Nga
Mevi Babaj-Shyti 

..Përbri saj, retë e bardha si fluska dëbore, vështron qytetin e bukur, me mijëra drita.​ 
Hëna, ky planet i bukur që herë-herë më bënë të flas me të; duke vështruar qiellin, herë më bën të qajë, e herë të qeshë?!!!​ 
Më jep frymëzim, duke kujtuar fëmijërinë dhe rininë time që, nuk ngjasojnë aspak me fëmijërinë dhe rininë e breznive të sotme.​ 
Fëmijëria dhe rinia ime, më duket se ishin autoktone, origjinale, puro shqiptare, ku gjithçka; uji, buka, gjalpa, pemët, perimet etj ishin autoktone; poashtu; vlerat tona të larta kombëtare, si: gjuha, flamuri, edukata, morali, arti, kultura dhe shkenca etj.., më duket disi, frymonin në sasi dhe në cilësi; më shumë, shqip. ​ 
-Dhe, jo vetëm kaq; por edhe njerëzit atëbotë, më duket ishin më të dashur, më të sinqertë, më humanistë, më dorëlirë, më trima dhe trimëresha; me pak fjalë, ishin ndryshe. 

E di, hëna sonte ndriçon si dikur. Por, mua më duket, po ndiçon jo në mënyrën e saj të zakontë. Është e mërrolur, jo shkëlqyese, sikur është e tjetrësuar; krahasuar me të kaluarën e saj, për më keq; mua më duket se, është e shqetësuar e trishtuar, për gjithë këto prapakthime të njerëzimit, që i ceka më lart, të cilat mjerisht kudo nëpër botë, janë zëvendësuar e shtuar tej mase, me turpe të neveritshme, me krime tejet trishtuese, që e gjora hënë po i shiqon, madje edhe po i dëgjon, nga poshtë-lart, “mrekullitë e botës” që po ndodhin në planetin tonë, të quajtur, tokë e det. ​ 

Në këtë thëllim mendimesh, kujtohem m e dëshprim në veçanti, për vendin tim, krahasuar me kohën e sotme; dikur kishte më pak mospajtime, mashtrime, gënjeshtra ndërvëllazërore dhe ndërmotrore, familjare, farefisnore dhe më gjerë: turpe dhe krime: vrasje, plagosje, hajni, (korrupsion), mito, drogës as që i dihej aroma e “ëmbël “, apo çfarë “përfitimi” kishte, pastaj, nuk kishte prostitucion në përmasa të gjëra, lojëra të fatit që, familjes dhe shoqërisë së sotme, po i sjellin fatkeqësi të rënda; dhunë dhe divorce bashkëshortore. ​ 

-Derisa, isha ashtu thellësisht e tretur në mendime, papritur thëllimin tim e ndërpreu një cingërimë e këndshme telefoni; nëna ime e dashur më grishi, ajo më ndihmoi të mos shkrihem në vaj; për hënën dhe diellin, për tokën dhe qiellin; për gjithçka që ato çaste më vinin vërdallë, panetet çka po shohin dhe po dëgjojnë për njerëzimin.​ 
Kjo më bëri, që të këndellem se, megjithatë bota kishte dhe ka shumë mrekulli, bukuri dhe dashuri; dashuria më e madhe për mua, ishte dhe është përjetësisht, dashuria ndaj nënës. Ndaj, bashkë të marrim forca, për të dalë ngadhjimtarë, mbi gjithçka të keqe, që i kanë shkatuar dhe po i shkaktojnë botës, forcat e errësirës.​ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *