“O sa mirë me ken shkodran” është kënga më e re e këngëtarit Indrit Mlika. Këngëtari e ka ndjerë si detyrim moral ndaj vendlindjes së tij, për t’i dhuruar këtë fundvit një këngë dedikuar tërëisht Shkodrës. E shoqëruar me një klip të realizuar me mjeshtëri, Mlika ndihet i vlerësuar nga pritja që i është bërë kësaj kënge.

 

– Indrit, si do që ta nisim këtë intervistë tënde përmbyllëse e 2017-s në gazetë Intervista?

–  Si filim faleminderit juve për mbështetjen që i jepni artistëve në mbarë shqiptarinë , për të promovuar këngët dhe aktivitetet artistike. Gazetën Intervista unë e kam pasur ogur të mirë dhe sukses për promovimin e këngëve të mia. Besoj dhe shpresoj që edhe këtë herë do jetë e tillë. Ka qenë një vit suksesi si në karrierë ashtu edhe në jetën private. Jam bërë baba për herë të dytë, i një djali shumë  të bukur me emrin Troi, edhe Borisi djali im i madh është i mirë po këta të vegjëlit mbahen më me hatër.(Buzëqesh) Edhe në art, ka qenë një viti i ngjeshur me aktivitete dhe kështu është edhe këtë muaj që po mbyllim 2017-n.

-Ti sapo ke realizuar edhe një këngë me titull “ O sa mire me ken shkodran”, kaq mirë është me qenë shkodran?

– E kam pasur të domosdoshme që të realizoja një kënë për shkodrën sespe shumë vite karrierë asnjëherë nuk kam bërë një kompozim tërëissht për vendin ku linda dhe u rrita, ku mora mbështetjen e parë nga artistët shkodranë që në teatrin “Migjeni” dhe besoj ia kisha borxh. Është aq mirë me ken shkodran sa me ken shkodran tana i ban. (Qesh)  Është qytet që ka dhënë shumë në art, sport, kulturë dhe duhen nxjerrë në pah vlerat që ka.

–  Çfarë pret nga publiku yt me sjelljen e këngës së re?

– Është këngë që është punuar me kujdes teksti nga Ramazan Çeka, kompozitori Zaim Merkulaj ka dhënë maksimumin në këtë këngë. Publiku vendos për pritjen, rëndësi ka që unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi bërë maksimumin dhe tani është në dorën e publikut vlerësimi.

-Aktualisht je në një turne në SHBA, si po të shkojnë koncertet atje?

– Në fakt unë kam vite që e bëj këtë turne në Angli dhe Amerikë në këtë periudhë festash dhe krishtlindjesh. Mundohem të bëj maksimumin që publiku të kënaqet dhe të ndihet mirë. Deri për ndërrimin e viteve bësoj se do arrijmë t’i japim publikut shqiptar në SHBA kënaqësinë e muzikës shqiptare.

-Vitin e Ri besoj do e festosh atje,është e mërzitshme të mos kalosh pothuajse asnjë festë ne familje me kaq angazhime sa ke ti?

– Një vit e kam kaluar me familjen dhe tani që po flas me ju ndihem borxhli ndaj familjes që nuk do jem për festa. E kisha menduar që këtë vit të ri do jem pranë tyre edhe për faktin e ardhjes në jetë të Troit të vogël, por aktivitetet dhe puna që bëjmë na kufizojnë ndonjëherë për disa gjëra.

– E ke menduar se deri kur do këndosh?

– Nuke kam menduar sepse është Zoti që e vendos se deri kur do këndoj. Kam përshtypjen që  kemi akoma rrugë e kilometra për të bërë.(Qesh). Rëndësi ka që këtë rrugë ta bëjmë sukses dhe kjo është e rëndësishme për çdo artist.

– Nëse një ditë do të duhet mos të këndosh më?

– Si i thonë shkodranët, “polic do bahem”(Qesh)

– Çfarë ka përveç Indritit  dhe muzikës?

– Sportin e kam përzemër Unë kam lujt ping-pong në moshë të re kam qenë kampion i të rinjve dhe deri aty shkova sepse u mora me muzikë, por sporti më pëlqen.

– Ke vite që merresh me muzikë. Kush të ka mbështetur ty në fillimet e tua në muzikë?

– Më ka mbështetur familja jashtëzakonisht shumë. Unë vij nga familje muzikantësh, babain e kam muzikant, vëllain e kam pedagog në shkollë muzike. Po ashtu edhe bashkëshortja më mbështet. Pa mbështetjen e familjes nuk ecën dot, që të kesh sukses duhet të kesh gjithmonë familjen  në krahë të djathtë.

– Cila është kënga që personifikon Indrit Mlikën?

-Nuk mund të bëj një dallim. Të gjitha këngët shkodrane dhe jo vetëm janë personifikim i imi. Jam munduar që në çdo koncert të zgjedh këngët shkodrane e ti sjell në mënyrën më të mirë për publikun.

– Do na zbulosh diçka nga planet afatshkurtra?

– Këtë fundjavë jam i ftuar në Michigan dhe fundjava tjetër në Neë York dhe Boston.

– Po ato afatgjata?

– Afatgjata, kam në plan që në janar do vij me një bashkëpunim me një këngëtare që do jetë surprizë për momentin, në mars do vij me një klip tjetër. E kemi seriozisht këtë herë, I jemi future me themel.(Buzëqesh).

– Sigurisht që do takohemi dhe do flasim përsëri, am ba fund duam një premtim nga Indriti një premtim që am bash ama ndaj kujto, publikut, vetes…!

– Një premtim që do mbaj dhe që është kryesori për mua, të jem njeri me zemër të madhe, një njeri që mban njerëzit afër vetes, të jem pozitiv.

-Ke ndonjë peng në jetë?

– Të them të vërtetën, më ka mbetur peng një koncert recital në teatrin “Migjeni”, që kam pasur mundësi ta bëja por angazhimet nuk më kanë lënë mundësi. Gjihsesi, në të ardhmen e kam në plan madje I kam premtuar vetes dhe publikut që do ta bëj një koncert të tillë.

-Të mbeti ndonjë merak nga kjo intervistë?

– Nuk mund të rri pa ju falendëruar ju, gazetën tuaj dhe të gjtihë lexuesit. Faleminderit miqve të mi që i dhanë jetë këngës time më të re, tekstshkruesin Ramazan Ceka, kompozitorin Zaim Mërkulaj, Gëzim Mneri, Artion Qamili, të gjithë pjesëmarrësit në klip. Kam një falendërim të veçantë për mikun tim Gëzim Brahushën i cili realizoi videoklipin dhe  ka bërë një punë kolosale. Gëzuar vitin e ri të gjithëve dhe kalofshi sa më bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *