Duket se përmbytje, ura të rrëzuara, fryrje lumenjsh etj. këto janë vetëm disa nga pasojat që është përballur vendi ynë gjatë këtyre 2 ditëve. Ministria përkatëse ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe të gjithë janë në terren por si parashikohet moti në vazhdim pasi të gjithë i druhen përkeqësimit të situatës.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.
————————————————————–
Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në mbrëmjen e sotme (e diel, dt.04) do të ulet rreziku nga përmbytja e lumenjve. Parashikohet që prurjet e lumit Vjosa, do të jenë kritike përgjatë ditës së sotme dhe do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm në ditën e nesërme (e hënë, dt.05).
Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve. Për këtë arsye është vendosur shenja përkatëse në tabelë .
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO :
——————————————
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.04) priten reshje, por lokale dhe të dobëta, ndërsa nesër (e hënë, dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 13
në vendet e ulëta: 2 / 13
në vendet malore: -6 / 7 °C.

ERA: sot (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Informacioni më sipër është marr nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dhe është tepër i saktë dhe profesional.

Arlis ALIKAJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *