Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (15)

Vijim..!

– Çfarë i the, si e zbute? – pyeta Ilian kur hipa në makinë.

– Kemi edhe ne metodat tona, – më tha ai duke qeshur… – Deri tani ke qenë me fat – më tha Ilia – dhe nuk ke pasur probleme të tilla, por duhet të përgatitesh. “Kjo furrë të tillë bukë bën”, thotë babai im në të tilla raste…

Advertisement

27 janar

Sot më thirri në shtëpinë e tij Jani, klienti im i parë. Më kishte thirrur edhe herë të tjera, në zyrë ose në hotel. Ishte hera e parë që më thërriste në shtëpi. Kishte shtëpi shumë të bukur, të rregulluar me shumë shije. Më bëri përshtypje sidomos kuzhina. Ishte e mrekullueshme, me sobën dhe larësen e pjatave sipër njëra-tjetrës. Gjithçka, të gjitha pajisjet, të gjitha mobiljet, ngjyrat e tyre, ishin të kombinuara në mënyrë perfekte… Shtëpi të tillë kisha parë vetëm në revistat e specializuara të modës se shtëpive. “E kam gruan arkitekte për ambientet e brendshme, më tha ai kur i lavdërova shtëpinë. Këto ditë nuk e kam këtu, ka ikur në Selanik, në një panair për mobiljet… Po të duash, shiko edhe dhomat e tjera”. Ishte një mrekulli ajo shtëpi! Jam e sigurtë se nuk kam për të parë shtëpi kaq të bukur ndonjëherë…

– Kjo është gruaja? – e pyeta duke parë një fotogtrafi të varur në mur ku kishte dalë ai bashkë me një grua simpatike të veshur shumë bukur dhe një vajzë adoleshente…

– Po, – më tha ai, – kemi dalë këtë vit në Santorini.

– Qenka shumë e bukur, – i thashë. – Duket edhe njeri i mirë.

Ai nuk foli, por nënqeshi.

– Të të pyes diçka? – i thashë duke e parë në sy, -nuk ma merr për ters?

– Jo, – më tha ai, – vazhdo.

– Pse shkon me mua, kur ke nje grua kaq të bukur dhe inteligjente? Nga fotografia duket edhe njeri i mirë… – i thashë…

– Ashtu është, por nuk e dua më, – më tha. – Më ka mbaruar dashuria. Kemi vite që jemi ftohur. Jetojmë bashkë thjesht si shokë. Jemi shokë të mirë. Jemi mësuar me njëri-tjetrin, prandaj edhe na vjen keq që të ndahemi…

– Pse nuk zë një të dashur? – i thashë.

– Nuk më pëlqen të kem një lidhje të qëndrueshme – më tha. – Më rëndet shpejt një lidhje e qëndrueshme. Mërzitem shpejt me një lloj ushqimi. E ke parë, edhe ty nuk të thërras shume shpesh. – shtoi duke qeshur. – Se, edhe ti që je kaq e bukur, do të më mërziteshe…

28 janar

Këtu ka filluar kriza. Të papunët po shtohen dita-ditës. Kudo në të gjitha rrugët, edhe në ato kryesore, shikon dyqane të mbyllura që jepen me qira. Flitet për miliarda euro borxhe të shtetit dhe për fallcifikime e gënjeshtra të mëdha financiare që i janë bërë Bashkimit Europian nga qeveria e mëparshme. Kriza po ndjehet edhe te ne. Gjatë javës ka rënë puna fare, ndërsa gjatë uikendit pothuajse nuk ka ndryshim, vetëm se janë pakësuar shumë bakshishet. Sot na lajmëruan që, për të ulur shpenzimet do punojmë dy vajza me një shofer. Nuk e di se si do të kombinohemi. Unë do të punoj bashkë me Nadian dhe…

Kriza po ndjehet edhe te ne. Gjatë javës ka rënë puna fare, ndërsa gjatë uikendit pothuajse nuk ka ndryshim, vetëm se janë pakësuar shumë bakshishet. Sot na lajmëruan që, për të ulur shpenzimet, do punojmë dy vajza me një shofer. Nuk e di se si do të kombinohemi. Unë do të punoj bashkë me Nadian dhe them se s’kam për të patur probleme me të. Po e mbyll për sot. Jam shumë e lodhur.

30 janar

Sot na thirrën përsëri ata klientët në Vulagmeni. Ah, harrova që nuk kam shkruar ndonjëherë për ata. Janë dy burra mbi të 60-at, shokë me njeri-tjetrin, që thërrasin gjithmonë dy ose tre vajza. Kësaj radhe shkova unë, bashkë më një vajzë të re. Më kishin kërkuar mua me emër dhe ndonjë vajzë tjetër, shumë të gjatë. Eftalia zgjodhi këtë dymetroshen nga Estonia që sapo ka ardhur në zyrë. Me ta, rrimë gjithmonë 2 ose 3 orë. Duhet të jenë shumë të pasur derisa harxhojnë kaq shumë. Njëri prej tyre më ka thënë që ka shumë apartamente dhe vila që i ka dhënë me qira dhe me lekët e atyre qirave rron tani, ndërsa tjetri është pronar i shumë anijeve. Të dy janë beqarë dhe kanë vila shumë të bukura. Nganjëherë, shkojmë te vila e njërit e nganjëherë te tjetri. Nuk bëjmë vetëm seks, por dalim edhe për kafe. Sot, takimin na e kanë lënë tek “En Plo”, një kafeteri anës detit. Është shumë bukur aty. Tavolinat janë në një si tarracë të ngritur mbi det. Edhe koha sot është si në pranverë. Estonezja bile e hoqi trikon dhe ka dalë me mëngë të shkurtra. Vjen për herë te parë këtu dhe është habitur nga pamja e kësaj pjese të qytetit. Është vërtet bukur këtu. Është nga vendet më të bukura të Athinës. Kafeteria ishte mbushur plot. “Çudi, thashë me vete, edhe pse të gjithë ankohen që nuk kanë para dhe ka rëenë puna, klubet dhe restorantet vazhdojnë të jenë plot…”. Ata po na prisnin në tavolinë. Ishin veshur si djem të rinj, me pantallona te bardha e xhupa të hollë sportivë. U ngritën në këmbë sapo na panë. Janë njerëz shumë të sjellshëm që dinë ta respektojnë femrën, pavarësisht nga puna që bëjmë ne…

