Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme.

Bima e xhenxhefilit kërkon një klimë të ngrohtë me temperatura jo më poshtë se 17 gradë celsius. Xhinxheri rritet lehtësisht brenda shtëpisë, pasi si pasojë e ngrohjes temperaturat janë të larta gjatë gjithë kohës.

Mundësitë për të patur sukses në rritjen e kësaj bime janë shumë të mira.

Mbjellja e xhinxherit është e ngjashme me eksperimentet e mbjelljes së patates në shtëpi kur secili nga ne ka qenë në shkollë.

Si të mbillni xhinxher në kushtet e shtëpisë

Blini xhinxher dhe vendoseni në një vend të errët në shtëpi derisa të krijojë sytha në ekstremitetet e zhardhokut. Priteni zgjatimin së bashku me sythët dhe vendoseni në një enë me ujë për një natë.

Të nesërmen mbilleni në një vazo të gjerë jo më të vogël se 30 cm në diametër pasi rrënjët kërkojnë hapësirë. Ujiteni me kujdes dhe sigurohuni që vazoja të qëndrojë në një vend me dritë, por larg saj në hije të ndriçimit dhe me temperatura të ngrohta.

Një vend shumë i mirë është dhoma e ndenjes, pasi zakonisht është ai mjedis që ngrohet në mënyrë konstante në shtëpi.

Pas disa javësh duke e ujitur nga pak përditë, do të shikoni kërcejtë e parë që ngrihen dukshëm në sipërfaqen e dheut. Xhenxhefili kërkon deri 10 muaj që të rritet i plotë.

Por që pas 3-4 muajve të parë pas mbjelljes, ju mund të rrëmoni në tokë dhe të prisni me thikë zgjatime nga rrënja për përdorim.

Më pas zhyteni prapë rrënjën e mbetur në dheun e vazos. Kështu do të përfitoni një bimë me efekte të mrekullueshme për shëndetin tuaj.

Xhinxher mund të merret i gatshëm për mbjellje nga qendrat e shitjes së luleve apo si farë nga kompanitë që tregtojnë farëra.

Ama me procesin e mësipërm do të jeni më krenarë që keni realizuar një mbjellje të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *