Është i ri në muzikë por bashkëpunon me një nga emrat më të njohur të këngës shqiptare. Anesti Cenko organist i talentuar, prej disa kohës bashkëpunon me Genën, këngëtarin që shkund skenat shqiptare. Anesti në këtë intervistë na tregon si është të punosh me Genën por edhe synimet dhe projektet e tij për të ardhmen.

 

-Anesti, emri yt nuk është pak i njohur në muzikën shqiptare sidomos në atë popullore, por dy fjalë do ti donim ne dhe lexuesit për veten…!

-Unë kam filluar të studioj piano në moshën 7 vjeçare.Prindërit e mi shikonin që kisha dëshirë të merresha me muzikë dhe më regjistruan për piano.Shkollën e mesme e kam mbaruar në qytetin e Vlorës…Gjatë kësaj periudhe kam qenë i angazhuar në jetën artistike në organizimet që behëshin midis dy shkollave konkurente…

-Ti je diplomuar për …

-Jam diplomuar për kompozim në Akademinë e Arteve të bukura Tiranë.Këto kanë qenë edhe vitet e formimit tim.Kam pasur dëshirë të njihja proçesin krijues sepse shpesh kur merrja partiturat që luaja, me tërhiqte mënyra e krijimit.Prandaj edhe kërkoja diçka të re që vendosa të marr një displinë tjetër.

-Pse zgjodhe pikërisht organon për të performuar?

-Zgjodha tastierën si instrument sepse më jepte më shumë mundësi në performimin e asaj që unë kërkoja të bëja…Duke qenë se piano është instrument klasik është pak vështirë të integrohet në shumë stile muzikore,prandaj isha më afër elektronikës. Përveçse të jep edhe mundësi të reja në eksperimentim edhe në arranzhimin e produktit që ti prezanton.

-Ndërkohë ti bashkëpunon me një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Genën. Si është të punosh me Genën?

-Të punosh me Genën është gjithmonë kënaqësi në  radhë të parë për qetësinë që ai ka në punë.Përveç kësaj takohemi edhe në pika të përbashkëta edhe kjo është shumë pozitive për punën.Kimia në muzikë është shumë e rëndësishme,mënyra se si instrumentisti  konportohet me këngëtarin ,dhe kjo është diçka që nuk mund të behët me sforçë..për fatin tonë të mirë ne kuptohemi mjaft mirë…

– Gena më duket strikt në punë dhe kërkon maksimumin apo jo? Çilat janë disa nga momentet tuaja të punës?

– Sigurisht që kërkon maksimumin që çdo gjë të bëhet mirë në funksion të punës,dhe është mjaft korrekt në punë.Ai gjith kohës është i predispozuar për punën…Nuk neglizhon aspak tek kjo pjesë.Disa nga momentet e punës tonë,fillimisht merremi duke përzgjedhur materialet e reja,trendet e fundit që janë me finksion të punës edhe pasurimi i repertorit.Pastaj merremi me arranxhim ,pra me pjesën e realizimit në tastierë që ta sjellim sa më afer publikut!

– Keni ndonjë bashkëpunim në plan me Genën?

-Sigurisht që po. Ne jemi duke u marrë me disa projekte me Genën. Gjithmonë jemi duke menduar se çfare duhet të sjellim në treg ose çfarë i mungon publikut.Nuk dua të zbuloj asgjë përpara kohe por së shpejti do të kemi diçka të re.

– Ti ke qenë pjesë edhe i spektakleve televizive si “E diela shqiptare” dhe “C’est la vie”, kanë qenë eksperiença të bukura për ty? Çfarë ke marrë ti nga ato?

-Të qenurit pjesë e një formati televiziv si :”E diela shqiptare” apo”C’est la vie”,kanë qenë eksperienca pa dyshim të bukura. Njihesh me këngëtarë të rinj dhe takon shumë  muzikantë të mirë.Do të thoja që ato kanë qenë  një shkollë e dytë për mua,sepse përballesh me një terren pothuajse të ri siç është media.Kanë pasur momentet e veta të lodhjes por sadisfaksioni ka qenë shumë i madhë në çdo aspekt.

– Cili zhanër është më i kërkuar nga dashamirësit e tu kur luan muzikë live?

– Përsa i përket tendencave muzikore duke marrë shkas nga ambjentet që ne performojmë edhe duke marrë shkas që jemi të rrethuar nga Ballkani, njerëzit pëlqejnë kryesisht muzikën ritmike(reggaeton) e gershetuar me motive orientale,greke,turke. Kryesisht muzika ritmike mbizotëron.Por ,edhe muzikën tradicionale e mirëpresin më kënaqësi edhe e këndojnë njëkohësisht.

– Ku qëndron e bukura dhe e vështira e të punuarit “live” për orë të tëra?

– Bukuria e live,unë mendoj se është vet live- në vetvete ,muzika,ambienti,atmosfera,gjallëria e njerëzve,skena janë shumë konponent që e bëjnë të bukur.Vështirësi do të thoja qëndron në pjesë kur ke disa angazhime brenda natës edhe ti duhet të fluturosh nga njëra-te tjetra.Gjatë gjithës viteve që merrem.me muzike nuk e kam konsideruar si punë sepse me momentin që ti hipën në skenë aty ka tjetër emocion dhe gjithçka kthehet në kënaqësi,adrenalinë,emocion i bukur. Ndoshta për këngëtarin është pak e lodhshme kur udhëton nga puna në punë sepse zëri kërkon qetësi edhe stabilitet,por ndonjëher situatat e punës nuk ta krijojnë këtë komoditet.

-Çfarë ke pasion tjetër të veçantë?

– Baterinë e kam pasion të hershëm edhe nga ato pasione që nuk shuhen kurrë.Ai është instrument që ka shumë adrenalinë për më tepër që ritmi është bazë e rëndësishme në muzikë.Ndonjëherë  mendoj që do ishte më mirë të kisha zgjedhur baterinë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *