Ka kohë që jeton në Zvicër por me prejardhje është nga Tetova e Maqedonisë. Është marrë një kohë të gjatë me basketboll e nga pamja e parë shihet si sportdashës pasiqë ka një fizik për t’u pasur lakmi si të një basketbollisti të vërtetë. Sherif Jusufi, është 28 vjeçari që po ç’mend zviceranët me format e tij fizike ndërkohë që ai thekson se ka lënë këtë sport duke i’u përkushtuar më shumë bodybuilding-ut si një sport e don shumë dhe që për momentin është duke e ushtruar. Për të parë se në çfarë forme të bukur fizike është ai, mjafton të klikohen fotot në vazhdim.