Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Skampi krudo

Jam një ndjekës i gazetës tuaj por ju ndjek edhe online dhe më pëlqen që i kushtoni rëndësi gatimit. Kërkesa ime për ju është kjo që do t’ju them tani që ka të bëjë me dëshirën time që të botonit një recetë me produkte deti krudo, pra një pjatë me të cilën në një darkë të këndshme të dal faqebardhë si i thonë një fjale. Faleminderit dhe pres recetën tuaj. Enisa

Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr  Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Enisa, faleminderit që na ndjek Ne kemi botuar receta të ndryshme të krudove dhe këtë herë për ty kemi zgjedhur skampi krudo, të cilat janë produkte deti sa të shijshme dhe të ushqyeshme po aq edhe të thjeshta për t’u gatuar. Për të përgatitur këtë pjatë të duhen këta përbërës:

Advertisement

Skampi 500 gr

Vaj ulliri ekstra i virgjër
Majdanoz

Kripë

Shegë

Limon

Përgatitja:

Marrim skampin dhe pasi e pastrojmë e vëmë në abatitor ose në frigorifer tek pjesa ngrirëse për 10 minuta dhe më pas e vëmë në pjatë. I shtrydhim sipër limon, i hedhim vajin e ullirit dhe e dekorojmë me fletë limoni, shegë dhe majdanoz. Pjata është gati. Ju bëftë mirë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ta lë të fejuarën e dytë dhe të kthehem te e para?

Next Post

Devis Muka: Ia kam zili politikës...!

Advertisement