Këtë javë desha të intervistoja liderin e opozitës, zotin Basha. U nisa për te selia e PD-së. Te dera nuk më ndaluan siç bënin herët e tjera dhe kjo më habiti. Pastaj u kujtova që nuk është më Berisha kryetar dhe vazhdova rrugën. Në oborron e selisë nuk kishte kembë njeriu. I thashë sportelistit tek sporteli se dua të takoj zotin Bashadhe ma ktheu përgjumësh: “Po ik, o, shikoje vetë është apo jo në zyrë”. Atë bëra. Trokita njëherë dhe pa u bërë gati të trokisja për së dyti dëgjoj zërin nga brënda që më ftonte të hyja. Shtyva derën dhe para meje u shfaq zoti Basha ulur në karrige me një mal me letra dhe shkresa para. Sa më pa u ngrit në këmbë duke m’u drejtuar: O Kasuaaaa, po ku je more Kaso, ku je? Mendova se më braktise dhe ti si gjithë të tjerët dhe më hodhi duart në qafë. U ulëm dhe filluam të bisedojmë…
Kaso Kosa : -Çfarë i ke gjithë këto letra mbi tavolinë, zoti Basha?
Lulzim Basha : -Letra Kaso, letra. Po dokumentoj vjedhjen e zgjedhjeve dhe do i çoj në Amerikë te Trampi.
-Po pse jo në Bruksel zoti Basha? Aty kanë qëndrën dhe OSBE dhe ODHIR-i që merren me këto punë…
-Po ç’thua o Kaso, aman? I ka blerë dhe ata ky klani Noriegës. Ky ka blerë dhe Lunë, apo s’e ke parë që nuk u ndje fare gjatë zgjedhjeve. Ma kanë pas me të futur të gjithë….
– Zoti Basha, po gjatë takimit që pate me Trampin në Amerikë para zgjedhjeve, për çfarë folët?
-Kush tha se folëm, o Kaso? Bëra gjithë atë rrugë dhe një foto mezi e bëmë. Nuk ishte ashtu si e mendoja o Kaso vëllai se, po ta them troç dhe të mbetet mes nesh. Ai ishte tamam ashtu siç i tha Rama, por mua s’ma mban ta them. Drejt me thënë unë vajta të takoja Sorosin, por se kush e kishte fryrë që këtej dhe nuk më priti.
-Pse keni komunikim edhe me Sorosin zoti Basha? Po ju e akuzoni si…
– Kaso, u bërë kaq vjet gazetar dhe s’ke marrë vesh fare si funksionin politika. Sot, po dëgjove që dikush shan dikë, mos e beso. Ja, a e degjeneroi Rama Trampin në mes të Amerikës? Gjithë bota u mor me deklaratën e tij dhe në fund Trump ma futi mua që e mbështesja.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!