Belajdi Pusi është një ndër sulmuesit e Vllaznisë që me kënaqësi pranoi të bëhej i ftuari i ‘’Gazetës Intervista’’ dhe të fliste për gjendjen aktualte të Vllaznisë, të rinjtë që aspirojnë futbollin dhe veten e tij si një talent i ri i afirmuar i sapo dal nga akademia Vllaznisë. Belajdi duket se e di mirë se ku do të shkojë dhe është me këmbë në tokë përsa i përket aktualitetit sportiv por dhe ato çka dëshiron të kontribuojë për skuadrën e qytetit të tij. Për më shumë mund të lexoni intervistën e tij. Lexim të këndshëm.

 

– Përshëndetje Belajdi, jeni një ndër futbollistët e suksesshëm të Vllaznisë deri tani. Si ka qënë rrugëtimi juaj deri këtu ku jeni?

– Përshëndetje Intervista ! Tani që e mendoj gjithë këtë rrugë që kam bërë deri këtu ku jam më duket shumë e veshtirë , por pasioni dhe ënderra që kam për tu bërë dikushi në jetë kalon çdo kufi dhe çdo vështirësi që del përpara. Do shqetësohesha po të ishte gjithçka e lehtë pasi nuk do isha dhe vetë i fortë.

– Si lindi pasioni yt për sportin?

-Në fakt futbollin e kam si të trashëguar pasi edhe babai im është një trajnier futbolli me moshat e vogla. Ai zbuloi se kisha ‘brumë’ për këtë punë dhe punoi me mua për të arritur këtu ku jam sot.

– Shkodra duket se është në ‘’Top Listë’’ për prurjet e futbollistëve të rinj që dalin nga ky qytet, si e komentoni ju këtë gjë?

-Shkodra në Shqipëri është si një “Brazil i vogël” që vetëm nxjerr futbollista të talentuar . Në Shkodër çdo fëmijë ka ëndërr të behët futbollist dhe të gjithë luajnë futboll ,disa nga këto kanë talent dhe Vllaznia i afron tek akademia e saj. Më pas nga aty ato që stërviten fort dhe punojnë ia arrijnë qëllimit.

– Cilat janë pikat tuaja të forta në sport?

-Pika ime më e fortë e imja është besimi në vetvete . Kam edhe disa të tjera por që po ti shpreh nuk do të jenë më të forta .

– Planet tuaja për të ardhmen?

-Tani nuk duhet të mendoj për të ardhmen por të vazhdoj tëjap më të mirën këtu te Vllaznia dhe të fitoj besimin e trajnierit që të mund të aktivizohem së shpejti. Jam shumë kërkues dhe pretendoj dhe sa më shumë gola. Më pas mund të flasim.

– Si duket gjendja e Vllaznisë për momentin?

-Për momentin jemi në një pozicion të vështirë në renditje por mendoj se do të dalim nga kjo situatë sepse ekipi ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje. Këtë e tregojnë edhe rezultatet në ndeshjet e fundit .

– A e shihni të ardhmen brenda apo jashtë vendit?

-Mendoj se duhet te vazhdoj të luaj në Shqipëri deri sa te formohem mirë si lojtar sepse në moshën time po të dalësh jashtë ka shumë mundësi që të dështosh .

– Një moto që ju inspiron?

-Ka shumë moto që më inspirojnë , është vetë e kaluara ime që më inspiron kështu që unë vazhdoj me këmbë në tokë duke shpresuar qiellin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *