Afërdita, perëndesha greke e dashurisë dhe e bukurisë, u ka dhënë emrin e saj substancave afrodiziake, të cilat besohet se shtojnë dëshirën seksuale. Besimi tek afrodiziakët ka përshkuar tërë historinë botërore. Në disa kultura, disa ushqime mendohet se nxisin ndjenjat dashurore, kurse te të tjera, çelësi i joshjes qëndron tek aromat. Shkenca… ende nuk është prononcuar mbi këtë temë. Testoni njohuritë tuaja në lidhje me afridiziakët…

1. Dikur, çokollata konsiderohej afrodiziaku më i mirë:

a. E vërtetë.

b. E gabuar

2. Ky ushqim me aromë të fuqishme thuhet se shton qarkullimin e gjakut dhe, për shumë kohë, është konsideruar si afrodiziak, sidomos nga grekët e lashtë. Cili është ai?

a. Majdanozi

b. Sherebela

c. Hudhra

d. Rozmarina

3. Cili prej këtyre afrodiziakëve të njohur është shumë helmues dhe mund të shkaktojë konvulsione, deri edhe vdekjen?

a. Çokollata

b. Stridhet e gjalla

c. Fiqtë

d. Miza spanjolle (substancë që nxirret nga një lloj buburreci jeshil)

4. Nëse lyhesh me një parfum që përmban feromone njerëzore, me siguri do të tërheqësh seksin e kundërt…

a. E vërtetë

b. E gabuar

5.Cilës pemë, Actekët e lashtë ia vunë emrin duke u bazuar te një pjesë e anatomisë së mashkullit, pasi frutat e saj kishin një formë të ngjashme?

a. Pemës së bananes

b. Pemës së mangos

c. Pemës së avokados

d. Pemës së kakaos

6. Ushtrimet fizkulturore mund të konsiderohen si afrodiziake

a. E vërtetë

b. E gabuar

7. Dashnori legjendar, Kazanova, thuhet se hante 50 nga këta afrodiaziakë çdo mëngjes. Çfarë ka ngrënë?

a. Avokado

b. Bajame

c. Midhje

d. Stridhe

8. Cila prej këtyre ushqimeve ka një aromë që konsiderohet si afrodiziaku më efikas për meshkujt?

a. Byreku me kungull

b. Kokoshka me gjalpë

c. Kastraveci

d. Pica me djathë

9. Cila prej këtyre erëzave dikur nuk konsiderohej si afrodiziake?

a. Borziloku

b. Trumza

c. Mustarda

d. Koriandra

10. Cili njihet si afrodiziaku më i fuqishëm që ekziston?

a. Vera

b. Çokollata

c. Mendja

d. Tekila    

Përgjigjet e sakta:

1.- a. E vërtetë

Sipas Shoqatës së Ilaçeve dhe Ushqimit, çokollata dikur konsiderohej si afrodiziaku më i mirë. Është zbuluar se Actekët mendonin që çokollata kishte cilësi afrodiziake, kështu që, kur u fut për herë të parë në Evropë, ajo vazhdoi të shihej si e tillë. Me siguri, kjo ndodhte sepse çokollata ishte diçka e re dhe ekzotike për evropianët, por ajo përmban substanca që shtojnë humorin e mirë, si: Feniletilaminë dhe serotoninë. Studimet më të fundit kanë treguar se besimet e lashta kishin të drejtë.

2.- c. Hudhra

Ngrënia e hudhrës në darkë mund të mos duket shumë seksi për ty ose partnerin, por kjo perime e familjes së qepës konsiderohej si afrodiziake që në Greqinë e lashtë. Fizikanët grekë, Galeni dhe Hipokrati, ranë dakord se hudhra shtonte potencën e mashkullit sepse shtonte qarkullimin e gjakut. Megjithatë, ngrënia e një sasie normale hudhre nuk është e mjaftueshme për të shtuar epshin. Që të përfitoni nga efektet e hudhrës dhe aftësitë e saj antibakteriale (dhe t’i kurseni partnerit/es erën e keqe të gojës) më mirë përdoreni bashkë me ushqimet e tjera.

