Përbërësit:

Zog, 1 copë
Qepë të thata, 1-2 kokrra
Salcë domatesh, 1-2 lugë gjelle
Gjalpë, 10 gramë
Miell, 1 lugë gjelle
Prodhime gruri dhe perime për garniturë, sipas dëshirës
Salcë soje, uthull, behare, piper, sipas dëshirës

Përgatitja:
Hiqini zogut lëkurën. Fërkojeni me rigon, kripë e piper të zi dhe vendoseni në tavë. Po kështu, edhe qepën e ndarë më katërsh. Bashkoni salcën e domates, të sojës, uthullën, kripën, beharet, hidhini 200 gramë ujë dhe futeni në furrë. Furra duhet të ketë nxehtësi mesatare. Mbajeni në furrë për 40-45 minuta. Ndërkohë, përgatitni garniturën: Skuqni gjalpin me një spec të kuq e miell dhe kavardiseni. Shtoni ujë, nëse qulli ju del i trashë. Pasi ta nxirrni zogun nga furra, priteni në porcione dhe spërkateni me salcën e përgatitur… Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *