Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mjekësi/Bëhet operacion organi gjenital?

– Përshëndetje. Jam një vajzë 28 vjeçe dhe kam një problem që më shqetëson. Kam dy muaj që kam dhimbje dhe kruajtje në organin gjenital e pikërisht në pjesën më të ndjeshme të organit, në majën e klitorisit. Dua t’ju them se buzët e vogla të organit tim që fillimin e kanë te maja e klitorisit, janë shumë të gjata dhe në ngjyrë të errët. Dua të di, a është normale kjo gjë apo unë kam anomali në organin tim? Po kruajtja dhe dhimbja e majës së klitorisit mund të jetë nga vazhdimi i zmadhimit të buzëve të vogla, që e kanë fillimin pikërisht aty ku unë ndjej dhimbje dhe kruajtje? A ekziston mundësia për ndonjë ndërhyrje për zvogëlimin e buzëve të vogla dhe a ka ndonjë mënyrë për të ndaluar rritjen e tyre? Dua t’ju theksoj se jam shumë e shqetësuar dhe mezi po pres një përgjigje nga ju. Faleminderit.

 

Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, ëhatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:- Përshëndetje e nderuara paciente! Keni të drejtë që jeni e shqëtësuar se ndonjëherë  kjo anomali e lindur që keni tek buzët e vogla të vaginës mund të ndikoj që t’ju bezdis, t’ju mundoi psiqikisht dhe të bëj ngacmime rreth klitorisit e vaginës që të keni shqetësime dhe infeksione më të shpeshta . Sa i përket anatomisë organet gjenitale të jashtme  femërore përbëhen nga dy buzë të mëdha e dy të vogla ku në brendësi të buzëve të vogla gjendet hyrja e vaginës dhe e uretrës (kanali i urinës) dhe mbi çarjen e vaginës lart gjindet klitorisi i cili luan rol të rëndësishëm në kënaqësin seksuale të femrës. Shumë femra sot kërkojnë ndihmë për të korrigjuar ndryshimet në organet e tyre gjenitale, për të kthyer vetëbesimin, për të rritur kënaqësinë seksuale dhe të rinuar jetën e tyre seksuale. Asimetria e buzve të vogla është një gjendje e lindur ku shumë femra i kanë buzët e vogla të vaginës shumë të rritura. Në këtë rast buzët e vogla dalin jashtë dhe nuk mbulohen nga buzët e mëdha. Këto femra  normalishtnuk janë të kënaqura me pamjen e buzëve të vaginës dhe në  këtë rast bëhet riformimi i buzëve të vogla të vaginës sipas kritereve estetike të gruas. Kjo anomali korigjohet shumë lehtë nga një gjinekolog e intervenimi quhet  labiaplastik (korrigjimi i buzëve të vaginës)  Ky intervenim mund të kryhet nën anestezion lokal ose të përgjithshëm varësisht nga gjendja psikologjike e gruas, por edhe nga kohëzgjatja e parashikuar e intervenimit. Qepja bëhet me penj resorbtivë (domethënë me penj që shkrihen dhe që s’kanë nevojë të hiqen). Zakonisht pas operacionit jepen antibiotikë dhe këshilla për ta parandaluar infeksionin.

Advertisement

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjekësi/Kam vrarë syrin e djathtë

Next Post

Mjekësi/T’i heq bajamet?

Advertisement