Era Rusi, kur vjen me një këngë të re do shkundë të gjithë publikun, mendojeni në një bashkëpunim me një tjetër zë si Remzie Osmani se çfarë suksesi sjellin të dyja bashkë. “Telat e zemrës” është kënga më e re e Erës dhe Remzie, ku zërat e gërshetuar kanë sjellë një këngë me nivel professional por edhe shumë popullor, atë që vetë publiku kërkon! Kush ia ka prekur telat e zemrës këngëtares tonë? E zbulojmë në intervistë…!
Fabjola Kuburi:- Era, prej pak kohësh ke publikuar klipin tënd më të ri “ “Telat e zemrës” në bashkëpunim me një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare Remzie Osmani. Ka dalë ashtu siç e prisje?
Era Rusi:- Përshëndetje Intervista, uroj të jeni mirë! Po, është e vërtetë, ka pak që është publikuar kënga ime më e re, një bashkëpunim mjaft i frytshëm me një zë të jashtëzakonshëm si Remzie Osmani dhe jam shume e kënaqur sepse vërtetë ka dalë ashtu siç e doja dhe e kisha skalitur në mendje, kënga, klipi, i gjithë projekti. Për më tepër që edhe publiku duket që e ka pëlqyer shumë. Jam shumë e lumtur për këtë gjë!
-Kush i preku telat e zemrës që sollët këtë këngë?
-Remzien gjithmonë e kam dashur dhe vlerësuar shumë si artiste, e kam thënë dhe theksuar edhe në intervista të tjera Ajo m’i preku telat artistikë të zemrës (Buzëqesh)
– Në këtë klip vjen ndryshe nga sa ishim mësuar të të shihnim. Është si rezultat i ndryshimeve brenda teje apo në funksion të asajqë do publiku?
– Klipi është i thjesht, plot ngjyra dhe gjallëri, normalisht në funksion të të dyjave, me çfarë ndihem unë mirë dhe çfarë publiku pëlqen, pra si të thuash i kemi miksuar.
A ishte ky bashkëpunimi që publiku nuk e priste nga ty?
-Ky ishte i pari (Buzëqesh)
– Sot, gjithnjë e më shumë shohim klipe sa të ngjashëm, aq edhe të ndryshëm për nga mënyra e realizimit apo konceptimit të fabulës. Ty, si të janë dukur?
– Nuk dua të gjykoj, por ka shumë të ngjashëm ose shumë këngëtarë kanë skenar ose skena pothuajse njësoj. Mendoj që këngëtarët pjesën e klipit duhet t’ja lënë në dorë kompetentëve, regjisorit.
– Cilët janë, sipas teje, parametrat premtues për t’u bërë e famshme në një vend si Shqipëria?
– Nuk dua ta them me zë të lartë.(Buzëqesh)
– Të bezdis fakti që shumë këngëtare janë bërë të tillë edhe pa qenë profesionistë?
– Eh, të them jo do gënjej, kështu që besoj se jam e kuptueshme!
– Je penduar ndonjëherë që e le Greqinë për Shqipërinë?
– Jo aspak, nuk kam arsye! Atje studiova, këtu kam karrierën dhe familjen time.
– Mendon se kompromiset janë më shumë faktorë humbës apo fitues në jetë?
– Janë të barabartë në peshore, mendoj!
– Je më e interesuar të kesh një jetë profesionale apo personale të realizuar?
– Pse jo të dyja?! Nuk do ishte keq…! (Buzëqesh)
– Çfarë ka më shumë frikë Era dhe çfarë e bën të lumtur?
– Të lumtur familja ime, frikë t’i humbas njerëzit që dua.
– Cilat kanë qenë dëshirat e tua kur ke qenë e vogël?
– Të bëhem një artiste e kompletuar në të gjitha detajet e mëdha dhe të vogla. E kam dashur muzikën që bëj dhe do e dua deri kur të bëhem me proteza(Qesh)
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!