Pjerin Gjondrekaj është nga Shkodra dhe që nga ky fakt ai nuk kishte si të mos e donte muzikën dhe tashmë e ka bërë edhe pjesë të jetës së tij. “Syn i zi” është klipi me të cilin ai u prezantuar në mënyrë konkrete tek publiku dhe nga ky klip ka marrë edhe vlerësimet e duhura. Pjerin Gjondrekaj, këngëtari shkodran mjaft i pëlqyer në Shqipëri dhe jashtë saj, në këtë intervistë rrëfen si u realizua ky klip,  eventet në të cilat ka qenë prezent por edhe projektet për të ardhmen.

 Fabjola Kuburi:-Pjerin, flasim pak për klipin tënd më të fundit “Syn i zi”, duket se është pritur mirë nga publiku. Çfarë mund të na thuash sot ti për këtë këngë, duke qenë se nuk është hera e parë që ti je pjesë e kësaj gazete?

Pjerin Gjondrekaj:- Kënga është realizuar nën produksionin e Xoxo, dhe në fakt ka pothuajse një vit që ka dalë në treg e mund të them që kam marrë feedback shumë të mirë nga publiku. Ishte një projekt muzikor ndryshe nga çfarë bëj zakonisht  kjo sepse doja të provoja diçka që më shumë po dëgjohet sot në tregun muzikor edhe është më afeër shijes së publikut të gjerë.

-Për të gjithë ata që s’të njohin aq sa duhet, sa këngë ke deri tani, sa videoklipe dhe cila është kryesisht natyra e këngëve tuaja e materialeve që realizon?

– Në fakt kënga për të cilën folëm është projekti im i parë si kompozim dhe tekst i ri.

Më së shumti kam kënduar dhe realizuar këngë popullore qytetare shkodrane pasi ai është zhanëri muzikor me të cilin punoj dhe zhvilloj aktivitetin tim muzikor live.

-Di që ke edhe një këngë të re të përfunduar në audio dhe që pret vetëm realizimin e klipi apo jo? Kur do publikohet dhe cilës rryme i përket?

-Po, në fakt projekti tjetër sapo ka përfunduar dhe jam shumë entuziast për ta prezantuar tek publiku. Përsa i peëket klipit jemi duke biseduar rreth idesë dhe lokacioneve të mundshme pasi mendoj ta sjell në treg afër verës duke qenë se përshtatet shumë edhe me stinën. Mund të themi që është një këngëe stilit regaton.

– Pjerin, çfarë vë re nga jeta në klubet dhe mbrëmjet ku këndon?

– Vitet e fundit në fakt nuk jam angazhuar me mbrëmje në lokalet e natës kjo pasi ka qenë një zgjedhje e imja. Me së shumti frekuentoj festa familjare dhe kryesisht dasmat nëse flasim per në Shqipëri. Kohët e fundit kam marrë pjesë edhe ne festa të ndryshme  edhe jashtë Shqipërie në Europë, Diasporë dhe në Australi.

– Meqe jemi tek pjesa e aktiviteteve jashte vendit, a mund të na thuash cilat janë disa evente të rëndësishme që ti ke marrë pjesë kohët e fundit?

-Vitin e fundit kam qenë i angazhuar me aktivitetë në Amerikë kryesisht. Evente ka plot por kryesoret janë festat e funvitit, festat kombëtare ku shqiptarët i japin rëndësi të plotë, atmosferat e krijuara në këto raste janë gjithmonë shumë të bukura dhe të mbushura me gjallëri e gëzim. Festat atje të ngjallin emocione sepse shqiptarët e duan muzikën dhe kryesorja janë shumë mikpritës, organizohen shumë mirë mes njeri-tjetrit dhe kjo bën që gjithçka të shkojë për mrekulli.Gjithashtu dhe festa e Flamurit para dy viteve në Adelaide e organizuar nga Albanian Community in Australia, ka qenë shumë mbresëlënëse pasi ka pasur një pjesëmarrje të shumtë tëshqipëtarëve atje.

– Muzika më shumë shihet apo dëgjohet sot?

– Per fat të keq më së shumti shihet, kjo sepse vetë artistat e kanë edukuar në mënyrë të tillë publikun e ri, por fatmirësisht është një pjesë që e do dhe e vlerëson muzikën e vërtetë.

– Çfarë është e rëndësishme për ty në muzikën që bën?

– Autenticiteti besoj se është pika e fortë e imja dhe e mënyrës se si unë bëj dhe e konceptoj muzikën.

– Nga cili prej zhanreve të muzikës je alergjik?

– Çdo zhanër muzikor është i bukur kur ekzekutohet në mënyrën e duhur. S’mund të them që jam alergjik, por thjesht kam preferenca.

-Si i sheh bashkëpunimet që bëhen sot, shumë prej të cilave bëhen edhe për kompromis?

– Nuk më pëlqen t’i komentoj të tjerët, kur dëgjoj diçka të bukur e duartrokas. Zgjedhja për kompromise është personale  për çdo artist.

-Nga ty pritet të ketë ndonjë bashkëpunim në vazhdim?

– Për momentin nuk kam diçka konkrete, kjo për faktin se i mendoj gjërat mirë para se ti vë në zbatim.

-Kujt ke  patur dëshirë t’i ngjash kur keni qenë i vogël, ke pasur një idhull në muzikë?

– Nuk jam rritur me një koncept të tillë, idhulli i vetëm që kam është Zoti.

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *