Përshëndetje doktor!  Jam një zotëri 53 vjeç nga Tepelena. Aktualisht sapo kam dalë nga spitali dhe jam shumë i mërzitur pasi mjekët më kanë trajtuar prej një muaji në QSUT dhe më kanë rekomanduar transplantin e zemrës pasi zemra që kam është shumë e zmadhuar dhe me forcë pompuese shumë të ulur ndaj më duhet një zemër e re. Ju lutem më informoni nëse realizohet kjo proçedurë në Shqipëri dhe nëse mund të realizohet me sukses. Faleminderit

 Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750:- Përshëndetje zotëri! Nëse kolegët kanë arritur në përfundimin që duhet realizuar transplanti atëherë të jeni të sigurtë që këtë konkluzion e kanë arritur mbi bazë të një sërë ekzaminimesh dhe udhërrëfyesish. Kjo është një proçedurë rutinë në shumicën e vendeve perëndimore por që fatkeqësisht nuk realizohet në Shqipëri, jo për problemet teknike brenda në sallë sesa për vetë ndjekjen post operatore me medikamente frenuese imuniteti dhe me një ndjekie shumë specifike. Një problem ky në transplantin e zemrës është kompatibiliteti që nënkupton përputhshmërinë e zemrës së dhuruesit me atë të marrësit. Kjo kërkon një sërë ekzaminimesh gjenetike të detajuara ku një rol të rëndësishëm luan sistemi HLA që është një seri genesh përgjegjës për të ashtuquajturin sistemi i flakjes së organit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *