Mes miqsh të mirë artistë, shkrimtarë, poetë dashamirës të artit dhe letërsisë zhvilluam në “Shtëpia Shqiptare Porta” diskutimin krijues rreth vëllimit të fundit me poezi të Bledi Yllit “Ylli dhe unë ” një vepër e realizuar me pretendime të larta artistike dhe shije të pastër estetike nga një poet me stilin fizionominë dhe origjinalitetin e tij. Me interes u pritën analiza e thellë e vëllimit “Ylli dhe unë” nga përfaqësuesja e Ambasadës Shqiptare në Athinë z. Almona Bajramie cila çmoj lart krijimtarinë e poetit dhe poezinë e tij, analiza e gjërë nga krijuesja Mirela Kuqo, evidentimi i vlerave artistike estetike nga Golemi NtinaMarjeta Jancaj Saliaj e cila vlerësoi gjithashtu ndihmën e Bledit ndaj krijuesve të rinj në faqen letrare që ai drejton në gazetën “Intervista”. Interpretimet e miqve të poezisë dhe këngët e këngëtares së talentuar tanimë të njohur në Greqi, Sidorela Osmani i dhanë nota gëzimi dhe hereje duke e kthyer në një festë të vërtetë! Falënderim i veçantë për drejtuesit e Shtëpisë Shqiptare Porta Bledar Miledhe Blerina Aliaj Mile, për mbështetjen e vazhdueshme të veprimtarive që evidentojnë vlerat e kulturës tonë! Suksese dhe mireupafshim në takimin e radhës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *