Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjetan Keta: E bëra për Shqipërinë time

 

Boksieri shqiptar me famë botërore Gjetan Keta u  ndesh për titullin e Botës në versionin WBU këtë fundjavë kundër boksierit nga Bosnja Sladan Janjanin. Federatë për llogari të së cilës u organizua ndeshja është ndër më të njohura të boksit botëror, titullin e të cilit dikur e kanë mbajtur edhe emra të mëdhenj dhe historikë i këtij sporti. Më 8 shtator 2018, në Dibër të Madhe u zhvillua kjo ndeshje e rëndësishme për titullin e kampionit të Botës, ndeshja nga e cila boksieri ynë u vesh me titullin “Kampion Bote” në WBU. Boksieri nga Bulqiza, Gjetan Keta tregoi edhe një herë se me punë, pasion dhe përkushtim, asgjë nuk është e pamundur!

Advertisement

 Fabjola Kuburi:- Gjetan, Dibra e madhe në 8 shtator organizoi një event të jashtëzakonshëm. Ti ishe kryefjala e atij eventi dhe mbajte fjalën ndaj sportdashësve dhe ndjekëse të tu, fitove titullin kampion. Si erdhi ky titull dhe sa t’u desh të presësh?

Gjetan Keta:- Përshëndetje dhe faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur kudo në ndeshjet e mia. Unë kam shumë përvojë në ring, në boks, kam shumë tituj por ky titulli ishte i dedikuar prandaj edhe mezi e prisja unë. Federata në Gjermani më aprovoi kërkesën time për këtë ndeshje dhe ishte një “borxh” që kisha ndaj dibranëvë të mi,  në Dibër të Madhe, sepse më thonin gjithmonë që u kisha një ndeshje borxh, që në ndeshjen që realizova në Bulqizë dhe meqë është edhe viti i Skëndërbeut, kryetari i Dibrës së Madhe, Z. Ruzhdi Lata  më ftoi që të realizoja këtë ndeshje atje. Unë pranova me shumë kënaqësi. Ndeshja u realizua dhe dolëm me sukses.

– Ç’mund të na thuash për kundërshtarin që kishe përballë?

– Kundërshtari, Sladan Janjanin ishte shumë i fortë, ishte dinak dhe shumë strateg, kishte strategji në ring dhe shumë krenari. Unë e kuptova lojën e tij, donte të godiste fort, ndoshta sepse iu duka i vogël, (buzëqesh) por atë natë isha shumë i përgatitur, moralisht, fizikisht dhe psikologjikisht dhe vetëm fitore kishte për mua atë natë. Kundërshtari e kuptoi dhe u dorëzua vetë pas shumë dëmtimeve që mori, në brinjë, në kokë dhe mjekër. Por ishte një kundërshtar me përvojë, nuk mund t’ia mohoj këtë gjë.

-Do ta mbash mend gjatë këtë ndeshje?

-Do ta mbaj mend gjatë sepse kam pasur një mbingarkesë të madhe dhe kur shikoja videot e tij gjatë ndeshjeve të tjera, të them të drejtën nga mbingarkesa kisha edhe  pak frikë. Ndoshta nuk do e ndjeja këtë ngarkesë nëse ndeshja do bëhej në një vend tjetër, qoftë edhe në Gjermani, por para shqiptarëve duhet të dilja mirë, sepse ata janë mbështetja ime më e madhe dhe meritojnë t’i bëj krenarë.

– Kujt ia dedikon këtë sukses të radhës dhe kaq të rëndësishëm?

-Të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, ia dedikoj vëllait tim Ismailit, familjes time, prindërve të mi sepse mbajnë një peshë të madhe mbi supe sa herë që unë kam ndeshje.

– Mediat gjermane gjatë gjithë këtyre viteve të kanë quajtur “një egërsirë e pandalshme”duke patur kështu edhe mbështetjen e tyre. Si e konsideron këtë suport dhe etiketim të tyre?

-Unë në Gjermani, që kur kam shkuar për herë të parë e kam treguar dhe mbajtur lart emrin e Shqprisë, emrin e origjinës time dhe sedra nuk më linte që të dorëzohesha.(Buzëqesh) Ata e vlerësojnë vullnetin, punën dhe arritjet me zemër.

-Tashmë pas këtij titulli, cili është stacioni tjetër?