3.- d. Miza spanjolle

Ajo është një afrodiazik që nxirret nga tharja dhe grirja e një lloj buburreci jeshil. Ajo është shumë toksike dhe mund të dëmtojë rrugët e sistemit tretës, veshkat, të shkaktojë konvulsion, bile edhe vdekjen. Helmi në të quhet kantaridinë dhe sekretohet nga buburrecët kur janë të kërcënuar. Meqë është shumë e vështirë të marrësh vetëm këtë pjesë të buburrecit, i gjithë trupi i tij grihet dhe bëhet pluhur e pastaj përdoret. Kantaridina shkakton kruarje, enjtje dhe ndjesi djegieje tek organet gjenitale (për shembull, të mashkullit) që mund të merret gabimisht si eksitim. Më afrodiziake se kjo…

4.-b. E gabuar

Studimet kanë treguar se njerëzit prodhojnë feromone, por nëse feromonet ia shton parfumit tënd të preferuar dhe lyhesh me të, kjo nuk të garanton joshjen e seksit tjetër. Më parë mendohej se kjo gjë ekzitonte vetëm në botën e insekteve, por më vonë, në 1986-n, u provua se feromonet sekretoheshin bashkë me djersën në sqetull. Megjithatë, ende është e paqartë se si reagojmë ne ndaj feromoneve. Kjo është shumë subjektive dhe kurrë nuk është provuar saktësisht, pavarësisht studimeve të shumta që janë bërë.

5. –c. Pemës së avokados

Actekët e lashtë e quajtën pemën e avokados “Ahuacuatl” ose “pema e testikujve”, pasi fruti ngjante me këtë pjesë të anatomisë së meshkujve. Ky frut thuhej se ishte afrodiziak, ashtu siç quhen të tilla shumë ushqime që ngjajnë me organet gjenitale të meshkujve apo femrave. Disa shembuj të tjerë përfshijnë bananet, karotat, trangujt, fiqtë e freskët, stridhet dhe shumë të tjera. Sigurisht, nëse ngrënia e këtyre ushqimeve “seksi”, të bën të ndjehesh seksi, atëherë mund të konsiderohet si afrodiziake.

 6- a. E vërtetë

Ushtrimet mund të konsiderohen si afrodiziake. Ju mund të mendoni se nuk ndjeheni shumë seksi pasi jeni lodhur dhe djersitur, megjithatë, mund të doni të bëni dashuri. Fizkultura, përveçse ta mban trupin në formë dhe të ngre humorin, bën që trupi të çlirojë endorfina, substancat që bëjnë të ndjehesh mirë pas një seance ushtrimesh dhe që të shtojnë dëshirën për seks. Nëse kjo nuk mjafton t’ju bindë të bëni fizkulturë, mendoni këtë: Studimet kanë treguar se gratë që bëjnë rregullisht fizkulturë, kanë tendencë të bëjnë një jetë seksuale më aktive dhe të kënaqshme. 

7- d. Stridhet

Xhakomo Kazanova, aventurieri italian i shekullit XVIII thuhet se hante çdo mëngjes 50 stridhe. Stridhet njihen si afrodiziakë, për shkak të ngjashmërisë së tyre me anatominë femërore dhe, sipas disave, ngaqë përmbajnë shumë zink dhe aminoacide që mund të shtojnë prodhimin e testosteroneve te burrat. Stridhet e gjalla do të kenë gjithmonë një reputacion të tillë, megjithëse studimet shkencore ende nuk e kanë provuar këtë.

8- a. Byreku me kungull

Nëse do të eksitosh një burrë me një aromë, afrodiziaku më efikas është… byreku me kungull. Sipas një studimi, aroma e picës me djathë e shtonte qarkullimin e gjakut në penis me 5%, kokoshkat me gjalpë 9%, ndërsa byreku me trumzë dhe kungull, në masën 40%. Mbase është e vërtetë thënia që rruga për në zemrën e një burri kalon nga stomaku (ose të paktën nga hunda).

9.- b.Trumza

Trumza nuk është konsideruar gjerësisht si një afrodiaziak, ndërsa disa kultura kanë konsideruar (në një periudhë kohe ose në një tjetër) se substancat e tjera ishin të tilla. Librat e Mesjetës e quanin borzilokun si afrodiziak, për shkak të aromës dhe aftësive për të shtuar qarkullimin e gjakut. Kinezët e kanë përdorur koriandrën në përzierjet që bënin për dashurinë dhe era shpuese e mustardës i jepte aftësi afrodiziake asaj. Thuhej madje se murgjve u ishte ndaluar ta përdornin, që të mos binin në tundim.

10- c. Mendja

Mendja është afrodiziaku më i fuqishëm që ekziston. Nëse besoni se çokollata, vera, stridhet, ushqimet e tjera dhe aromat do të shtojnë epshin dhe dëshirën për seks, atëhere ato do të funksionojnë. Në historinë e njerëzimit, qindra (në mos, mijëra) substanca janë quajtur afrodiziakë, por vetëm njëra prej tyre është provuar si e tillë: Mendja juaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *