Është një ndër këngëtaret tona më të suksesshme, që edhe pse jetojnë larg Shqipërisë, nuk resht së sjelli hite dhe muzikën më të mirë në vend. Të gjithë e njohim si motrën e Stines, por kjo nuk e ka penguar dhe as favorizuar suksesin e saj. Gjithmonë me trendet muzikore dhe me klipet që bien në sy, Alida ka ditur të tërheqë vëmendjen e mediave duke u bërë shpeshherë edhe pjesë e faqeve me thashetheme. Është një vajzë e talentuar, e bukur, e qeshur, mjaft simpatike dhe si gjithë vajzat e tjera, dashuron fotot dhe aparatin. ajo sapo ka realizuar një set me fotonë Gjermani posaçërisht për festat e fundvitit, sidomos Krishtlindjet. E veshur me të kuqe dhe me krahë ëngjëlli të bardhë, Alida të krijon përshtypjen dhe të bën të besosh se kaq e bukur sa është më këtë veshje, vetë Santa Claus do ta kishte zili dhe do mbetej pa mend. Alida, duket e magjishme në këtë set dhe ajo vetë na tregon se aktualisht është shumë e angazhuar më koncertet e saj nëpër Europë dhe jo vetëm, por edhe më projektet e reja që do sjellë siç është klipi “Alida in da club” një bashkëpunim me një reper zvicerian, një këngë që është realizuar padyshim nga “stine Records” dhe klip nga Max Production”. Alida, faleminderit për atmosferën festive  që na solle me këto foto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *