Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pse ndizet drita e ABS-it?
Mund të bëhet padi pa një adresë konkrete?
Astrologia shpjegon...!

Mund të bëhet padi pa një adresë konkrete?


Kam një pyetje për avokatin. A është e mundur që unë të hedh një padi civile apo penale në prokurori pa patur një adresë konkrete për këtë person pasi ai/ajo mund të ketëndërruar shtëpi apo vend pune apo duhet të kem patjeter një adresë në mënyrë që të hedh këtë padi dhe të filloj një proçes gjyqësor ndaj këtij personi? Ju falënderoj paraprakisht nëse më jepni detaje si mund të filloj padinë ndaj dikujt.

Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:- Në procesin gjyqësor civil njoftimet e gjykatës dokumentohen nga sekretari gjyqësor ndërsa përgjegjës  për kryerjen e njoftimeve duke kryer kërkime të nevojshme në lidhje me adresën e personit që i drejtohet njoftimi, në regjistrat publikë, në organet e administratës shtetërore, në familje dhe tek të afërmit, në vendqëndrimin ose vendbanimin e fundit të personit që i drejtohet njoftimi, ose nëpërmjet burimeve të tjera të mundshme është punonjësi i gjykatës. Ky proçes kryhet nëpërmjet telefonit, adresës së e-mailit, nëpërmjet komunikimit të fletë-thirrjeve në adresën e palës së paditur ose shërbimit postar sipas adresës së paracaktuar nga pala paditëse. Nëse njoftimi dështon, por adresa është e saktë, atëherë proçesi bëhet me shpallje publike, me qëllim që personi të supozohet se ka marrë djeni dhe më pas gjykimi zhvillohet në mungesë. Në proçeset gjyqësore penale njoftimi i të pandehurit në gjendje të lirë bëhet duke i dorëzuar atij kopjen e aktit. Kur nuk mund t’i dorëzohet personalisht, njoftimi bëhet në banesën e tij ose në vendin e punës, duke ia dorëzuar aktin një personi që bashkëjeton me të ose një fqinji, ose një personi që punon me të. Kur vendet e treguara më sipër nuk dihen, njoftimi bëhet në vendin ku i pandehuri ka banimin e përkohshëm ose vendin ku qëndron më shpesh, duke ia dorëzuar atë njërit prej personave të treguar në paragrafin. Njoftimi i të pandehurit kur nuk gjendet kur njoftimi nuk mund të bëhet sipas rregullave të caktuara për njoftimin e të pandehurit të lirë, autoriteti procedues urdhëron kërkimin e të pandehurit. Në qoftë se kërkimi nuk jep rezultat pozitiv, atëherë nxirret vendimi i mosgjetjes, me të cilin, pasi i caktohet një mbrojtës të pandehurit. Njoftimi për të pandehurin e fshehur ose të arratisur bëhet nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit mbrojtësit dhe kur ai nuk ka mbrojtës autoriteti procedues cakton një mbrojtës kryesisht. Kur vendbanimi ose qëndrimi i të pandehurit jashtë shtetit është i njohur, autoriteti procedues i dërgon atij letër rekomande me lajmërim marrje. Kur del se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vepruar si më sipër autoriteti procedues, para se të nxjerrë vendimin e mosgjetjes, urdhëron të bëhen kërkime edhe jashtë territorit të shtetit sipas rregullave të caktuara në marrëveshjet ndërkombëtare. Më kontakto personalisht!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse ndizet drita e ABS-it?

Next Post

Astrologia shpjegon...!

Advertisement