U ulëm e porositëm nga një akullore që këtu i bëjnë shumë të mira. Ndërsa po bënim muhabet, vura re se estonezja u pëlqeu shumë. U mbetën syte tek ajo. Edhe kur rrufisnin kafenë, atë shikonin. Janë të habitshëm burrat! Bëjnë si adoleshentë para femrave, edhe kur i kanë kaluar të gjashtëdhjetat. Por nuk kanë faj. Është simpatike dreqi. Ka jo vetëm gjatësi, por edhe bukuri… E pashë që atyre nuk po u durohej dhe e hëngra shpejt e shpejt akulloren. Ia bëra me shenjë edhe asaj, por ajo nuk e kish mendjen fare. Po e shijonte akulloren e pamjen për qejfin e vet…

“Pame?” (shkojmë), tha njëri nga ata dhe, pa pritur përgjigen tonë, u çua në këmbë. Estonezja u tremb. Kushedi ku i bridhte mendja, andej nga vendi i saj… U ngritëm dhe hipëm në makinën e tyre, një benz kabriolet. Sa hap e mbyll sytë, u gjendëm para portës automatike të vilës së pronarit të anijeve.

“Kjo e gjata do vijë me mua”, tha ai sapo zbriti nga makina dhe i futi krahun estonezes. Shoku i tij nuk foli, por qeshi duke me parë mua në sy. Është e çuditshme. Megjithëse jane shumë shokë me njëri-tjetrin, asnjëherë nuk bëjnë seks në të njëjtën dhomë. Nuk e di nëse kanë turp nga njëri-tjetri, apo e bëjnë për respekt. Nuk pranojne as të ndërrojnë partneret. Bëjnë seks edhe me dy vajza njëkohësisht kur thërrasin tre, por asnjëhere nuk bëjnë seks me vajzën me të cilën ka shkuar tjetri më përpara. U duket sikur tradhtojnë njëri-tjetrin mbase… Janë të çuditshëm!

31 janar

Sot është e diel, dita e pushimit. U çova shumë vonë, afër drekës. Djali ishte zgjuar, kishte ngrënë bukë, ishte veshur dhe po shikonte televizor. “U rrit, thashë me vete, u rrit pa u kuptuar”. I kisha premtuar se do ta çoja në kinema sot. Seç kishte dalë një film me dragoj dhe ai vdes për ta…

3 shkurt

Sot u binda përfundimisht se Panajoti ka rënë në dashuri me mua. Më priti si zakonisht në shtëpinë e tij. Dukej i mërzitur, si gjithmonë këto kohët e fundit. Qëkur gruaja i kishte marrë vajzën dhe kishte ikur, mërzia i qe bërë pjesë e fytyrës. “Do bësh një banjë?” më tha sapo u futa. “Jo, i thashë, e bëra në shtëpi, para se të filloja punën”. “Hajde lahemi bashkë, tha ai, të lutem!”, dhe më pa me ata sytë e tij të butë. Nuk ia prisha. U nisa drejt banjës. Hapa derën, kur, ç’të shoh?! Vaska ishte e mbushur me trëndafilë të kuq. Edhe shkuma e vaskës ishte e kuqe. Rreth e qark saj ishin edhe dhjetëra qirinj te vegjël. Ishte diçka mahnitëse që nuk më kishte rastisur kurrë. “Uau, thërrita e habitur. Ti e ke bërë?!”. “Po, më tha ai, për ty”, dhe më pa gjatë në sy. Të them të drejtën, u ndjeva keq. Vështrimi i tij nuk shprehte gjë tjetër, veçse dashuri. M’u afrua të më puthte, por bëra sikur nuk e kuptova dhe fillova të zhvishesha…

U futa në vaskë. Nuk e kisha provuar ndonjëhere një vaskë si kjo. Një aromë e këndshme kishte mbushur të gjithë banjën. Mbylla sytë e po ndjeja vërtet kënaqësi. Ai u zhvesh dhe u fut në ujë, përballë meje. Buzeqeshi. Nuk e kisha parë kurrë të buzeqeshte këto kohët e fundit…

“Të dua”, më tha duke më përkëdhelur këmbët e duke më parë në sy. Nuk i fola, veçse e pashë në sy. “Të dua, më tha ai prapë. Sagapao, sagapao poli!”

Më erdhi keq për të. Dukej që ndjente vërtet e që nuk shtirej. Nuk dija ç’t’i thosha.

“Kam përshtypjen se ti bie shpejt ne dashuri”, – i thashë duke i buzeqeshur.

“Po, më tha, bie vërtet shpejt në dashuri, por kjo nuk më ndodh shpesh”, shtoi…

Nuk dija ç’t’i thoja…

Vijon..!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kosova përmendet në Bollywood, këtë herë falë artit të Kujta & Meri

Next Post

Ia mora burrin tezes…

Advertisement