Nuk e di pse më djegin dhe më dhembin shumë sytë, pasi mbaroj punën me saldim. Unë jam saldator prej disa vitesh dhe në përgjithësi mbaj syze mbrojtëse kur saldoj, por ka edhe raste kur i harroj dhe nuk i vë. Me çfarë mund të më ndihmoni, ju lutem?

 Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- Situata juaj e djegies dhe e dhimbjes së syve, pas saldimit, lidhet me faktin se sytë tuaj i janë ekspozuar rrezatimit termik. Sëmundja quhet elektophtalmia dhe si ankesa kryesore ka: dhimbje të syve, djegie të syve, frikë ekstreme nga drita (fotofobi), lotim ekstrem, skuqje të syve, shtrëngim të fortë të tyre. Në përgjithësi zgjidhja është përdorimi i collyreve midriatike, si përshembull: Sol. Tropimil çdo 3 orë 1 pikë në të dy sytë (për zgjerimin e bebes së syve dhe çlirimin e kontrakturës së muskujve ciliare).

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *