Udhëkryqi
Si të shpëtoj nga ky njeri?
Jam 30 vjeçe, e martuar e me 3 fëmijë, burrin e kam pijanec, zakonisht nuk punon. Kur punon, pi dhe ha për vete nëpër lokale. Na torturon të gjithëve, mua më bie me çfarë të ketë në dorë, më është mërzit jeta me të, nuk po mundem ta duroj më. Kam frikë ta denoncoj, sepse deri kur të zgjidhë policia çështjen ai më vret fare ashtu siç kanë vrarë gjithë femrat deri tani. Fëmijët s’kanë çfarë të hanë. I kam të vegjël dhe s’i lë dot vetëm. Familja e burrit është shumë e keqe, m’i rrahin fëmijët sa herë u vjen rasti. Ju lutem, më ndihmoni, më thoni si të shpëtoj nga ky njeri, ju lutem të gjithëve? Si të veproj?
-Kërko mbështetjen e familjes tënde. Shko në polici e mos lejo njeri të të prekë me dorë fëmijët e tu. Mos ki frikë të shkosh në polici. Tek e fundit, nuk ke asgjë për të humbur. Sonila
– Për mendimin tim, merr një fotoksinë dhe hidhja ta hajë se nuk ke zgjidhje tjetër, më vjen shumë keq. Xhevo
– Në qoftë se nuk ta zgjidh policia, dil jashtë shtëpie me fëmijët, mbylli brenda burrin me njerëzit e vet dhe vëri flakën, digji si miun. Kejda
– Shko te familja jote me gjithë fëmijët ose bëj letrat e divorcit gati dhe shko në një shtëpi me qira, se nuk shtyhet e gjithë jeta me dhunë. Enisa
– Menjëherë duhet të ankohesh në polici. Nëse s’ke mbështetje në polici, mos e torturo veten më shumë. Eldo
– Bisedo me prindërit, moj vajzë, çfarë është gjithë ky siklet që mban mbi vete? Çdo gjë, sado e vështirë qoftë, e ka një zgjidhje. Fatbardha
– Më vjen shumë keq, ka njerëz që nuk e konceptojnë fjalen familje. Ajo është jeta jonë dhe e gjithë lufta për fëmijët bëhet. Për mendimin tim, duhet të kërkosh ndihmë te qendrat sociale për gratë e papuna ose të dhunuara. Jam e sigurtë se ata do të të ndihmojnë dhe e vetme s’ke çfarë të bësh. Silva.
– Kërko ndihmë nga policia dhe bëje urgjent. Marigleni
– Më vjen shumë keq për ju, por zgjedhja më e mirë është ta denonconi në polici, merr guxim e shko sa më parë. Romina
– E lexova këtë problem dhe më erdhi shumë keq. Unë jam baba vetë, kam 3 goca dhe e ndihmoj gruan në çdo aspekt edhe pse jemi shtresë normale, nuk kemi ndonjë luks të madh por kemi komunikim dhe jetojmë. Familja është e shenjtë mbi të gjitha. Pllumbi
Pyetje të reja
– A ka ndonjë gjë që keni dashur ta thoni me zë të lartë, të bërtisni, të ngrini zërin në familje, në punë apo kudo dhe s’e keni bërë? Përse? Lola.
– Sa vlerë ka për ju patriotizmi? Bashkimi.
– Më mirë të japësh shembullin apo opinionin, cila zë më shumë vend? Dioni.
-Mendoni se sporti është kthyer në një biznes politik tani që ka hyrë në mes edhe politika? Genci
-A duhet të hiqen nga tregu shqiptar monedhat e huaja? Stavros
-Nëse do të ishit të pasur do të kishit bërë…Unë do kisha ikur larg nga këto. Flavja
-Cila është muzika që ju pëlqen të dëgjoni më tepër kur jeni të mërzitur? Mua më pëlqen shumë të dëgjoj balada. Anisa
-A mendoni se kanë bërë mirë që janë vënë taksa dhe biznesit të vogël? Nuk dinë nga cila anë të na hanë. Ilir
-Kohët e fundit martesa po kthehet në një shqetësim për të rinjtë, pse? Më shumë po ndahen se po martohen. Domenika
-Ç’mendim keni për martesën me kombësi të huaj? Mendoni se funksionon më mirë? Megi
-Nuk ka të bëj fare, mjafton njeriu. Elda
-Nuk ka asnjë problem kur në mes është dashuria. Miranda
-Unë nuk e di se se kam provuar. Mondi
-Nuk besoj se do funksiononte sepse nuk kemi të njëjtën traditë. Fatos
-Të huajt janë shumë puntorë dhe nuk besoj se do i pëlqente të martoheshin me shqiptarë që e kanë mendjen tërë ditën nëpër kafene. Mirjan
-Po besoj se do funksiononte se kemi traditat që janë të ndryshme dhe kështu jeta nuk bëhen monotone sepse do shkëmbenim kulturën. Elvira
-Në rast se është një njeri i mirë dhe i kuptueshëm pse jo mos funksiononte. Sidorela
-Martesë është dhe ajo s’ka asgjë të keqe. Elsa
-Nuk jam paargjykues por në rast se funksionon nuk ka pse të ketë gjë të keqe. Olti
-Një mikesha ime është martuar me Italian dhe ndihet shumë e kënaqur nga martesa e saj. Jeta
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!