Është e bukur, e ëmbël, e qeshur dhe ajo që ka më shumë rëndësi është e talentuar në atë që di të bëjë më mirë, të këndojë. E kërkuar kudo në Shqipëri dhe jashtë saj, në diskotekat më me emër në Europë e me gjerë, Arinda Gjoni ndihet e bekuar si për arritjet, vlerësimet ashtu edhe për imazhin e saj! Nuk tregon asgjë për statusin sentimental por pohon nga ana tjetër që ajo është një femër karriere!

 

Klajd Heta:- Arinda, të gjeti viti 2018 plot energji dhe dëshirë për të bërë gjëra të bukura në muzikë?

Arinda Gjoni:- Përshëndetje! Patjetër që po. Viti 2018 më gjeti plot me energji të mirë për të realizuar atë çfarë unë dua!

-Ti tregon shumë kujdes me zgjedhjet e tua profesionale. E ke ndjerë suksesin e këtyre zgjedhjeve?

-Sigurisht që e kam ndjerë! Ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit tim, kujdesi që tregoj deri në detaj në projektet e mia!

-A nuk mendon se profesionalizmi është i rëndësishëm në një treg muzikor të çorientuar si ai shqiptar?

-Publiku në përgjithësi, gjithashtu dhe ai shqiptar, e mirëpret gjithmonë të bukurën, origjinalen dhe pse jo profesionalen. Nuk kam dyshime për këtë.

-Cilën quan si arritjen tënde më të madhe deri tani?

-Hapat e mi kanë qenë gradualë dhe të sigurtë. Për mua çdo shkallë që kam ngjitur ka qenë një sukses më vete!

-Të pëlqen më tepër të këndosh “live” apo ndihesh më mirë kur sheh videoklipet e tua në ekran?

-Kur sheh veten në projekt të realizuar me video, sigurisht që puna është e dyfishtë. Gjithashtu që edhe feedback është i dyfishtë! Por emocionin dhe ndjesinë që mua më jep e kënduara “live”, s’do ta ndërroja me asgjë në botë! Dua të këndoj gjithë jetën vetëm “live”.E dua shumë këtë emocion!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *