Sapo ka nisur sezoni i ri i emisionit “Mos i fol shoferit” në Ora News, nën realizimin dhe moderimin e Rudina Dembacajt. Një sezon i ri plot humor, me një skaletë të re, i riformatuar, shumë më i kompletuar dhe me një audiencë të jashtëzakonshme. Rudina këtë herë vjen në një rrëfim pak më të çlirët, e drejtëpërdrejt, konkrete, me synime dhe shumë e dashur për lexuesin dhe ndjekësit e saj!
Fabjola Kuburi:- Rudinë, duket sikur televizioni është ambicia jote tani… E vërtetë?
Rudina Dembacaj:- Humori, ka qenë gjithmonë!
-Ke lënë diçka mënjanë, duke qenë e angazhuar në “Mos i fol shoferit”?
– Kam shtyrë për pak kohë monodramën në teatër. Sapo “Mos i fol shoferit “ të dalë në “autostradë “ do i dedikohem më shumë dashuri, një monodramë që prej shumë kohësh,e imagjinoj,e dashuroj dhe e ndjej ta bëj. Do jetë nga Franca Ramë me regji të Ina Gjonci.
-Sezon i ri, skaletë e re, organizim rrënjësor i ri, të gjitha këto i realizove gjatë verës apo kishe kohë që i planifikoje?
– Është vetëm fillimi i asaj që do realizoj! Ka kohë, që e kisha projektuar. Për këtë falenderoj shumë bashkëpunëtorët e mi dhe Rtv Ora News.
– Intervistat në studio janë më komode se në makinë apo e kundërta?
– Janë të ndryshme, shumë të bukura të dyja.
-Komentet, kritikat, komplimentet që të janë adresuar deri tani…
– Mezi pres kritikat, komentet pozitive sigurisht që më gëzojnë shumë. “Mos i fol shoferit” nuk ngjan më asnjë format tjetër dhe është pritur shumë, shumë mirë. Jam e lumtur, jam me fat dhe po punoj me njerëzit e duhur.
-Cilat janë cilësitë dhe të metat që të karakterizojnë në ambjent pune?
– Cilësi kam pa fund edhe të meta sa të duash. (Qesh)
-Ka njerëz që nxiten të jenë më produktivë kur i lënë gjërat në momentin e fundit. Ndodh kjo gjë me ty?
– Shpeshherë po! Por, javën e kaluar psh u zgjova në 3 të mëngjesit, shkruajta një monolog, qesha vetë u kënaqa. Kur filloi xhirimi bëra tekstin që më kishte shkruar shkrimtarja.
-Kur nuk e di diçka, pyet gjithmonë apo ndonjëherë është mirë ta kalosh sikur e di?
– Pyes gjithmonë, gjithmonë!
-Çfarë ka sjellë Rudina në Ora News?
– Emision argëtues, shumë elegantë dhe shumë teleshikues të shtunën mbrëma.
-Mendon se mjafton të kesh cilësi që të përflitesh?
– Në Shqipërinë tonë, përflitet kushdo…për fat të keq!
-Je më tepër e prirur të jesh besuese apo dyshuese në atë që flitet, në atë çfarë ndodh?
– Besuese absolutisht. Mendoj se kur dikush nuk thotë të vërtetën është kompleks dhe problem i personit përballë meje, unë njësoj jetoj.
-Nëse shpirti yt do të kishte një fytyrë, cila do të ishte ajo?
– Fytyra që kam!
-Ke frikë të të njohin plotësisht?
– Jo! Për të hequr modestinë tani, kush më njeh plotësisht më do shumë! Ua, sa e ëmbël qenkam me veten sot!(Qesh)
-Është e vërtetë se kënaqësia që përftojmë nga gëzimi që u shkaktojmë të tjerëve, në thelb është një egoizëm i kamufluar?
– Jo!
-Gjërat te të cilat gjen emocion e adrenalinë tani për tani?
– Viktoria,ime bijë!
-Nëse do të kishe 24 orë jetë, si do t’i kaloje ato?
– Me familjen, duke kënduar dhe duke pirë.(Buzëqesh)
-Është mirë të kesh pak apo aspak sinqeritet?
– Është më mirë të kesh shumë, se je shumë rehat me veten. Je njeri më i lumtur.
-Çfarë është për ty një njeri i mirë?
– Motra ime,sheh vetëm punën e vet!
Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!