Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Ndryshimet orbitale në Misionin SVVARM

Tre satelitë të ngarkuar me mision shkencor të Agjencisë Kozmike Evropiane, binjakë të misionit SVVARM, kanë tashmë disa muaj që u bien rretheqark hapësirave kozmike rreth Tokës, për të studiuar fushën e saj magnetike. Ata u lëshuan me kërkesën e kësaj agjencie me raketambajtësin rus “Rokot” dhe dolën në lartësinë 490 kilometra duke u kryqëzuar në gjerësi të ndryshme orbitale, domethënë, duke ndjekur linjën e fushës magnetike të Tokës nga poli në pol. Kësaj “trioje hyjnore” të aparateve kozmikë automatikë i është ngarkuar detyra të studiojë gjithashtu ndërveprimin e kësaj fushe me “stuhitë diellore”, të kryejë matjet, si dhe të identifikojë sinjalet e ndryshme magnetike që dalin nga qendra e Tokës, korja e saj, manteli, oqeanet, jonosfera dhe gjithë rruzulli tokësor. Në bordet e këtyre satelitëve janë montuar komplekse të ndryshme aparatesh dhe pajisjesh që do të matin parametrat e fushave elektrike dhe fushën magnetike te Tokës, si dhe radiodhënës për të transmetuar të gjitha materialet shkencore të grumbulluara gjatë vrojtimit nga aparatet e posaçme. Në vend të satelitëve të vetmuar me aparate të veçantë, tani kryhen matje njëkohësisht në tre drejtime të ndryshme. Rëndësi të posaçme në këto raste merr vetë orbita e zgjedhur, si dhe lidhjet e ndërsjellta midis kompleksit të aparateve të të tre satelitëve. Në këtë rast, nuk ke si të mos marrësh parasysh gjendjen e ndryshueshme së mjedisit nga hapësirat kozmike. Kësisoj, studiohet edhe ndikimi i tyre në hapësirat rreth rruzullit tokësor në përgjithësi. Po kështu, po studiohet kufiri më i ulët i atmosferës në raport me aktivitetin e Diellit, studiohen faktorët e ndryshëm klimaterikë që ndikojnë nga Kozmosi mbi Tokën tonë. Tani, aktualisht, dy satelitë janë ulur në orbita që janë 462 larg Tokës. Ata do të lëvizin pothuajse në krah të njëri-tjetrit, me një ndryshim: Mbi Ekuador, prej më shumë se 150 kilometrash. Në të ardhmen, kjo lartësi do të ulet për tre vjet, deri në 300 kilometra. Ndërkaq, sateliti i tretë do të kalojë në orbitën prej 510 kilomerash lartësi, në një rrafsh pej 87 gradësh. Sipas specialistëve, ky është pozicion mjaft i përshtatshëm për të studiuar në një sfond sa më të gjerë magnetosferën e gjithë Tokës…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 mendime gjatë seksit... (të gjithë i kemi patur, të paktën një herë!)

Next Post

SHQIPERI - DANIMARKE 1-1

Advertisement