja t’i thosha një fjalë të mirë.

Kishte kaluar më shumë se nje vit nga lindja e vajzes kur e tradhtova për herë të parë. Ishte nje flirt, një marrëdhenie kalimtare, por që më shijoi. Më kujtoi jetën time të mëparshme. Vetëm në momentin që po bëja dashuri, të them të drejtën, kujtova vajzën. M’u duk sikur tradhtova atë e jo gruan time…

Papritmas ai ndaloi dhe pa celularin që kishte lënë anash vaskes. “Ou vajti ora, sa shpejt kalon kjo dreq ore kur jam me ty!”, më tha ai. “Merri në telefon ata të zyres që të rrish edhe një ore tjeter, më tha ai. Të lutem, dua të flas me ty… Më vonë u lidha me një kolege të punës dhe kalova disa kohë me të. Kështu vazhdova. Në atë kohë, filluam të ziheshim me gruan. Ajo e kuptonte qe unë nuk e doja më. Bëri goxha përpjekje në fakt për të më ngjallur dashurinë, filloi dietën, u dobësua, por aha, gjithçka kishte marrë fund. Çdo gjë që ajo bënte, në vend që të më shtonte dashurinë, ma nxirrte nga zemra. Filloi të më vinte keq për të dhe mundohesha të mos e fyeja e te tregohesha i kujdesshem, por kohet e fundit fillova ta urreja. Fillova ta tradhtoja sa herë që më binte rasti. E bëja në më të shumtën e rasteve, për inat të saj. Shkoja edhe me femra që nuk i doja, thjesht për t’u shfryrë ose për inat. Edhe ajo e kuptoi që unë e tradhtoja sepse nuk tregohesha më i kujdesshëm. Mbaja shpesh aromë femrash kur shkoja në shtepi… Mendova ta ndaja, por nuk rrija dot pa vajzën. Ti e di ç’është fëmija. Ajo e dinte pikën time të dobët dhe ma tha troç një ditë që duhej të mbliodhja mendjen se, po të ndaheshim, nuk kisha për ta parë kurrë vajzën, se do të zhdukej bashkë me të… Dhe keshtu e bëri. U zhduk. Njohu një prift greko-amerikan me anën e internetit. E kisha parë që fliste në internet me të. Qante hallet. U takuan me të edhe këtu në Athinë. Nuk e di nëse do martohet me të, apo jo, por ka ikur tek ai. Jam i sigurtë. Mirë ma bëri, në fakt. Unë e kam fajin, ia bëra borxh…

Po e dëgjoja me vëmendje. Tregonte bukur, kur fliste ishte zhytur në ato që thoshte sa për të nuk ekzistonte askush tjetër…

– Edhe me mua, për inat të saj shkon? – pyeta duke e parë në sy.

– Jo, më tha, ty të dua, të betohem që ty të dua. Dhe kjo që më ndodhi me ty…

Po e dëgjoja me vëmendje. Tregonte bukur, kur fliste ishte zhytur në ato që thoshte sa për të nuk ekzistonte askush tjetër…

– Edhe me mua, për inat të saj shkon? – pyeta duke e parë në sy.

– Jo, më tha, ty të dua, të betohem që ty të dua. Dhe kjo që më ndodhi me ty… më ka ndodhur rrallë. Qëkur të pashë, ndjeva diçka. E mbaj mend si tani ditën e parë kur të thirra në atë hotelin buzë detit. Sa të pashë, sapo të vështrova në sytë e tu bojëqielli, diçka ndjeva në kraharor, diçka që e ndjej kur pi cigaren, një sëmbim të këndshëm mes brinjëve, sëmbim qe e ndjeva edhe më vonë, sa herë që të shikoja apo të kujtoja ty. Këtë sëmbim e ndjej edhe tani për ty, moro mu, – më tha ai…

– Të thashë që ti bie shpejt në dashuri… – i thashë.

– Dhe unë, po e përsëris që bie shpejt, por rrallë. Kjo që më ka ndodhur me ty, më ka ndodhur vetëm me ish-të dashurën që kisha para gruas. Me asnjë tjetër nuk më ka ndodhur më pas, edhe pse kam shkuar me shumë femra. E di që me ty eksitohem vetëm duke të menduar? E beson këtë?

Nuk i fola, por e afrova nga vetja dhe e përqafova. Filluam të bënim dashuri përsëri. Ai kërkoi të më puthte në buzë. E lashë, edhe pse, të them të drejtën, nuk ndjeva asgjë…

6 shkurt

Sapo u zgjova nga gjumi, hëngra mëngjes dhe po shkruaj. Ndjehem shumë e lodhur dhe jam zgjuar me dhimbje koke. Më duket se po më zë gripi. Kushedi kush ma ka ngjitur… Dje me ndodhi diçka e çuditshme, që ia vlen ta shkruaj…

– Si i ke këmbët, kulka mu? – më pyeti Eftalia nga telefoni.

– Nuk të kuptoj, – i thashë – Të forta, top i kam, edhe depiluara, patjetër… – shtova duke qeshur.

– Atë as e diskutoj, – më tha, – por i ke te regulluara, i ke bere thonjtë, ke bere pedikyr?

– Po, – i thashe, – pa problem, këmbët i kam merak vetë, po pse më pyet?

– Kam nje klient që kërkon një vajzë me këmbë të bukura dhe të rregulluara.

– Ok, – i thashë, – shkoj une.

Ai po me priste në shtëpine e tij, në Kolonaqi. Nuk e mora vesh ç’ishte, pallat apo vilë personale, por ishte një ndërtese e bukur tre-kater kateshe mes pemeve. Edhe brenda, shtëpia ishte shume e bukur. Ai qe me priste ishte nje burre i gjate rreth te 50-ave, me floke geshtenje ndare në anë e i veshur me një robdëshambër ngjyre ulliri. Me ftoi te ulesha në dhomen e ndenjjes. Me beri pershtypje se shume nga pikturat e vendosura ne mure, tregonin femra me kembet e zbathura.

– Mund t’jua shoh pak këmbët? – pyeti ai direkt. Te them të drejtën, u habita. Zakonisht, klientët kërkojnë të shikojnë në fillim gjoksin. Pa folur, hoqa xhinset.

– Ulu, – më tha ai duke me treguar një divan të madh të kuqërremtë. Ai u ul në gjunjë, më mori në duar këmbët dhe filloi t’i shihte me vëmendje. Dukej sikur asgjë nuk ekzistonte për të në botë në ato momente, veç këmbëve të mia. I shikonte dhe i përkëdhelte lehtë-lehtë me dorë. “O Zot, më tha, kisha kohë pa parë këmbë kaq të bukura…”. Befas filloi të më puthte. Filloi nga gishtat e këmbës. I fuste në gojë një e nga një. U ndjeva keq. Po më guduliste shumë. Ai vazhdonte ngadalë-ngadalë duke kaluar nga njëri gisht, te tjetri. Më puthte e përkëdhelte me duar.

– Të lutem, – i thashë, – nuk duroj dot, e kam për herë të parë këtë.

Vijon…!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ju kishte marë malli për John Shahun? Ja surpriza e tij...!

Next Post

Faleminderit o Zot për gjithçka!

Advertisement