Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Me 1 euro pronar shtëpie, oferta vjen nga Italia!

Një ofertë që nuk mund ta refuzoni. Qyteti sicilian ka nxjerrë në shitje shtëpi me vlerë vetëm 1 euro!

Shtëpi të vendosura në një kodër, me pamje mahnitëse nga Mesdheu. Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë.

Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë të papërfillshme vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha.

Advertisement

Sambuca nuk është qyteti i pari në Itali që ofron një marrëveshje të tillë, duke joshur pronarë të rinj të shtëpive.

Giuseppe Cacioppo, zëvendëskryetar i Sambuca tha: “Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë!”

Kushti është që pronarët e rinj duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh., si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh.

Pasi ata do të kryejnë rikonstruksionin e banesës, atyre iu rikthehet depozita prej 5 mijë eurosh.

Cacioppo thotë se blerësit nuk do të zhgënjehen. “Sambuca njihet si një qytet i bukur”, thotë ai.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Valbona Selimllari më në fund pranon ndërhyrjen në fytyrë

Next Post

Shpërthen pas një dekade ish e dashura: Ronaldo psikopat!

Advertisement