Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

I binte velloja në tokë

– E nderuar astrologe, ju lutem më ktheni një përgjigje për këtë ëndërr. U gjenda në një dhomë me njerëz, të gjithë më pyesnin nëse e dua të dashurin tim dhe unë, shumë e vendosur, thoja “po”, por të gjithë më shihnin me habi. Pastaj kur po shihja në televizor, m’u shfaq ajo vajza me vello. Dukej sikur sapo kishte qarë dhe nga flokët filloi t’i binte velloja pjesë-pjesë në tokë. Ju lutem, më ktheni përgjigje se po çmendem. Ju uroj gjithë të mirat!

– E nderuar vajzë, në realitet, ju jeni shumë e shqetësuar dhe në ëndërr ju është shfaqur e njëjta gjë. Do të keni shumë debate dhe probleme me ata persona që janë në dijeni të lidhjes tuaj. Shumë diskutime, dhimbje dhe lot do të derdhni për lidhjen tuaj, pasi keni një pengesë shumë të fortë në mes, siç është familja e djalit. Kjo gjë do të ndikojë edhe në lidhjen që keni me të dashurin. Ai ju do shumë, por njëkohësisht, ndikohet nga familja e tij e cila po përpiqet ta largojë nga ju. Në përfundim të ëndrrës duket një dritëz e vogël shprese, pasi kushdoqoftë vajza e dytë që duan t’jua vënë në mes, ajo nuk është shumë dakord që t’jua marrë të dashurin. Por, gjithçka varet nga i dashuri juaj. Ai e ka në dorë t’u japë drejtim gjërave dhe ta mbrojë lidhjen tuaj. Mos u shqetësoni para kohe.

Advertisement

Po rregulloja flokët

– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur po përgatitesha për t’u bërë nuse, por pa fustan të bardhë; vetëm flokët rregulloja. Kur vesha sandalet (njëra ishte gri), taka e djathtë m’u këput dhe në moment, ia dhashë babait për të ma rregulluar. Një natë tjetër, pashë sikur u bëra me fëmijë (djalë) që i ngjante identik vëllait tim. Nëse mundeni, më jepni një shpjegim pasi jam shumë kurioze të di çfarë do të ndodhë. Jona.

– Do të keni pengesa në një projekt që keni kohë që po e planifikoni. Se në çfarë fushe është, këtë e dini vetëm ju; nuk mund t’ju them gjë. Do të keni një pengesë për pak kohë dhe do të jetë pikërisht familja që do t’ju gjendet pranë e do t’ju ndihmojë në çdo gjë. Në të ardhmen, e cila urojmë të mos jetë e largët, do të arrini më në fund realizimin e planeve tuaja që kishit kohë që i kishit projektuar. Vetëm kini durim, pasi stresoheni nga nxitimi.

Në një mbrëmje

– Do shkoja me taksi me shoqërinë time, në një mbrëmje, por dy shoqet e mia ikën përpara dhe harruan të më merrnin. Unë u thashë të tjerëve: “Po këto, harruan që unë isha për të ikur?”. Pastaj pashë sikur me pjesën tjetër të grupit e bëmë rrugën më këmbë. Një shoqja ime pastaj foli me të dashurin në celular dhe i tha: “Do takohemi te kisha, nuk vonohem”.

– Kjo që keni parë, është diçka e zakonshme e cila, siç është shfaqur në ëndërr, mund të ketë ndodhur ose do të ndodhë në realitet. Nga pakujdesia do të ndiheni e mënjanuar dhe mund të keni një lloj diskutimi jo të këndshëm me shoqërinë që ju rrethon, por kjo do të vijë nga veprimet tuaja të pamenduara mirë. Prandaj, mos ua vini fajin atyre që ju rrethojnë. Gjithë të mirat!

Pashë filxhan

– Jam një grua që para dy netësh kam parë në ëndërr sikur shkova te një fallxhore dhe ajo më pa filxhanin. Ajo po më thoshte: “Sa shumë njerëz ke rreth teje!”. Më pas hapi sytë dhe më tha: “Po ti qenke nevrike e madhe mi!”. Aty më doli gjumi. A ka ndonjë kuptim, ju lutem? Pres përgjigje këtë javë, nëse mundeni.

Shikimi i filxhanit në ëndërr ka shumë kuptime, por si fillim ai tregon që do të keni vizita të papritura në shtëpi. Veç të tjerash, do të grindeni me dikë brenda familjes, por kjo s’do të thotë që do të jetë stresuese, ndaj mos u mërzisni; gjithçka do të kalojë shumë shpejt.

Fjeta fshehurazi me të dashurin

Mbrëmë kam parë në ëndërr sikur isha në shtëpi dhe mami më kishte rregulluar krevatin ku do flija. Më pas, doli nga dhoma dhe unë i thirra të dashurit tim fshehurazi që të vinte të flinte me mua. Ai erdhi dhe u shtrimë të dy në krevat, duke komentuar sa bukur e kishte rregulluar mami dhomën. Pres parashikimin.

– Nëse deri tani e keni mbajtur të fshehur lidhjen tuaj, në ditët në vazhdim do të lindin dyshimet e para, pikërisht te mamaja juaj. Duhet të bëni shumë kujdes me lidhjen që keni nëse dëshironi ta mbani të fshehtë, sepse mamaja ju ka nën vëzhgim gjithë kohën. Mund t’ju duket pak i ashpër veprimi i saj prej kontrollueseje, por ajo e bën sepse ka frikë mos lëndoheni. Me pak fjalë, dyshimet te mamaja juaj do të lindin shumë shpejt. Ky është parashikimi.

Një vend i çuditshëm

– Ju përshëndes! Në ëndërr isha në një vend që herë e njihja herë jo. Isha në natyrë dhe shikoja të shkruara kryqe të krishterësh, të vizatuara në një pjesë muri. Ecja si e shastisur dhe nuk i merrja vesh ato shkrime fare, gjithçka më dukej e çuditshme. A ka ndonjë kuptim?

– Ëndrra juaj tregon që do të ketë thashetheme dhe shpifje ndaj jush. Do të përjetoni të njëjtën ndjesi si në ëndërr, por do të jetë kalimtare, prandaj mos u shqetësoni. Qëndroni indiferent ndaj gjithçkaje që dëgjoni apo shikoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Burrat dhe gratë? Dy polet e një magneti!

Next Post

Kur problemet e burrit minojnë dëshirën e gruas

Advertisement