Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Burrë shteti, apo burrë gruaje?
SHQIPËRIA: “ SILIKON VALLEY I VOGEL I BALLKANIT”
U paralizua që katër vjeçe!

SHQIPËRIA: “ SILIKON VALLEY I VOGEL I BALLKANIT”


DORINA HOXHA NE NJË INTERVISTË EKSKLUZIVE ME EGLI HAXHIRAJ

-Si një avokat por edhe si sipërmarrës themelues i studios ligjore dhe fiskale nderkombetare ‘Fare Impresa’ mund të na thoni cilat janë problemet e juridike të një biznesi në përgjithësi? Po problemi më specific per sipërmarrësit e rinjë?

Nese nuk do ta shikonim me paragjykim, Shqiperia eshte nje vend plot mundesi per sipermarresit sidomos ata te rinj.

Advertisement

Me lejo te te permend vetem disa prej avantazheve te medha qe ka vendi yne per sipermarresit:

Avantazhi kryesor eshte nje sistem fiskal i favorshem i cili bizeneset e vogla Startup te cilat faturojne deri ne 40.000 euro ne vit parashikon zero perqind tatim mbi fitimin.

Po keshtu per te hapur nje biznes eshte relativisht e thjesht dhe shume pak burokraci, kostot e punonjesve dhe furnitoreve jane te ulta nese i krahasojme me ato te vendeve te rajonit.

Mos harrojme qe tregu per sipermarrjet ka ndryshuar shume, interneti ka hedhur poshte shume nga barrierat qe kane ekzistuar me pare, por ka nxjerre nga tregu edhe modelet e vjetra te biznesit.

Sot nje kompani shqiptare mund te shesi produktet dhe sherbimet e saj ne te gjithe boten nese do, edhe pa patur nje zyre fizike por thjesht me nje laptop dhe nje linje interneti.

Ky eshte nje problemet kryesore qe modeli i Universitar i yni nuk eshte i krijuar per te nxjerre sipermarres por per te nxjerre thjesht punonjes.

Te rinjte e kane gati te pamundur te orientohen ne tregun aktual sepse tregu ka ndryshuar shume, gjithashtu nje barriere e madhe jane prinderit e tyre te cilet i shtyjne te ndjekin nje karriere per te cilen tashme nuk ka treg ose qe ata vete nuk kane asnje dhunti.

Pra problemi kryesor i te rinjeve eshte mentaliteti i vjeter qe kane marre ne Universitet apo qe vazhdojne te marrin nga prinderit. Ky mentalitet e ben te pamundur qe ata te behen sipermarres.

Startimi i nje biznesi eshte nje pervoje qe te ndryshon rrenjesisht jeten dhe rrjedhimisht kerkon ndryshim ne perspektive dhe mentalitet.

Biznesi kerkon nje impenjim te madh dhe transformim rrenjesor personal, fillimisht duhet te jesh i gatshem te dalesh nga ajo qe quhet zona e komfortit apo ajo hapësirë e sigurte ku i gjithe aktiviteti yt i perditshem ndjek një rutinë me stres dhe risk te ulet.

Gjithshtu nje tjeter pengese ne zhvillimin e biznesit te tyre eshte ambienti tregtar me nje informalitet shume te larte. Shumica e marredhenieve juridike nuk formalizohen aspak ne nje kontrate apo marreveshje te shkruar, bizneset nuk perdorin mjetet e planifikimit ligjor dhe fiskal por cdo gje behet ne menyre mjaft te improvizuar dhe amatoriale.

Kjo ben gje shume marredhenie qofte me ortaket, me punonjesit me furnitoret ose dhe me klientet te kthehet ne nje ferr te vertet nga ana manaxheriale dhe sjelle shume pasoja negative te cilat mund te ishin evituar lehte.

 -Jeni cilësuar si avokati i Vipa-ve apo avokati që punon me kategorinë e njerëzve mëme influencë në vend, si do të ishte për ju të punonit me një kategori njerëzish më të thjesht?

Eshte e vertete se shumica e klienteve qe une ndjek jane kompani te medha te huaja dhe shqiptare apo personalitete te botes se spektaklit e biznesmen te sukseshem te cilet i drejtohen Fare Impresa per konsulence kur kane projekte te rendesishme investimi.

Te kesh kliente te famshem eshte nje privilegj i madh per mua, dhe termi Avokati i Vipave  ne fillim ma ka dhene Enrico Luci prezantuesi i LeIene pas nje programi te RaiDue dedikuar nje prej klienteve te mi jeten e tij luksoze ne Tirane dhe investimet e grupit te tij financiar ne te ardhmen.

Ama per mua te gjithe klientet e mi jane te rendesishem dhe i ndjek me te njejtin perkushtim te larteqe meritojne bizneset e sukseshme.

Dua te them se qe ne fillim kam dashur qe zyra jone te fokusohej te ky grup klientele elitare, te cilet e vleresojne shume sherbimin e konsulences dhe natyrisht e paguajne mire, sepse e dine se sa vlere te shtuar ka nje keshille e mire ligjore apo fiskale ne operacionet e medha te investimit.

Por ka qene eksperienca ime, rrejti i madh i kontakteve dhe rekomandimet e klienteve te kenaqur, qe ka bere te mundur qe bizneset e medha te vijne tek ne, e te na kerkojne bashkepunim.

Megjithate une personalisht mundohem qe te ndihmoje te gjithe personat qe bie ne kontakt, puna qe bej nuk eshte thjesht nje “pune” per mua, por eshte edhe pasioni im me i madh. Nuk ka gje qe me ben me te lumtur se te ndihmoje nje person, qofte edhe me nje fjale, me nje ide, duke i sugjeruar nje liber apo duke e vene ne kontakt me dike nga rrjeti im ose ka shume raste edhe me konsulence falas. Ka shume njerez qe me falenderojne perdite per ndihmen qe u kam dhene, duke folur mire per mua e duke me rekomanduar te sipermarres te tjere.

Mendoj se e mira qe ben gjen nje rruge e te kthehet gjithmone, dhe per mua eshte nje kenaqesi e madhe te ndihmoj njerezit e thjeshte, filozofia ime ka qene gjithmone jep me shume se sa merr.

Kjo nuk do te thote qe bashkepunojme me te gjithe perkundrazi kemi disa kritere strikte me te cilat i perzgjedhim klientet tane: ne radhe te pare serioziteti dhe besushmeria dhe pastaj sa jane te gatshem per te zbatuar me perpikemeri keshillat tona profesionale.

-Cila është puna e një avokati biznesi në përditshmëri?

Ne radhe te pare avokati i bizenesit eshte nje pune e vecante, ndryshe nga koleget e tjere avokati i biznesit fokusohet te mbarevajtia e nje projekti investimidhe elimimini i te gjitha pengesave ligjore a fiskale qe mund ta pengojne realizimin e projektit.

Kompanite e medha ne shumicen e rasteve na drejtohen perpara se te filloje investimi dhe ne u vendosim ne dispozicion nje skuader me avokate, eksperte fiskal dhe konsulente biznesi te cilet punojne ne grup per te arritur objektiv te perbashket realizimin me sukses dhe ne kohe te investimit te klientit.

Eshte nje shprehje e Benjamin Franklin I cili thoshte se nese ke gjashte ore per te prere nje peme atehere pese ore duhet ti kalosh duke mprehur sepaten dhe nje ore duke prere pemen.

Nje analogji per te thene qe planifikimi ligjor, fiskal dhe administrues eshte celesi i suksesit i cdo projekti investimi. Planifikimi te lejon te parashikosh problematikat perpara se te ndodhin dhe te marresh te gjitha masat e duhura qe mos te ndodhin, ose qe te perballosh problematik sapo ajo lind.

Pjesa e dyte eshte monitorimi ligjor dhe fiskal i vazhdueshem i kompanise,informimi i stafit te saj me opinione ligjore dhe perfaqesimi i saj ne te gjitha marredheniet me istitucionet, klientet apo furnitoret, per te cilat ka nevoje per nje mbeshtetje profesionale.

Pjesa e trete ka te beje me lobimin e interesave te kompanise me krijimin e mundesive te bashkepunimit me partnere te tjere kombetare, nderkombetare ose me vete qeverine shqiptare.

 -Me kë institucion shtetëror apo ndërkombëtar bashkëpunoni?

Jemi me shume fat qe qeveria shqiptare ka krijuar nje Ministri si ajo e Sipermarrjes e cila po punon shume qe te mbeshtes sipermarrjet vendase dhe te huaja.

Gjithshtu Fare Impresa ben pjese te asambleja e Confindustria Albania e cila eshte shoqata e rendesishme e sipermarresve italian ne shqiperi.

Por jemi ne bordin drejtues te shume shoqatave te tjera te sipermarreseve nga te cilat mund te permend Albanian Outsourcing Association, Albanian Chefs and Cooks etj

Gjithashtu marrim pjese me kenaqesi ne eventet e organizuara nga Ambasadat e huaja ne shqiperi, nga OJF dhe OJQ te ndryshme qe operojne ne vendin tone.

-Jeni cilësuar si’truri terheqes’i biznesevete huaja e veçanërisht ato Italiane, çfarë do të thotë për ju të punuarit me sipërmarrësit e huaj?

Te punosh me sipermarrjet e huaja eshte nje eksperience shume e vyer dhe unike. Jo vetem shikon fillimin e nje projekti sipermarrje te marri forme por edhe te jepet mundesia qe me aftesite e tua te kesh nje konribut ne suksesin e saj.

Shumica e sipermarresve te huaj me te cilet punoj e kane vertet pasion punen e tyre dhe kjo energji dhe pozitivitet eshte shume ngjitese, dhe te perfshin.

Per te mos folur per shkembimin e eksperiencave qe e pasurojne bagazhin tend profesional dhe kultor por edhe te ndihmon shume per zhvillimin e nje mendesie prej sipermarresi nderkombetar.

Ne te njejten kohe me ben te ndihem edhe shume krenar per kompanine time e cila eshte nje promotore shume e madhe e shqiperise jashte vendit.

Mendoj seriozisht se shqiperia mund te jete nje silikon valley I vogel i ballkanit, sidomos per ata te rinj millienals qe e zgjedhin si baze logjistike per sipermarrjet e tyre dixhitale, dhe per ato kompani softwaresh qe e kane tatimin 5% ne shqiperi.

Mjafton te vazhdojme ta rrisim imazhin e shqiperise si nje vend me potencial te jashtezakonshem per startupet dixhitale.

-Si qëndron raporti investim-fitim tek sipërmarrësit e huaj që zhvendosen në Tiranë?

Ka dy lloje sipermarrjesh te nhuaja qe investojne ne shqiperi ato qe e perdorin svendin tone si nje menyre te mire per te ulur kostot e nje bizensi dhe ato te cilat jane te interesuara per tregun lokal.

Per shembull kompanite italiane kane nje nivel taksimi qe kalon 60%-70% te fitimit, pra me kete nivel taksimi keto kompani te cilat ne shqiperi paguajne maksimumi 15% kemi te bejme me nje ritje te konsiderusheme te marzhit te fitimit.

Per sa i takon kategorise se dyte te kompanive ndonese voliumi i biznesit mund te mos jete i madh per shkak se ne jemi pergjithesisht nje treg i vogel ato e perdorin shqiperine si nje baze logjistike per te pushtuar edhe tregjet e vendeve perreth qe ane vertet afer, si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia etj, te cilat jane vetem dy ore udhetim larg.

Te dyja perfitojne ne menyre te padiskutueshme nga kostot e ulta te materialeve te sherbimeve dhe punes ne Shqiperi, relativisht me vendet e tyre.

Nje fenomen per te cilin flas shpesh me klientet e mi eshte ai i Oqenanit te Kuq dhe Oqeanit Blu.

Zakonisht tregjet e vendeve nga te cilat vijne kompanite e huaja jane vende te cilat kane nje treg Oqean i Kuq ku jashtezakonisht shume konkurrence dhe eshte shume e veshtire mbijetesa.

Ndryshe nga Tregjet Oqean Blu si Shqiperia ne te cilin ka shume pak ose aspak konkurrence dhe eshte shume e lehte te hysh dhe te zesh nje pozite dominante.

Levizja nga nje Oqean i Kuq ne nje treg Oqean Blu eshte nje zgjedhje e zgjuar strategjike e cila u jep ketyre kompanive patjer nje avantazh te larte.

Mendoni se ivenstitorët e huaj kanë impakt në sensibilizimine sigurisë së qytetarëveshqiptarë  përtë nisur një biznes në vendin e tyre?

Sot, për fat të keq, jetojmë në një shoqëri që te shtyn të braktisesh ëndrrat e tua, qe te shtyn te besh nje jete qe nuk te perket vetëm për ta bërë dikë tjetër të lumtur. Kjo është arsyeja pse 5 vjet më parë vendosa të hap Fare Impresa, vendosa te hiqja dore nga karriera ime brenda sistemit gjyqesor si Keshilltar Ligjor prane Gjykates se Apelit Tirane dhe te ndiqja talentin dhe pasionin tim si avokat bizensi, keshtu duke impenjuar ditë per dite, për 5 vite të gjata arrita ta ralizoj ëndrrën time.

Për mua suksesi nuk është rastësi! Suksesi kerkon te dalesh nga nga zona jote e komfortit, është te besh nje punë te vështirë dhe shumë sakrifica! Per te arritur suksesin duhet te kaloni shume pengesa dhe te mos humbni asnjehere pasionin per ate qe po beni. Por suksesi është edhe kënaqësi e madhe eshte te gezosh frytet e punes tende.

Sot ne jetojmë në një botë të globalizuar dhe shumica e sipërmarrësve në botën e StartUp-ve janë Millieanials të rinj, aftësia e tyre për të inovuar varet shumë nga udhëtimi dhe njohja e ideve të reja dhe shkëmbimi i njohurive me sipermarres te tjere te huaj.

Për më tepër, duke bërë hyre ne kontakt me sipermarresit e huaj te rinjte tane marrin njohuri te vyera qe do i ndohmojne për të krijuar produkte apo sherbime të menduara për një treg ndërkombëtar.

-Kohët e fundit keni qënë ndërlidhësi për të sjell komikun e famshëm Pugliese Emanuele De Nicolò, aktorin e serialit “Benvenuti Al Centro” që do të transmetohet në Top Channel, DigitAlb, çfarë ka si subjekt ky serial?

Manuel eshte nje nder aktorete komedise Italiane me te dashur per publikun italian, ai si shume personazhe te famshem te tjere te showbiz-it Italian me kontaktoi nepermjet agjentitte tij per te ndermjetesuar kontratat e shitjes se te drejtave tetrasmetimit telviziv te Serialit “Benvenuti Al Centro”  prane DigitAlb.

Seriali me 20 puntanta eshte nje SitCom shume e vecante sepse flet per jeten e disa personazheve rreth nje qendre tregtare, ai eshte nje serial komik i bukur dhe qe te perfshin, qe te ben per te qeshur por edhe te reflektosh.

Fjala Qender te titulli do te thote qender tregtare, qe eshte mbreteria e konsumizmit, behet teatri i nje situate vertet shume komike, fale protagonistit Manuel, i cili e mberthen publikun me situatat dhe mimikat e tij.

Manuel ka plane te tjera per Shqiperine ai eshte i mahnitur nga njerezit e mikpritja e publikut shqiptare dhe ka disa projekte qe lidhen me produksione te reja kinematografike ne Shqiperi, per te cilat nuk mund tju flas ende.

Cili eshte misioni i studios suaj Fare Impresa?

Fare Impresa lind para se gjithash si nje manifest perkatesie te nje elite profesionistesh qe kane studiuar jashte vendit dhe qe promovon perhapjen e kultures italiane te sipermarrjes ne Shqiperi.

Faktori kryesor qe ka percaktuar suksesin e Fare Impresa eshte padyshim misioni yne si dhe vlerat ne te cilat besojme.

Ne besojme se cdokush gezon te drejten  te kerkoje lumturine, ky eshte parimi i formuluar nga Thomas Jefferson dhe Benjamin Franklin ne Kushtetuten e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe perfaqeson me se miri besimin e jashtezakonshem tek puna si mjeti i vetem per nje te ardhme me te mire.

Kjo eshte arsyeja pse ne punen tone ja dedikojme sipermarresve italiane e te huaj kudo qe ndodhen neper bote, ja dedikojme cdokujt qe investon te idete e tij dhe qe nuk dorrezohet kurre.

Ky eshte misioni yne dhe lidhet drejteperdrejte me identitetin e brendshem te Fare Impresa dhe jane keto vlerat per te cilat lufton kompania jone.

– Studimet në Itali, njohja mirë e kulturës Italiane, qëndrimi për një kohë të gjatë ne Europë, si është raporti juaj me Artin në përgjithësi?

Une jam diplomuar si Doktor ne Jurisprudence me nje diplome Magistrale ne Universitetin e Parmes ne Itali, pas studimeve u ktheva ne Shqiperi ku per nje kohe te gjate punova si Avokat ne nje studio te Rendesishme te Kryeqytetit e me vone si Keshilltar Ligjor prane Gjykates se Apelit Tirane, dhe ne fund themelova Studion Ligjore dhe Fiskale Fare Impresa ne partnership me B.Acc. M.Sc. Donilda Shurbi.

Edhe para se te studioja ne Itali kam qene shume afer me kulturen Italiane, per shkak te pasionit qe kam per artin, por edhe gjate Studimeve kam frekuentuar shume artiste, shkrimtare e piktore Italian.

Pasi u ktheva nga Italia pasioni im per artin nuk u zbeh perkundrazi mund te them se kam nje koleksion te admirueshem me piktura e skulptura te artisteve figurativ shqiptare, te cilat i ekzpozoj here pas here edhe ne evente dedikuar autoreve.

Cilat janë shijet tuaja për filmat, çfarë lloj filmash keni të preferuar?

Me pelqejne shume filmat, i shikoj te gjitha zhanrat por disa nga regjizoret e mij te preferuar jane Quentin Tarantino, Sergio Leone, Bernardo Bertoluci.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Burrë shteti, apo burrë gruaje?

Next Post

U paralizua që katër vjeçe!

Advertisement