Jemi mësuar që vetëm këngëtarët të sjellin klipe dhe prurje në muzikë por ka edhe shkolla që dinë ta bëjnë këtë gjë shumë mirë, sidomos kur bëhet fjalë për një nga shkollat më të njohura në Tiranë “Ëilson”. Kjo shkollë sapo ka sjellë një këngë të shoqëruar me klip me titull “Jemi një” ku nën kujdesin e drejtoreshës së shkollës Adriatike Lami që është edhe tekstshkruesja e kësaj kënge është arritur një prezantim dinjitoz.
Fabjola Kuburi:-Zonja Adriatike, ju jeni drejtoreshë e një prej shkollave më në zë në Tiranë e konkretisht “Woodrow Wilson”, e cila shquhet për veprimtarinë dhe edukimin e brezit të rri sipas standardeve europiane. Besoj se po aq sa e vështirë duhet të jetë edhe e bukur të qenit në krye të kësaj shkolle. Ju vetë, ku e gjeni të bukurën dhe ku e hasni të vështirën?
Adriatike Lami:- Një shkollë si “Wilson” mbart në vetvete vlera të traditës dhe të surprizon me risitë. Ëilson është një shkollë që guxon. Një shkollë që sjell nisma, një shkollë që zbaton me delikatesë projekte integruese. Guxon, sepse shkel në tabane të forta.Sjell nisma, sepse ndihmon talentet. Me delikatesë, sepse aty punojnë njerëz me vlera profesionale dhe humane.
Ka ide aty, ka burime njerëzore, të cilat shfrytëzohen pozitivisht, ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm që jetëson çdo lloj burimi. Ne duam të jemi me meritë të parët. Dhe kemi projekte tonat që janë vërtet tonat.Wilson ka patur prej 18 vitesh; zbatime kurrikulave mjaft sfiduese, projekte ndihmëse për integrimin e fëmijëve që vijnë nga emigracioni a lëvizjet brenda vendit,promocioni në fushën e artit, sportit, etj. Në 2013 dhe në 2017 gjimnazistët e shkollës Ëilson ishin fitues në rang kombëtar në projekte me Junoir Achivment në fushën e; ekonomisë, lidershipit dhe komunikimit. Shpikjet e nxënësve tanë kanë përfaqësuar Shqipërinë në eventet europiane; Estoni dhe Bruksel.Ne kemi vënë në jetë të parët pedalimin dhe projektin e ushqimit bio për të ushqyer dashurinë dhe kujdesin për natyrën dhe shëndetin.
Ne kemi krijuar mundësinë e projekteve psikologjike si: Karrigia e psikologut përmes inspirimit duke rrëfyer. Çdo veprimtari në shkollë; mësimore apo edukative ka në qendër prakticitetin, të mësuarit për të fituar, aftësinë për jetën, punën në grup.
Siç thotë Aristoteli edukimi nuk mund të quhet i plotë kur është vetëm i mendjes, ai duhet të jetëpatjetër dhe i zemrës.Te kjo sfidë e gjej unë të bukurën dhe te kthimi i gjërave të vogla në kënaqësi të mëdha e rezultate pozitive.Por po këtu qëndron edhe vështirësia, se nuk është kaq e lehtë të gjesh rrugët drejt tyre.
-Fakti që jeni një shkrimtare e njohur dhe e talentuar j’ua ka lehtësuar punën me të rinjtë që bëhen pjesë dhe finalizojnë studimet në shkollën tuaj?
– Unë nuk jam thjesht një person që shkruaj dhe lexoj shumë. Unë besoj te eksperiencat njerëzore po aq sa besoj thënien e njohur të Franklit, sipas të cilit jo gjithmonë tradita është një mësuese që vlen. Njeriu dhe profesionisti janë maratonomakë, duhet të ecin përpara turmës njësoj si ai.Unë ndihem kreative dhe dua e luftoj që talenti të shfaqet edhe në punën që bëj. Sepse talenti jo vetëm lind, ai do edhe vullnet dhe punë pa fund. Por gjithmonë në mënyrën më të thjeshtë e motivuese. Falë Letërsisë më pëlqen dhe konkretizoj punën për një shkollë miqësore, për një shkollë ku gjërat e vështira bëhen më të thjeshta, për një shkollë që ti drejtojë nxënësit drejt zgjedhjes së gjërave që duan më shumë.Për një shkollë që fal kënaqësi, sepse ajo mbahet mend gjithë jetës.Të qenit shkrimtare nuk është kusht i suksesit dhe as garant i saj. Unë as indaj dy angazhimet e mia, as i bashkoj, por i harmonizoj kur mundem. Të shkruarit të bën më pozitiv, të frymëzon, të mbush me ide. Të jep aftësinë për të njohur më shumë botën njerëzore, të mban gjithmonë nën ritmin e të rejave, të bën të besosh te të tjerët, të bën vlerësues të mirë, të bën më shumë human dhe të bën të japësh më shumë dashuri. A nuk janë këto vlera që duhet të karakterizojnë njeriun sot, drejtuesin, mësuesin?
Por unë investimet e mia në arsim ikam të mëdha, koherente dhe hap pas hapi.Eci gjithmonë një hap para.Nuk ka qelizë të sistenit parauniversitar që nuk kam prekur dhe njohur.Pak edhe Universitarin.Por mbi të gjitha dua të punoj ende në këtë gjë që bëj.
– Zonja Adriatike, para disa ditësh shkolla të ciën drejtoni prezantoi një video muzikore ku këndojnë katër nxënës të shkollës tuaj , VIVIAN BIAGIONI , MARKO STRAZIMIRI, MARLIN & MARTIL, po kështu shfaqen në video shumë nxënës të tjerë, ndërsa teksti është realizuar nga ju. Si ju lindi kjo ide?
