– Jam 25 vjeçe, e martuar, por nuk kam fëmijë. Jam pak e shëndoshë, 164 cm e gjatë dhe peshoj 67 kilogramë. Kam lexuar se çaji jeshil me xhinxher jep efekt për t’u dobësuar nëse shoqërohet edhe me palestër. Si mendoni ju, a është e vërtetë? Faleminderit

Diego Hoxha, fitness instruktor, Fitness&Box Sport Albania, Rr Bajram Curri, pranë maternitetit të ri, tel +35544534743:- Përshëndetje! Nenuk mund të përcaktojmë me fjalë që kjo gjë të dobëson apo të dobëson por mund të themi që ndikon dhe na ndihmon për t’u dobësuar! Tashme e dimë që peër rënien në peshë dhe për të mbajtur linjat e trupit duhet sakrificë e madhe dhe janë shumë faktorë që i kemi përmendur, dieta e ekulibruar, aktiviteti fizik i rregullt , genetika dhe metabolizmi! Çajrat e ndryshëm si xhinxheri, çaj jeshil, çaj i hithrës apo suplementet të tjera ndihmojnë dhe ndikojneë në një përqindje të vogeël në rënien në peshë sepse ne po morëm shumë kalori ose po nuk bëmë aktivitet fizik dhe konsumojmë çajra të ndryshëm apo marrim suplemente që janë vetëm produkte komerciale, të jesh e sigurtë që është e kotë! Çaji i xhinxherit është shumë i mirë dhe rekomandohet të konsumohet sepse ka veti të mira kuruese! Xhinxheri ka vetitë teë tretjes, anti-inflamatore dhe është i shkëlqyer për trajtimin e gripit dhe dhimbjeve osteoartikulare. Ai gjithashtu lehtëson tranzitin e zorrëve dhe mbron florën bakteriale dhe mukozën e stomakut, si dhe një antioksidant natyral gjithashtu i dobishëm për parandalimin e tumoreve. Xhinxheri, megjithatë, është gjithashtu shume i mire per djegien e dhjamit të detoksit të ushqimit, për këtë arsye është një aleat i madh për të humbur peshë. Duhet ta vini atë në programin tuaj ushqimor duke ndjekur një dietë të ekuilibruar dhe aktivitet të rregullt fizik. Falë një prej përbërësve kryesorë të saj: gingerol, një përbërje kimike me vetitë termogjene, dhe falë shijes së saj me aromë, arrin ta rrisë temperaturën e trupit duke përshpejtuar metabolizmin. Në këtë mënyrë ben lehtësimin e shkrirjes së yndyrës së barkut! Të uroj gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *