Përshëndetje jam një vajzë 28 vjeçe jam ulur disa herë në restorantin që ju përshkruan recetat dhe më ka ngelur në mendje një pjatë që ishte më shumë e servirur në tigan, linguini me gaforre e do kisha dëshirë që të më ndihmonit me recetën nëse është e mundur pasi kam dëshirë ta gatuaj edhe vetë në kushtet e shtëpisë. Faleminderit!
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje e dashur! Si fillim do doja t’iu falenderoja që keni vizituar restorantin tonë dhe ju ka ngelur në mendje ajo çfarë ne kemi gatuar. Së dyti me shumë kënaqësi do ju vija në ndihmë për recetën që ju dëshironi ta provoni edhe në kushtet e shtëpisë.
Përbërësit: 2 gaforre rreth 400 g secila
300 g makarona linguine
1 gotë verë të bardhë ose 1 gotë të vogël konjak
3-4 lugë vaj ulliri
4-5 lugë salcë domatesh lëng
2-3 thelpinj hudhra
1 spec djegës i freskët
Një tufë e vogël majdanoz
Kripë
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!