– Njeriu me kalimin e viteve mëson të durojë, mëson të mësojë dhe të punojë me strategji. Dikur punoja me fuqi fizike, me zemër të tregoja kush isha, tani punoj me të dyja, me strategji dhe zemër dhe besoj edhe për disa vite i kam në synim boksin dhe shpresoj një titull tjetër në një tjetër federatë, akoma më lart. Ky është stacioni i rradhës.

– Duke u rikthyer në kohë, farë do ribëje dhe farë nuk do bëjë asnjëherë?

-Ka shumë gjëra që për momentin i kam bërë, jam penduar dhe përsëri për pak gjithçka ka kaluar dhe kur dal fitimtar, asgjë nuk është më pendesë. Rezultati, fitorja justifikon gjithçka.

-Në krahun tënd është gdhendur tatuazh Skëndërbeu, këtë ndeshje ia dedikove atij, djali i vëllait quhet Gjergj, më thuaj nga rrjedh gjithë kjo ndjenjë kombëtare tek ty?

-Ne jemi rritur me ndjenja patriotike që të vegjël, të parët e mi kanë dhënë jetën për atdhe, atdhedashuria rrjedh në dejet tona dhe kurrë nuk e hedh poshtë origjinën. Skëndërbeu është idhulli im dhe më ka dhënë frymëzimin më të madh për të ecur përpara. Jemi shqiptarë dhe të tillë do jemi gjithmonë, deri në vdekje! Shqipëria merion më të mirën!

– Këto ditë që je në Shqipëri, besoj se je takuar me shumë njerëz. Cili ka qenë urimi më i bukur që ke marrë?

-Më takojnë, më përqafojnë ,ndihen krenarë me punën dhe arritjet e mia, kur më thonë që “Gjetan na bërë krenar” ajo është kënaqësia ime më e madhe.

– A e ndjen kënaqësinë, gjatë takimeve me njerëzit e thjeshtë sepse ata shohin tek ty një kampion, një shembull, një idhull?

-Më vjen mirë  që kur takohem me njerëzit fjala e tyre e parë është “Sa i thjeshtë je ti”, sepse krijojnë imazhin e personazhit publik dhe habiten nga popullariteti dhe thjeshtësia ime. Njerëzve duhet t’i japësh respekt sepse merr prej tyre mbështetje, pa ata nuk ka asnjë rëndësi të bësh apo të synosh karrierë.

– Cili ka qenë reagimi i institucioneve shqiptare, për këtë fitore të madhe?

– Ka pasur vlerësime, por jo nga kupola e shtetit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj më vlerësoi si shembullin më të mirë pë rininë shqiptare. Kryetari i bashkisë së Kurbinit, z. Artur Bardhi me vlerësoi me “Mirënjohje të qytetit” dhe sot kryetari i Parlamentit te Maqedonisë me vlerësoi me urdhërin “Nënë Tereza”.

– Është përfolur edhe për një “blerje ndeshjeje” apo trukim si quhet në gjuhën e sportit, keni diçka për ti thënë dikujt, një mesazh, një replikë, një dekleratë?

– Po e kam dëgjuar këtë histori! Nuk më intereson dhe nuk është se ka ndonjë problem për mua së në fund të fundit, këtë e tha një shqiptar nga një ndjesi e momentit ose ndoshta edhe padituria e xhelozia dhe po të jetë xhelozi nuk shqetëson. Unë të them të vërtetën nuk i njoh këta emra në boksin profesionist ku unë jam për më shumë se 10 vite, që të ndjej përgjegjësi për t’u përgjigjur. Lexova që po i njëjti zotëri ka kërkuar që unë të provohem, të matem me dyer të mbyllura apo dyer të hapura! Dua të them vetëm dy fjalë: Unë nuk jam në atë nivel për t’u rrahur në rrugët e Shkodrës, qytet  për të cilin kam shumë respekt. Unë jam profesionist ku çdo ndeshje dhe hap regjistrohet dhe vlerësohet nga organet e boksit profesionist, ndryshe do ti kërkonte edhe babai im (pasi nuk e njeh frikën), Klitshkos në kohën e tij apo Yoshua sot duel.(Buzëqesh) Çdo njeri në jetë dhe profesion ka një CV ku shkruhet e kaluara dhe e ardhmja e vërteton! Besoj për mua dhe vëllezerit e mi në sport dhe jetë, flet CV-ja dhe do të flasë e ardhmja.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini gazetën edhe online, vetëm për 1 euro në muaj)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një super surprizë për dizanjeren e njohur Kaltrina Neziri

Next Post

Rati: Muzika, fjalëkalimi i jetës time

Advertisement