Përshëndetje! Automjeti im është një Ford Kuga, diesel i vitit 2012. Në kroskot më shfaqet një dritë ABS. Ju lutem a mund të më këshilloni se ç’duhet të bëj? Ju faleminderit paraprakisht!
Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Përshëndetje dhe ju falënderoj për besimin! Do t’ju këshilloja të vinit re telat elektrike nëse ato janë të dëmtuara për të parë nëse është gjetur ndonjë instalim elektrik që duhet riparuar ose zëvendësuar, për të zgjidhur këtë gabim këtu para se të zëvendësoni njësinë e ABS. Nëse jemi ne rastin qe ABS ka nevojë për zëvendësim ju mund të blini një njësi të re për të korrigjuar këtë çështje. Zëvendësimi i ABS-it të ri bashkë dhe me punën mund të shkojnë rreth 150.000 lekë. Uroj të bëni më të mirën për makinën tuaj!