– Sigurisht që çdo gjë e vogël ose e madhe nuk mund të lindë pa një qëllim të caktuar.
Ne krijuam këtë këngë me idenë për të qenë një hit, por jo vetëm. Shkolla sot dhe shoqëria kanë nevojë për frymëzim, për modele, për atmosfera pozitive dhe ndjesi të tilla, për këndvështrime njerëzore.Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për një risjellje qartazi të vlerave edukative, etike, esteike dhe veçanërisht atdhetare. E kush më mirë se figura e Gjergj Kastriotit mund t’i përçojë këto ? Lindi thjeshtë si një ide, por u shndërrua në një projekt të madh. Në fillim na u bashkua një, pastaj dy, pastaj tre, pastaj u bëmë shumë, të gjithë; nxënës, mësues, staf, prindër. Po, ne Jemi Një.Kjo ishte dhe ideja e teksit të shkruar nga unë. Ne kemi fëmijë pozitivë dhe duhet të nxerrim në pah këtë pjesë të tyren, ndryshe ajo humbet dhe e keqja zë vend menjëherë. Kjo duhej thënë fort. Ndaj Enis Mullai kompozitori na kuptoi dhe bëri atë muzikë ritmike. Katër solistët Vivian, Marlini, Reidhe Marko e përqafuan menjëherë dhe e kënduan me shpirt duke elektrizuar gjithë të tjerët që janë në video. Tashmë ajo po përhapet me shpejtësi, sepse nuk është thjeshtë një këngë, është një zemër e madhe plot dashuri dhe tregues pozitivë. Brezi iri tregoi që e don diçka të tillë. Kënga dhe video përcjellin fort një mesazh; Jemi një, shqiptarë, trashëgimtarë të Gjergj Kastriotit, por jemi uuropianë të denjë dhe qytetarë të botës sëlirë.Jemi njerëz që duam dijen dhe vlerësojmë çdo gjë pozitive në natyrë dhe në qenie njerëzore.Ja që ne i duam mesazhet dhe arti është në rolin e tij më të mirë.
– Më duhet të them që është pritur mirë sepse teksti është një dedikim për heroin kombëtar Skëndërbeun, saktësisht kjo video u realizua për të transmetuar dashuri për atdheun dhe për heroin e tij, vlerësim maksimal që shkon për ju, ju vetë si e pritët këtë sukses?
– Ne nuk jemi të surprizuar, pasi ne e ndjemë që në fillim që po bënim një punë të jashtëzakonshme, por ne tani jemi të kënaqur pafund me përqafimin që të tjerët ibënë këngës dhe idesë sonë. Kjo na kënaq. Sepse në këtë rrugëtim nuk duam të jemi vetëm.
Dashuria për atdheun dhe heroin nuk është thjeshtë evokuese, por sunduese dhe e padiskutueshme. Ai është figura më dimensionale e kombit tonë dhe video ka po këtë funksion shumë dimensional; edukues , frymëzues .
-Këngëtarët e kësaj kënge, janë talente të rinj dhe shumë të suksesshëm në drejtimet e tyre madje edhe të vlerësuar nga publiku i gjer. Si ndiheni kur nxënësit tuaj vlerësohen dhe ecin në përmbushje të premisave të tyre, sepse një pjesë e madhe e suksesit të tyre është edhe meritë e mbështetjes tuaj apo jo?
– Ne nxisim talente në shkollë përmes; Kurikulës, stafit dhe infrastrukturës sonë.Metodologjisëgjithashtu.Puna me to është vazhdimësi. Ata ia lënë stafetën njëri- tjetrit dhe gjithmonë vijnë..! Ata që ikin janë pjesë e bukur e një historie edukimi. Frymëzuese padiskutim.
– A keni një mesazh për nxënësit tuaj dhe jo vetëm, nxënësit kudo që ndodhen në Shqipëri, i cili mund t’u vlejë shumë për të ardhmen?
– Po kam një mesazh. Luftojeni indiferencën, zhdukeni dembelizmin, kini shpresë, bëjeni me dashuri çdo gjë që doni, punoni bashkë , shikojini në sy prindërit tuaj, dëgjojeni mësuesin që vlen, atëherë do ta keni larguar frikën nga vetja dhunën dhe pranë jush do të vijë shpresa, dashuria dhe lumturia. Ne na duhen fëmijë të lumtur dhe një shkollë miqësore me vlera etike, estetike,atdhetare , europiane emë gjerë.
– Duke ju falendëruar shumë dhe duke ju uruar vetëm suksese në profesionin tuaj që e bëni me shumë dashuri, çfarë do kemi në vazhdim nga Adriatike Lami, një jetësim ideje që ndoshta do të na surprizojë, një libër të ri, çfarë planesh ziejnë në mendjen tuaj brilante?
– Kam plane dhe ide fantastike. Gjithmonë më zë frika vetëm për një gjë: Çdo të bëj nëse një ditë nuk do të kem më ide!? Sepse nuk e kuptoj punën dhe letërsinë pa to. Unë kam botuar deri më tash 7 libra me poezi.Më lejo t’i rendis; 7 Prajmet e udhës sime, Lulnimi i mureve, Krilla t’kuqe dhe burra t’huaj, E re reja jote, Në shtator bëhet verë, Ne flasim për dy botë të ndryshme dhe Burri që më do mua. Kam mjaft botime metodike dhe jam bashkëautore në tekstet mësimore të gjuhës dhe letërsisëshqipe prej vitesh. Në planet e mia kam së shpejti: Një libër pune për letërsinë, një botim psikologjik, një përmbledhje poezie dhe poemash si dhe dy proza të gjata.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!